Gjuhet me ngjyrë e gurë ndërtesa e Qeverisë - Foto: KALLXO.com

Gjuhet me Gurë e Ngjyrë Ndërtesa e Qeverisë - FOTO

Disa pjesëmarrës në marshin protestues në njëvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit kanë hedhur gurë e ngjyrë në drejtim të objektit të Qeverisë së Kosovës.

Si rezultat, në objektin e Qeverisë kanë mbetur njollat me ngjyrë të kuqe.

Ndërkohë që afër rrethojës së ndërtesës së Qeverisë ka pasur shtyrje mes protestuesve dhe policëve që ishin aty për të ruajtur rendin dhe qetësinë.

Fotot mund t’i gjeni më poshtë.

Ndryshe, KALLXO.com transmetoi LIVE marshin protestues të organizuar në njëvjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku po mbahej si i dyshuar për sulmin me mjet shpërthyes kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës natën e 4 gushtit 2016.