Gjykata pezullon vendimi e komisionit të Mytaher Haskukës për çerdhen e Gylenistëve

Çerdhja Yllka përmes një komunikate ka bërë të ditur se kanë pranuar një aktvendim nga Gjykata Themelore në Prizren për masë mbrojtëse të përkohshme karshi këtij objekti nga Komuna e Prizrenit për mos mbylljen e kësaj çerdhe.

Ky institucion përmes kësaj letre ka thënë se besojnë në drejtësinë në Kosovë dhe në këmbënguljen e tyre.

Ndryshe me datë 20 të këtij muaji zyrtarë komunal nga Komuna e Prizrenit kanë kërkuar mbylljen e menjëhershme të kësaj çerdhe, e cila vepron në kuadër të kolegjit “Mehmet Akif”.

Kërkesa për lirimi i objektit të çerdhes së ‘Mehmet Akif’, ishte bërë me vendim të Mytaher Haskukës

Çerdha “Yllka” ka kërkuar nga Komuna e Prizrenit ëë të zbrapsen nga ky vendim.

Shefja e kabinetit të komunës së Prizrenit nën ëeverisjen e Mytaher Haskukës, Krenare Koçi pati deklaruar për KALLXO.com se Komuna ka kërkuar që ky objekt të lirohet për shkak të mosrespektimit të kontratës dhe lirimin e hapësirës publike dhe se kjo ska të bëjë me gylenistët.

 

https://kallxo.com/komuna-e-prizrenit-nuk-kemi-te-bejme-me-gylenistet/

https://kallxo.com/policia-me-aksion-te-ri-kunder-gylenisteve-ne-kosove/