Vrasjet Theksojnë Të Metat në Mbrojtjen e Dëshmitarëve në Serbi

Dy vrasje të fundit të familjarëve të dëshmitarëve që kanë dëshmuar para Gjykatës Speciale për Krim të Orgnanizuar dhe Krime Lufte në Serbi, kanë hedhur sërish dritë në dëshmtimet e programit të mbrojtjes së dëshmitarëve në Serbi.

Njësia e mbrotjes së dëshmitarëve, WPU, u formua në vitin 2006 në Dhomën e Krimenve të Luftës që për momentin drejtohet nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Dy shkëmbime mafiesh në rrugët e Beogradit në dy javët e shkuara rezultuan në vekjen e dy personave dhe dy shpërthime bombash.

Viktima e parë, Bosko Raicevic, një biznesmen malazez, ishte mik i ngushtë i Andrija Draskovicit, i cili ishte në gjyq për vrasje.

Personi i dytë, i vrarë të martën, Radojica Joskovic ishte familjar i Nebojsa Joksovic, dëshmitar kyc në rastin kundër Darko Saric, trafikant i dyshuar droge i cili është në arrati.

Ai u arrestua në vitin 2010 për dyshime për anëtarësim në rrjetin kriminal të Saricit por bëri një marrëveshje me prokurorinë për t’u bërë dëshmitar në rastin kryesor kundër Saricit.

Foto: Beta

Pas dëshmisë së tij, familja tha se morën kërcënime ndërsa në pronën e tij u hodhën dy herë bomba.

Ekspertët, prokurorët, dhe dëshmitarët vetë thonë se dëshmitarët janë të kompromentuar në lidhje me sigurinë nga mungesën e profesionalizmit të WPU-së.

Ata  nxisin transformimin dhe ndryshim në juridiksionin e Ministrisë së Drejtësisë.

Marina Antonijevic, nga OJQ-ja Qendra e Traumës në Beograd, thotë se është rutinë për kriminelët të vënë në shënjestër familje të dëshmitarëve.

Por ajo tha se i mbetet WPU-së të kujdeset për dëshmitarët dhe familjet e tyre, jo vetëm ndërsa janë në gjykatë por edhe kur largohen dhe vazhdojnë me jetët e tyre.

 “Është vecanërisht shqetësuese [mungesa e mbrojtjes] për krimet të lidhura me krim të organizuar dhe krime lufte, duke patur parasysh ndjeshmërinë dhe shkallën e këtyre krimeve,” tha Antonijevic.

Trajtimi i dëshmitarëve nga WPU është kritikuar shpesh nga një numër institucionesh ndërkombëtare, duke përfshirë OSBE-në, Këshillin e Europës, dhe Parlamentin Europian.

Drejtori i departamentit të OSBE-së për Krime Lufte dhe Krime të Organizuar  në Beograd, Ivan Jovanovic, tha se OSBE-ja është e familjarizuar me problemet me të cilat përballen dëshmitarët, dhe është e shqetësuar se gjyqet do të vuajnë pasojat nëse situata nuk përmisohet.

“Nuk ka problem me mbrojtjen e dëshmitarëve në gjyqe, por k a kur nuk janë më të përfshirë në procesin ligjor, “ tha ai. “Kur largohen nga gjykata, iu mungon mbrojtja” shtoi Jovanovic.

Në rezolutën e fundit për Serbinë, më 28 mars, Parlamenti Europian tha “mungesa serioze në funksionimin e programit të mbrojtjes së dëshmitarëve, në lidhje me rastet e krimeve të luftës rezultoi në një numër dëshmitarësh që u larguan vullnetarisht nga programi pasi ishin shantazhuar sistematikisht.

Raportuesi i Këshillit të Evropës, Jean-Charles Gardetto, tha në një raport në dhjetorin e shkuar se sjellja e padenjë e anëtarëve të WPU-së drejt dëshmitarëve ka rezultuar në ndryshim të dëshmive nga dëshmitarë ose i kanë bërë vendosin të mos dëshmojnë fare.

“Programet e mbrojtjes së dëshmitarëve nuk funksionojnë shumë mire për shkak të konfliktit të mundshëm të interesit kur policia duhet të mbrojë dëshmitarë të cilët po përpiqen t’i dënojnë,” tha ai.

“Komplikime kanë ndodhur kur dëshmitarë “të brendshëm” përpiqen të dëshmojnë, si për shembull dëshmitarë që janë pjesë e policisë,” shtoi ai.

“Dëshmitarë të tillë hezitojnë të dalin dhe të dëshmojnë kundër kolegëve të tyre, vecanërisht kur cdo mbrojtje që mund të ketë vjen nga ata kundër të cilëve po dëshmojnë,” vazhdoi Gardetto.

Kritikët kanë theksuar një mungesë koordinimi dhe bashkëpunimi midis WPU-së, zyrave të prokurorive dhe gjykatës.

