Safete Tolaj. Foto: Kallxo.com

Gjykata nesër jep vendimin për Safete Tolajn

Shpallja e aktgjykimit ndaj të akuzuarës Safete Tolaj, ish-mbikëqyrëse e Gjykatës së Deçanit, djalit të saj Fisnik Tolaj dhe të akuzuarit tjetër Granit Shehu pritet të bëhet nesër në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Përmes një njoftimi për media, Gjykata Themelore e Ferizajt ka njoftuar se seanca pritet të vazhdoj nesër me 13 korrik 2018-të duke filluar nga ora 14:00.

“Ju njoftojmë se të premten më 13 korrik 2018, duke filluar nga ora 14:00, vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale, kundër të pandehurit F.T. i akuzuar për shkak të veprës penale ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 1 të KPRK-së, veprës penale falsifikimi i dokumenteve nga neni 398 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. Të pandehurës S.T. e akuzuar për shkak të veprës penale keqpërdorim i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprës penale marrja apo asgjësimi i vulave zyrtare ose i shkresave zyrtare nga neni 415 të KPRK-së dhe të pandehuri G.Sh i akuzuar për shkak të veprës penale ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Ferizajt.

Më tej në njoftim bëhet e ditur se seanca e shpalljes së aktgjykimit, është e hapur për publikun.

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar lidhur më këtë rast. Siç dihet ky rast kishte filluar të hetohej pas raportimeve të emisionit “Drejtësia në Kosovë” në janar të vitit 2017-të.

Mito nga Djali i Gjykatëses

Të gjitha shkrimet lidhur me procesin gjyqësor ndaj Safete Tolajt mund t`i gjeni në link: https://kallxo.com/?s=Safete+Tolaj