Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri | Foto: Atdhe Mulla

Gjykata e Apelit Refuzon Ankesën Kundër Lutfi Hazirit

Gjykata Themelore në Gjilan me aktvendim kishte e kishte hedhur poshtë aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës me të cilën e kishte akuzuar Lutfi Hazirin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Prokurori Special pas këtij vendimi të Gjykatës Themelore në Gjilan kishte ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

Sipas komunikatës së Gjykatës së Apelit, kolegji penal i kësaj ka vlerësuar se gjykata e shkallës se parë ka vepruar drejtë kur e ka hedhur poshtë aktakuzën, ngase nga provat e paraqitura në aktakuzë në asnjë rrethanë nuk vërtetohet përtej dyshimit të bazuar, se i pandehuri duke e keqpërdor detyrën zyrtare, ka ndërmarrë veprime konkrete për të përfituar për vete ose të tjerët, apo i ka shkaktuar me qellim dëm dikujt.

Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj Lutfi Hazirit më 30 gusht, ndërsa në të e akuzonte kryetarin e Gjilanit për keqpërdorim detyre.

Aktakuza ndaj Hazirit lidhej me një vendim rreth dhënies me qira të parkingjeve në qytetin që drejton.

Specialja akuzonte Hazirin se më 1 gusht 2014 nënshkroi kontratën për parkingjet me pronarin e kompanisë pronarit të NTP “S.O. BEZI ” F.H., ndërsa më pas sipas aktakuzës ky pronar kishte kërkuar që t’i redukohet kontrata duke ia hequr disa parkingje nga të cilat nuk kishte fitime të mëdha.

Prokuroria akuzonte Hazirin se më 09 tetor 2014, duke mos i respektuar dispozitat e neneve 4 dhe 5 të Ligjit për dhënie në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës (Ligji nr. 04/L – 144), i pandehuri ka nënshkruar aneks kontratën me numër 630 në mes të Komunës së Gjilanit dhe përfaqësuesit – pronarit të NTP “ SO. BEZI” F.H.

Në nëntor të vitit 2015 Gazeta Jeta në Kosovë kishte publikuar hulumtimin në lidhje me kontratën e parkingjeve në të cilin bëhej e ditur se Haziri e kishte favorizuar me të një biznesmen të burgosur.

Prokuroria pretendonte se Haziri i shkaktoi dëm komunës që drejtohej prej tij në vlerën e 168 mijë eurove.

http://kallxo.com/avokati-mirepret-hedhjen-poshte-te-aktakuzes-ndaj-hazirit/

http://kallxo.com/aktakuze-ndaj-lutfi-hazirit-per-parkingjet-e-gjilanit/