Milo Gjukanoviq, presidenti i Malit të Zi

Gjukanoviq kritikon ndërhyrjen e liderëve shqiptarë në zgjedhjet e Tuzit

Milo Gjukanoviq ka bërë të qartë pakënaqësinë e tij në mënyrën se si liderët shqiptarë dhe të Kosovës kontribuuan në humbjen e partisë së tij në zgjedhjet lokale në komunën e re të Tuzit.

Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq ka kritikuar zyrtarët kosovarë dhe shqiptarë për mbështetjen ndaj koalicionit shqiptar që fitoi zgjedhjet lokale të mbajtura në komunën e sapoformuar të Tuzit.

Forumi Shqiptar fitoi gjysmën e vendeve në zgjedhjet e para historike lokale në Tuz, një komunë e re e formuar për të cilën shqiptarët vazhdimisht kanë lobuar.

Gjatë fushatës zgjedhore, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri thirrje për unitet shqiptar në mbështetje të koalicionit shqiptar.

Pasi Partia Demokratike e Socialistëve në pushtet, DPS, doli e dyta në zgjedhje, presidenti bëri të qartë zhgënjimin e tij.

“Gjithmonë përpiqem të mos ndërhyj në proceset politike në vende të tjera. Unë kurrë nuk kam dalë me rekomandime për votuesit malazezë në asnjë vend dhe këtu kemi pasur rekomandime të tilla … që kanë kontribuar në këtë rezultat”, tha Gjukanoviq për transmetuesin publik të mërkurën.

Megjithatë, Gjukanoviq përshëndeti fitoren e Forumit Shqiptar dhe në asnjë mënyrë nuk e kundërshtoi të drejtën e tyre për të drejtuar autoritetin lokal të Tuzit.

“Kemi pasur një proces të rregullt dhe unë përgëzoj koalicionin shqiptar për fitoren e saj dhe besoj se do të mbështesë stabilitetin shumetnik të Malit të Zi”, tha Gjukanoviq duke hedhur poshtë çdo bisedë për kërcënimet potenciale ndaj shtetit malazez.

DPS e Gjukanoviq nuk do të jetë pjesë e bisedimeve për koalicionin në Tuz. Në vend të kësaj, Forumi Shqiptar, i cili ka fituar 16 nga 32 vendet në asamblenë lokale, ka ftuar partitë boshnjake, Partinë Socialdemokrate dhe Demokratike të Malit të Zi për të ndihmuar në arritjen e një shumice të qëndrueshme, tha kreu i koalicionit shqiptar Nik Xheloshaj.

“Ne do të zgjedhim se me kë do të formojmë qeverinë. Ne do të respektojmë vullnetin e atyre forcave politike që duan të bashkëpunojnë … dhe ky do të jetë kushti kryesor për formimin e shumicës qeverisëse në Tuz”, shkroi Xheloshaj në portalin shqiptar Malesia.org.

Zona e Tuzit kufizohet me kryeqytetin, Podgoricën, nga njëra anë dhe shtrihet në kufirin me Shqipërinë nga ana tjetër. Ndryshe njihet si Malësia.

Historikisht, Tuzi kishte statusin komunal, por humbi këtë status në vitin 1957. Statusi i tij i vjetër u rivendos vitin e kaluar.

Mali i Zi është një shtet multietnik dhe është shumë e pazakontë që të mos ketë komunitet dërrmues që përbën mbi gjysmën e popullsisë së saj. Rreth 45 për qind e popullsisë identifikohen si malazezë dhe rreth 29 për qind si serbë. Shqiptarët përbëjnë rreth 5 për qind të popullatës.

Ka pak tension midis shqiptarëve dhe malazezëve dominues. Por ka qenë prej kohësh një kërkesë që Tuzi të bëhet përsëri komunë.

14 Mars 2019 - 22:15

Samir Kajosevic, BIRN 14/03/2019 - 22:15
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend