Vrasje Tjetër në Paris Pas Masakrës në Redaksinë e “Charlie Hebdo”

Një person i armatosur vrau një police në Paris, një ditë pasi të dyshuarit myslimanë vranë 12 njerëz në zyrën e një reviste satirike.

Një person i dytë ka pësuar lëndime serioze në një sulm në pjesën jugore të Montrouge në drejtimin nga po mundohej të ikte sulmuesi i polices, raporton BBC-ja.

Ende nuk është e qartë nëse ky incident është i ndërlidhur me masakrën ndaj personelit të revistës “Charlie Hebdo”, e cila e traumatizoi Francën.

Policia bëri disa arrestime gjatë natës duke kërkuar dy të dyshuar emrat e të cilëve ishin të ditur për ta.

Urdhër-arrestet ishin lëshuar për vëllezërit Cherif dhe Said Kouachi, është thënë të kenë qenë ” të rrezikshëm dhe armatosur”. Personi i tretë i dyshuar nga policia është dorëzuar.

Franca ka deklaruar ditë zie kombëtare për viktimat e sulmit  të  “Charlie Hebdo”-s.

Një minutë heshtje do të mbahet në mesditë anembanë vendit si dhe kambanat e katedrales “Notre Dame” do të kumbojnë gjatë ditës.

Marrë nga BBC-ja.