Gjuriq: Prishtina po dërgon polici në veri për t’i frikësuar votuesit

Shefi i të ashtuquajturës zyrës  për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq ka shkruar sot se Prishtina po planifikon të dërgojë numër të madh të Policisë në veri të vendit për zgejdhejt që do të mbahen neser.

Gjuriq pretendon se dërgimi i Policisë në veri po bëhet për t’i frikësuar njerëzit dhe për t’i larguar nga qendrat e votimit.

“Prishtina, për të frikësuar serbët, planifikon të dërgojë një numër të madh të policëve shqiptarë në qendrat e votimit dhe t’i largojë njerëzit larg votimit. Njerëzit e tanë askush nuk i frikëson dhe jam i bindur se nesër do të tregojnë stil dhe forcë”, ka shkruar Gjuriq në Twitter.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komunë do të mbahen nesër në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zvecan.

Zgjedhjet u shpallën pasi katër kryetarët e komunave dhanë dorëheqje në shenjë pakënaqësie me tarifën 100 për qind për produktet serbe.