Foto Ilustrim: Vjedhje

Gjykata e Pejës: Burg për 400 euro cigare të vjedhura

Gjykata e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit për vjedhjen në markete dhe restorant.

E.S, me vendimin e kësaj gjykatë do të qëndrojë 30 ditë në paraburgim.

Ai dyshohet se me datë 17 maj 2019,  në bashkëveprim me dy persona të cilët janë në arrati, kanë hapur me forcë derën e një marketi dhe kanë marrë cigare të ndryshme në vlerë prej 400 euro.

Po ashtu në të njëjtën ditë ata dyshohet se kishin hapur me forcë një lokal tjetër dhe kishin marrë biçikleta si dhe vegla pune për bujqësi.

Sipas prokurorisë, të dyshuarit nuk ishin ndalur me kaq, pasi kishin depërtuar edhe në një restorant në të cilin kishin marrë një kuletë me 30 euro dhe disa pije alkoolike.