Gjykata e Apelit vendos në favor të afro 100 punëtorëve të larguar nga puna nga KEDS

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës që kishte vendosur kthimin në punë të punëtorëve të KEDS-it.

Rreth 100 punëtorë të KEDS-it ishin larguar nga puna para më shumë se 2 viteve. Të njëjtit kishin kërkuar të drejtën e tyre përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë duke mos u pajtuar me vendimin për largim nga puna.

Gjykata Themelore në Prishtinë kishte marrë vendim në favor të tyre, mirëpo KEDS e kishte dërguar rastin në Apel.

Mirëpo Gjykata e Apelit javën e kaluar ka nxjerrë aktvendimin që i jep të drejtë Gjykatës së shkallës së parë.

“Gjykata e Apelit vlerëson se Gjykata e shkallës së parë, në bazë të provave të cilat gjinden në shkresat e lëndës, ka dhënë aktvendim të drejtë dhe të bazuar në dispozita konkrete ligjore, i njëjti është i kuptueshëm dhe i qartë, prandaj konkludimin e Gjykatës së shkallës së parë, lidhur me këtë çështje e pranon dhe Gjykata e Apelit”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit të cilin e posedon KALLXO.com.

KEDS e kishte apeluar vendimin e Gjykatës së shkallës së parë me arsye se ka pasur shkelje të dispozitave të procedurës, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.

https://kallxo.com/gjykata-kthen-ne-pune-punetoret-e-keds-it/

https://kallxo.com/gjykata-e-apelit-vendos-ne-favor-te-punetoreve-te-keds/

Punëtorëve të larguar u ishte ndërprerë kontrata e punës në shtator të vitit 2016.

https://kallxo.com/keds-ua-nderpret-kontraten-edhe-95-punetoreve/

www.kallxo.com