Rexhë Gjonbalaj

Gjonbalaj: Shumica e propozimeve për sponsorizime vinin nga kryeshefi i Telekomit

Ish-kryetari i Bordit të Telekomit, Rexhë Gjonbalaj deklaroi sot para Komisionit Hetimor Parlamentar se shumica e propozimeve për sponsorizime kanë qenë nga kryeshefi ekzekutiv.

“Ka pas rregullore për sponsorizime. Vendimet që i ka marr Bordi për donacione ose sponsorizime kanë qenë propozime që kanë ardh prej kryeshefit ose komisioneve. Kërkesat e Bordit për sponsorizime janë shumë të vogla, të tjerat janë ardh nga kryeshefi”, ka deklaruar Gjonbalaj.

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj, ka pyetur ish-kryetarin e bordit të drejtorëve, Rexhë Gjonbalaj, se çfarë qëllimi të komercialit të kompanisë kanë pas sponsorizimet e Telekomit për këngëtar si Sabri Fejzullahu, Adelina Berisha, Labinot Tahiri, Ermal Fejzullahu e të tjerë. Zemaj tutje ka thënë se Gjonbalaj është pjesë e degradimit të PTK-së.

“Konsideroj që pjesë e këtij degradimi jeni ju dhe Bordi, çdo gjë që paraqitet në dokumente, ose jeni naiv që mos me mbrojt interesin e kompanisë ose keni qenë të ndikuar politikisht, që vetëm me marr vendime”, ka thënë Zemaj.

https://kallxo.com/gjonbalaj-jam-duke-u-gjykuar-per-telekomin/

.