‘Gjurmët’ marrin çelësin e qytetit të Prishtinës

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti i ka dorëzuar çelësin e qytetit të Prishtinës, Rok Grupi ‘Gjurmët”, për kontributin që ky grup ka dhënë për qytetin e Prishtinës.

Dorëzimi i çelësit për grupin, ‘Gjurmët” është bërë sot gjatë konferencës për media që kryetari Ahmeti mbajti së bashku me grupin ‘Gjurmët” në virgjilje të koncertit të sotëm që mbahet në sallën “1 Tetori”në ora 20:30.

Duke dorëzuar çelësin e qyteti për “Gjurmët” Ahemti ka thënë se ndihet i nderuar që si kryetar i Prishtinës arrin që çelësin e qytetit ia dorëzon, siç ka thënë ai, bendit të qyteti pa lumi, një bend i njohur për kultivimin e muzikës së tij qoftë edhe këtyre viteve.

“Nëse ka ndonjë bend që ka bërë më shumë për Prishtinës, apo edhe më gjerë ky është bendi ‘Gjurmët’. Ky çelës u jepet vetëm atyre njerëzve, simbol të qytetit, që e kanë vendosur Prishtinës, jo vetëm në hartën kombëtar. Ky grup e ka përcjellë më së miri storien e Prishtinës”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa Migjen Kelmendi, solist i grupi “Gjurmët” ka pohuar se  nuk është menduar kthimi i “Gjurmëve” në skenë pa një koncerte në Prishtinë.

“Vërtet shkuan në Tiranë sepse ishin do rrethana të tilla dhe menduan se shumë shpej do vijmë në Prishtinë dhe kjo po bëhet në një datë të  madhe. Sot do të keni një rrok koncert që përfaqëson frymë që ne e kemi kultivu në viteve 80-ta, me kënëg që ne i kemi kënduar”, ka thënë Kelmendi, duke shtuar se koncertit të sotëm nuk do t’ i mungojnë edhe surprizat.

Koncerti i sotëm i rok grupit “Gjurmët”, do të mbahet në sallën “1 Tetori” dhe të gjitha biletat tashëm  janë shitur, ndërsa kërkesat kanë qenë shumë të mëdha dhe shume prej dhuruesve të “Gjurmëve” nuk do të mund ta përcjellin koncerti, për mungesë biletash.

Të dy, edhe Ahemti dhe Kelmendi potencuar fakti se Prishtina nuk ka një sallë të madhe, adekuate, për koncerte të tilla.

Koncerti mbahet me moton “Kur kanga dhe dashnia u kthyen në qytet’ duke rikthyer në skenë  grupin “Gjurmët”,  pas më shumë se 30 vjetëve.

Koncertit do t’i bashkohen edhe miqtë e “Gjurmëve”, emra të njohur të skenës muzikore shqiptare, si: Elina Duni, Dren Abazi, Shpat Deta, Edona Vatoci Bojken Lako, Alban Nimani, etj.

Koncerti mbahet në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 20-vjetorit të çlirimit të Prishtinës dhe të gjitha të ardhurat që do të mblidhen nga shitja e biletave do të shkojnë për blerjen e instrumenteve muzikore për nder të 70 vjetorit të shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova“ në Prishtinë.