Një ish dëshmitar i mbrojtur, Zoran Raskovic, tha se kishte patur shantazhe të hapura nga anëtarë të WPU-së.

Ai tha se anëtarë të WPU-së e kanë quajtur “plehrë” dhe kanë kërcënuar nënën dhe babit të tij.

Raskovic ishte ish anëtar i njësisë së njohur ushtarake të njohur si “Cakallët”, që janë akuzuar për kryerje të krimeve të rënda në Kosovë.

Ai konsiderohej dëshmitar kyc në rastin kundër ish shokëve të tij të cilët janë momentalisht në gjyq.

Pavarësisht ankesave të tij, Raskovic tha se asgjë nuk është bërë për të përmisuar sigurinë e tij.

Bojan Zlatkovic, ish anëtar i policisë i cili mori pjesë në luftimin në luftrat në ish Jugosllavinë, u ankua nga një përvojë e njejtë.

“Programi nuk është për mbrojtje, është program shantazhimi dëshmitarësh,” tha ai.

“Për dy vjetë familja ime dhe unë kemi duruar tortura nga njësia për të më bindur të mos dëshmoja më tej,” tha Zlatkovic.

Ai kishte dëshmuar në vitin 2007 kundër anëtarëve të Skuadrës së 37të të Njësisë së Policisë Speciale të akuzuar për krime lufte në Kosovë në fund të viteve 1990.

Sipas Zlatkovicit, i cili ishte në sistemin e mbrojtes për dy vjetë, gjatë asaj kohe ka marrë rregullisht kërcënime. Që nga ajo përvojë, është ndjerë tepër i pasigurtë në Serbi.

“Do të doja shumë të shkoja diku tjetër. Nuk ka më jetë këtu për mua dhe familjen time,” tha  Zlatkovic.

Natasa Kandic, Drejtoresha e Qendrës të së Drejtës Humanitare, thotë se Prokuroria dhe WPU ndajnë përgjegjësinë për dështimin e skemës së mbrojtjs së dëshmitarëve, duke qenë se një numër i anëtarëvë të WPU-së janë vetë ish kriminelë.

“Mjafton të thuhet se disa anëtaër të njësisë janë ish luftëtar serbë [në luftërat jugosllave], dhe ka tregues seriozë se disa prej tyre kanë kryer krime lufte”, tha Kandic.

Raporti i Gardettos nga Këshilli i Europës në vitin 2011 thoshte gjithashtu se disa anëtarë të WPU-së janë raportuar si ish anëtarë të njësisë speciale të policisë “Beretat e Kuqe”.

Njësia është  mbajtur përgjegjës për vrasje në Bosnjë, Kroaci, dhe Kosovë, si dhe vrasjen e kryeministrit Zoran Djindjic në vitin 2003.

Zyra e Prokurorit për Krime Lufte thotë se nuk duhet fajësuar për problemet e ngritura nga Kandic dhe të tjerët.

“Jemi në dijeni se problemet me mbrojtjen e dëshmitarëeve, por ata më përgjegjës [për zgjidhjen e tyre], janë Njësia e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, duke qenë se ligjit thotë se prokurori nuk mund të ndërhyrë në punën e Njësisë”, tha Bruno Vekaric, zëvëndës prokurori për krime lufte.

“Mund të kujdesemi për dëshmitarët ndërsa janë në gjykatë, por pasi dhe para kësaj janë përgjegjësi e Njësisë,” shtoi Vekaric.

Bruno Vekaric, Zëvëndës Prokurori për Krime Lufte | Foto: Media Centre

Vekaric, si dhe ekspertë të tjerë ligjorë, shohin një zgjidhje për problemet e tanishme në ndryshimin e juridiksionit të WPU-së nga policia tek Ministria e Drejtësisë.

Gardetto, nga Këshilli i Europës, mbështeti gjithashtu thirrjet që WPU-ja ose të transferohet, ose të koordinohet nga Ministria e Drejtësisë.

Idea është që zyra e prokurorit të strukturohet që të sigurojë mbrojtjen e dëshmitarëve që nga fillimi i fazes së hetimit.

Dëshmitarët që kanë patur përvojë të trajtimi të keq në duart e WPU-së besojnë gjithashtu se njësia duhet të lëvizë brenda Ministrisë së Drejtësisë.

“Është e cuditshme që mbartësit kryesorë të procesit, gjyqtarët dhe prokuroria, nuk janë përgjegjës për dëshmitarët, duke qenë se pas dëshmisë, dëshmitarët kalojnë në duart e personave që nuk e dinë se cfarë ata po kalojnë” tha Dejan Demirovic.

Ai dëshmoi në vitin 2006 kundër ish kolegëve të tij nga e ashtuquajtur njësia “Akrepi ”,  e mbajtur përgjegjëse për krime të rënda lufte në Kosovë. 

“Do të ishte shumë më e lehtë sikur e gjithë kjo të ishte në duart e gjykatës,” shtoi Demirovic.