Remzi Shala | Foto: Drejtësia në Kosovë

Gjykata lëshon urdhër-arrest ndërkombëtar për të kërkuarin e Speciales

Gjykata Themelore në Prizren ka lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar për ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Remzi Shala, i njohur me nofkën e luftës si “Molla e Kuqe”.

Shala kishte munguar në seancën e 9 janarit në Gjykatën Themelore Prizren në gjykimin rreth vrasjes së Haxhi Perteshit në vitin 1998, raporton Kallxo.com.

Mungesa e tij e shtyri trupin gjykues që lëshojë urdhër që Shala të sillet me Polici në gjykatë.

Pasi që fillimisht gjyqtarja kishte lëshuar urdhëresë, për Policinë e Kosovës, që për Remzi Shalën të kërkojnë informacione shtesë për vendndodhjen e tij, Policia nuk kishte arritur ta gjente e as të siguronte informacione shtesë për vendndodhjen e tij.

https://kallxo.com/policia-e-kosoves-vihet-ne-kerkim-te-te-ftuarit-nga-gjykata-speciale/

Kallxo.com raporton se Raima Elezi, gjyqtarja e rastit për Remzi Shalën, tashmë ka lëshuar letër-rreshtim vendor dhe letër-rreshtim ndërkombëtar, pasi që nga Policia e ka pasur të pamundur gjetjen e të akuzuarit Shala.

Kodi i procedurës penale thotë se “Letër-rreshtimi mund të urdhërohet kur i pandehuri gjendet në arrati, e kundër të cilit është filluar procedura penale”.

Gjithashtu Letër-rreshtimi ndërkombëtar mund të kërkohet në rastet kur personi i kërkuar nuk gjendet në Kosovë ose ka prova se personi banon jashtë Kosovës.

Kallxo.com në vazhdimësi ka monitoruar seancat gjyqësore të Remzi Shalës dhe ka raportuar vazhdimisht për ftesën nga GJykata Speciale, dhe për arratinë e tij.

https://kallxo.com/deshmitari-fshati-ia-ktheu-plumba-buken-haxhi-perteshit/

Shala në dhjetor kishte pranuar ftesë që më 17 janar të intervistohet në Hagë nga ana e prokurorëve të Gjykatës Speciale në Hagë dhe që nga ajo kohë ka humbur çdo kontakt nga avokati i tij.

https://kallxo.com/nje-tjeter-komandant-i-uck-se-thirret-nga-gjykata-speciale/

Remzi Shala është duke u gjykuar për krime lufte në lidhje me rrëmbimin e vitit 1998 të Haxhi Perteshit nga Duhla e Suharekës, i cili pak ditë më vonë ishte gjetur i vdekur.

https://kallxo.com/remzi-shala-skam-lidhje-rastin-e-haxhi-perteshit/