Gjykata e Apelit Merr Vendim Lidhur me Rastin Reshtani

Gjykata e Apelit ka aprovuar si të bazuara  ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve Fadil Shala dhe Enver e Artan Kryeziu kundër  aktgjykimit  të Gjykatës Themelore në Prizren të datës 11 shtator 2014, sipas të cilit personat në fjalë ishin shpallur fajtorë, për shkak se si bashkekzekutorë kishin kryer veprën penale vrasje, parashikuar me nenin 146 të Kodit Penal të Kosovës.

Aktgjykimi i kundërshtuar sa u përket  personave tjerë te akuzuar ne këtë rast, është vërtetuar nga ana e kolegjit te Gjykatës se Apelit dhe i mbetet i njëjti

Ngjarja tragjike kishte ndodhur me 02 gusht te vitit  2012, në fshatin Reshtan të Suharekës, ku si pasojë e një rrahjeje masive në mes familjes së Nuhi Kryeziut në njërën anë dhe familjes së vëllait të tij Jonuz Kryeziut dhe dhëndrit Izet Shalës,  kishte mbetur i vdekur Burim Kryeziu.

Gjykata themelore e Prizrenit pas mbajtjes së disa seancave dhe pas dëgjimit të disa dëshmitarëve me 11 shtator 2014 kishte marrë aktgjykim me të cilin njëmbëdhjetë personat e përfshirë n ë rrahje i shpallë fajtorë duke u dhënë dënimin më të lartë prej 15 vjetësh burg Fadil Shalës dhe Enver Kryeziut, ndërsa 13 vjet ia kishte shqiptuar Artan Kryeziut.

Kundër këtij aktgjykimi mbrojtja e të akuzuarve kishte bërë ankesë në Gjykatën e Apelit ne Prishtinë.

Gjykata e Apelit në Prishtinë me 25 shkurt 2015 mbjati seancën e shqyrtimit të këtyre ankesave.

Kjo gjykatë aprovoi si të bazuara  ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve Fadil Shala dhe Enver e Artan Kryeziu, ndërsa refuzoi ankesat e mbrojtjes së avokatëve tjerë.

Pas këtij vendimi të Gjykatës se Apelit për ta kthyer në rigjykim këtë rast sa i përket tre te akuzuarve të lartcekur, KALLXO.com-i e kontaktoi avokatin Ramë Dreshaj, i cili e mbron te akuzuarin Artan Kryeziun.

Dreshaj tha se kthimi në rigjykim i rastit të klientit të tij është vendim i drejtë.