Marko Gjuriq - Foto: REL

Gjuriq: Deklarata për pajtimin serb-shqiptar, si të pajtohen tajkunët me terroristët

Shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka komentuar sot dokumentin e paraqitur nga lideri i opozitës serbe në lidhje me pajtimin e popujve shqiptarë dhe serb.

Deklaratën e paraqitur nga Dragan Gjilas, Gjuriq e quajti të papranueshme.

“Deklarata për pajtim të popujve serb dhe shqiptar të cilën e paraqiti Dragan Gjilas nuk paraqet asgjë më shumë se një dokument për pajtim mes tajkunëve dhe terroristëve, pasi që pajtohet plotësisht në çështje të njëjta sikur edhe Prishtina”, shkroi Gjuriq në Tëitter.

Propozimi sipas Partisë së Lirisë dhe Drejtësië ka të bëjë me jetën e përbashkët të popujve dhe jo statusin e Kosovës.

Kujtojmë se Kosova shpalli Pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008 pasi ishte çliruar nga regjimi serb pas luftës së vitit 1999 që përfundoi me mijëra viktima.

Që nga koha e Pavarësisë, mes Kosovës dhe Serbisë është zhvilluar dialog teknik lidhur me çështje praktike.

Viteve të fundit ky dialog është kthyer në politik ku po synohet arritja e një marrëveshjeje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve të të dy vendeve.