Ilustrim: Trembelat për Kallxo.com

Vazhdojnë të na duan, remitancat e diasporës kalojnë gjysmë miliardë euro në 2018-ën

Dashuria për vendin dhe familjen në Kosovë nga mërgimtarët sa vjen e rritet. Djersa e tyre e derdhur në vendet e Bashkimit Evropian por edhe më gjerë po kthehet në “infuzion ekonomik’ për imunitetin e dobët të vendit.

Për nëntë muajt në Kosovë, dërgesat e mërgimtarëve kaluan gjysmë miliardë euro apo saktësisht mbi 588 milionë euro.

Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve apo mbi 280 milionë euro në Kosovë erdhën përmes agjencive për transferimin e mjeteve që në dërgesën e përgjithshme bëjnë pjesë me 47.6 për qind, përmes kanaleve tjera të dërgimit, në Kosovë erdhën 213 milionë euro me një pjesëmarrje prej 36.2 për qind dhe në një masë më të vogël vetëm rreth 95 milionë euro janë dërguar përmes Bankave me një pjesëmarrje prej 16.1 për qind.

Vlen të përmendet se në muajin shkurt të vitit 2015-të, e IBAN-it (International Bank Accout Number), filloi përdorimi i IBAN-it në Kosovë ku qëllimi kryesorë është të zvogëloj rrezikun e gabimeve në transkriptimin e numrave të llogarive bankare. Gjithashtu IBAN lehtëson pagesat ndërkombëtare në Kosovë duke iu mundësuar bankave të jashtme identifikim më të qartë të saktësisë së llogarive bankare në Kosovë.

Në regjistrin zyrtarë të IBAN, Kosovë bënë pjesë në mesin e vendeve të tjera të botës që përdorin IBAN-in

Sipas të dhënave të BQK-së për nëntë muajt e këtij vitit, vlerë më e lartë mjeteve të dërguara është regjistruar në muajin qershor me 76.2 milionë euro përderisa vlerë më e ulët është evidentohet në muajin shkurt me 53 milionë euro.

Për çdo muaj në Kosovë mesatarisht erdhën 65 milionë euro çdo muaj. Me shifër përafërsisht korrespondon buxheti mbi 60 milionë euro i planifikuar për veteranët për vitin 2019-të.

Në raport me nëntë muajt janar-shtator të vitit të kaluar, remitancat kanë shënuar rritje për 6.1 për qind, shprehur në vlerë i bie që remitancat janë rritur për 34 milionë euro më shumë. Në trend pozitivë remitancat janë edhe në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2016-të kur ato ishin në shumën e 505 milionë eurove.

Kontributi i diasporës sa tri herë buxheti Kosovës

Nga viti 2008 kur edhe Kosova e shpalli pavarësinë e saj deri në vitin 2017-të, diaspora ka dërguar mbi 6 miliardë euro në Kosovë që i bie sa tri herë buxheti i planifikuar i Republikës së Kosovës për vitin 2019.

Nga 6 miliardët e dërguar, përmes bankave të Kosovës erdhën 1.19 miliardë euro,  2.62 miliardë euro erdhën përmes agjencive për transfere dhe 2.28 miliardë euro të tjera përmes kanaleve tjera të dërgimit.

Vlerë më e lartë e mjeteve u regjistrua në vitin 2017-të me 759.2 milionë euro ndërsa në vitin 2011 evidentohet