Trim Gashi pas lirimit | Foto: KALLXO.com

Gjykata e Apelit i Vërteton Pafajësinë Trim Gashit

Trim Gashit, të akuzuarit për sulm ndaj eskortës së Kryeministrit Mustafa i është vërtetuar pafajësia nga Gjykata e Apelit

“Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar ankesën kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 06.04.2016, sipas të cilit i akuzuari Trim  Gashi  është liruar nga akuza”, thuhet në komunikatën e Apelit.

Apeli sqaron se Trim Gashi ishte liruar nga akuzat për dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës në bashkëkryerje dhe në tentativë dhe për Pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrës zyrtare.

Në arsyetimin e vendimit Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimi shkallës se parë nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, ndërsa ka vërtetuar drejt gjendjen faktike.

Trim Gashi u shpall i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë më 11 mars të vitit të kaluar.

http://kallxo.com/pasdite-vendimi-te-akuzuarit-per-sulmin-e-eskortes/

Të njëjtën ditë Gashi tha për KALLXO.com se sa herë Isa Mustafa jepte deklarata, atij i vazhdohej paraburgimi.

http://kallxo.com/deklaratat-e-mustafes-ma-zgjasnin-paraburgimin/

Mbrojtja e Gashit në shtator të vitit të kaluar tha se do të kërkojë kompensim.

http://kallxo.com/liruari-per-sulmin-ndaj-kryeministrit-kompensim/