Gjykata e refuzon padinë e ish-rektorit të Universitetit të Prizrenit

Ramë Vataj, ish rektori i UPZ-së, kishte paditur Universitetin e Prizrenit, përkatësisht Këshillin Drejtues, lidhur me zgjedhjet për rektor që u mbajtën në maj të vitit 2018.

Por padia e tij, është refuzuar nga gjyqtari i rastit Atdhe Berisha,

Ai pretendonte se kundërkandidati i tij, Ismet Temaj, është përzgjedhur në mënyrë të parregullt, pasi nuk kishte anëtarë të mjaftueshëm të Këshillit Drejtues në kohën e votimit, gjyqtari me të njëjtin aktgjykim e ka anuluar edhe vendimin e datës  08  tetor 2018 me të cilin kishte caktuar masën e përkohshme, në të cilën thuhej se “urdhërohet Universitetii të Prizrenit ‘Ukshin Hoti’ të shtyjë ekzekutimin e vendimit të Këshillit Drejtues të datës 30 maj 2018 ”.

 

https://kallxo.com/studentet-prishin-mbledhjen-ku-parashihej-te-zgjidhej-u-d-rektori-i-universitetit-te-prizrenit/

Arsyet kryesor për të cilat gjykata ka refuzuar kërkesë padinë, është fakti që ende pa u përfunduar kjo çështje kontetimore në gjykatë, Këshilli Drejtues i Universiteti, e ka njoftuar gjykatën se e kanë anuluar vendimin me të cilin ishte bërë zgjedhja e rektorit Ismet Temaj.

”Pra pasi që çështja ka ngelur pa objekt sepse me padinë e Ramë Vatajt, është kërkuar pikërisht anulimi i aktvendimit të lartcekur, atëherë me anilimin e vendimit nga vetë këshilli drejtues i Universiteti, pushojnë arsyet për vazhdimin e kontesti, meqenëse unk ka objekt të padisë ”.

Për të njëjtat arsye gjykata ka anuluar aktvendimin me të cilin ka caktuar masën e përkohshme, meqenëse vendimi i cili ishte kontetues nuk ekziston më, andaj edhe masa e përkohshme e vendosur më herët nuk ka efektin e saj.

Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, në mbledhjen e mbajtur në dhjetor të vitit 2018, kishte  zgjedhur për ushtrues detyre të Rektorit Prof. Dr. Ismet Temaj.

Këtë detyrë Temaj do ta ushtroj deri në zgjedhjen e Rektorit. Në këtë mbledhje KD kishte anuluar edhe vendimin e datës 22.05.2018 për zgjedhjen e rektorit, me çka edhe procedura pqë zhvillohej pranë Gjykatës, ka marrë epilog.

 

https://kallxo.com/studentet-e-prizrenit-ne-proteste/