Zgjedhjet Lokale 2013 - Gjilan

O moj Kosovë, o bukuroshe…
shumë po djersiten kandidatët duke dhënë premtime boshe.

Qemajl Mustafa, si shumë e ka zgjat,
kryetar komune prej vitit 2007.
Ka ardhur koha në Prishtinë me jetu,
me vazhdu “jetë të qete” e pak me pushu.

E ke Lutfi Hazirin, atë Lut zotëriun,
që premton autostradën në drejtim për Prishtinë,
decentralizimin shumë mirë menaxhoi,
rajonin e Anamoravës shumë keq coptoi.

Më i zëshmi po del Ismajl Kurteshi,
nuk premton mrekulli por alternativa për të ndryshu qytetin.
më pak dreka e darka për pushtetarët,
më shumë investime për qytetarët.

E kandidat Rexha, ai Rexhep Kadriu,
aleancën përforcoi, shpejtë Përlepnicën me Gjilan bashkoi! 
Po tregohet punëtor edhe zemërgjerë,
investime vetanake sjell gjithkund për qytetarë!

O mor Gjilan, Gjilani i ri,
e ke Faton Bislimin një kandidat për fillim të ri,
njeri me vlera dhe intelektual,
më mire do kishte shërbyer si ministër sesa kryetar në Gjilan! 
 
Deri tani, fushata mirë po kalon,
po e presim Hashimin me ardhë me 150-milionë!
Pas shumë vitesh, Mirushën me përfundu,
Dhe kulmet e shtëpive asfalt me i shtru. 

Sikur Partia e Fortë në Gjilan të garonte,
Shtëpi të Bardhë sigurisht do të premtonte.