Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm zyrtarët e Drejtorisë së Urbanizmit në Gjilan

Valon Shefkiu, ish drejtor i Urbanizmit në Komunën e Gjilanit, Milot Shkodra, ish kryeinspektor,  dhe Bahrije Beqiri, zyrtare e Drejtorisë së Urbanizmit janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Apelit, pas pretendimeve të prokurorisë lidhur me disa shkelje.

Kjo sipas Komunës së Gjilanit që përmes një komunikate ka njoftuar se pas një  ky vendim është marrë pas një procesi të gjatë gjyqësor.

Të njëjtën e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari.

“Apeli e ka vertetuar aktgjykimin lirues të Gjykatës Themelore në Gjilan”, tha ai.

Komuna ka njoftuar se Gjykata e Apelit ka shpallur fajtor inspektorin e ndërtimit, Baki Azemi për marrje ryshfeti, për çka sipas ligjit të shërbimit civil e ka humbur vendin e punës.

KALLXO.com ka raportuar për rastin e ish Drejtorit të urbanizmit në Gjilan.

https://kallxo.com/dy-ish-drejtoret-e-komunes-se-gjilanit-dalin-para-gjyqit/