Tym e mjegull: Qendra ballkanike e një mashtrimi global me cigare

Pretendonte se e kishte ndalur zakonin. Por Mali i Zi është përsëri në qendër të një tregtie globale ilegale të cigareve. Edhe fqinjët e saj ballkanikë rrezikojnë të jenë të lidhur.

Në të nëntëdhjetat, ngarkesat ilegale të cigareve linin portin e Bar-it në Mal të Zi me motoskafë, duke shkuar vrullshëm drejt ngushticës së Otrantos në gjirin pritës të mafias italiane.

Tregtia mezi e ndalur, e lejuar nga shteti si litar shpëtimi financiar mes luftës dhe sanksioneve, e ktheu republikën e vogël të Adriatikut në epitetin për krim të organizuar. Por me ndërrimin e shekujve, Mali i Zi insistoi se e kishte ndalur zakonin.

DY dekada më pas, dhe një hulumtim i thellë nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, BIRN, dhe Reporterët Arabë për Gazetari Hulumtuese, ARIJ, vjen në përfundim se kontrabanduesit janë kthyer, dhe Mali i Zi po u jep atyre mbulesë.

Motoskafët janë zëvendësuar me varka të peshkatarëve që dalin si ‘fantazma’ përgjatë Mesdheut; kontrabanduesit dhe falsifikuesit e dyshuar fshihen prapa kompanive guaskë dhe letrave të falsifikuara, gjejnë parajsën në portin e Bar-it dhe fërkojnë supet me të fortit e politikës; ata kanë një bashkëfajësi të vullnetshme në Libinë e pa ligj.

Poshtë e lart në Ballkan, roletë vogla luajnë edhe fabrikat në pronësi shtetërore dhe private si dje biznesmenët e lidhur me politikën në Shqipëri, Bosnjë, Kosovë dhe Greqi, në një biznes të dyshuar të falsifikimit dhe kontrabandimit të cigareve i cili ka sjellë fitime të mëdha dhe i ka kushtuar vendeve shuma të pallogaritshme në të ardhura nga taksat.

Një nga tregjet më të mëdha në Europë për cigare ilegale, Britania, ka marrë rolin prijës në përpjekje për ta frenuar tregtinë, por përkundër paralajmërimeve nga Londra dhe Brukseli, autoritetet në Mal të Zi dhe Shqipëri, në veçanti, kanë mbyllur njërin sy ndaj këtyre paralajmërimeve, duke tradhtuar premtimet e dhëna për ta çimentuar sundimin e ligjit përderisa po ecin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Mali i Zi u bashkua në NATO vitin e kaluar dhe është pretendent për t’u bërë anëtare e BE-së, por shteti me 620 banorë është udhëhequr nga e njëjta parti tash e 30 vjet, dhe, efektivisht, nga i njëjti njeri, jashtëzakonisht i fuqishmi Milo Gjukanoviq.

Emri i tij doli në një padi në vitin 2002 nga prokurorët e BE-së kundër dy gjigantëve amerikanë të duhanit- më vonë u tërhoqën- dhe të cilat detajuan se si kompanitë që ai dhe shërbimi i tij sekret dyshohet se kontrollonin taksën 30 dollarëshe për secilin rast të cigareve që kalonin përmes shtetit.

Gjukanoviq nuk është akuzuar asnjëherë, dhe pas ndërrimit të shekujve Mali i Zi filloi ta ribrendojë veten si Monte Carlo, sfondi për James Bond në Casino Royale dhe marinë për super-jahtet e të pasurve dhe të famshmëve.

Por në vitin 2010, siç tregon hulumtimi i BIRN/ARIJ, kontrabanduesit u kthyen, dhe tentakulat e tyre u zgjeruan poshtë e lart gadishullit të Ballkanit.

Ringjallja u bë e mundur falë mungesës së ligjit përgjatë Mesdheut në Libi, ku sundimi i miliciave rivale që nga rrëzimi Muammar Gadaffit në vitin 2011 e ka kthyer vendin në parajsë të kontrabandës dhe burim të gatshëm për letrat e falsifikuara.

Krahas realizimit të shumë intervistave, gazetarët e BIRN/ARIJ kanë gjetur letrat e dërgesave të anijeve, kontratave konfidenciale, raporteve të doganës dhe dosje të gjykatave për ta zbërthyer operacionin.

Rezultatet hedhin dritë se si Europa Juglindore, dhe Mali i Zi në veçanti, u bë qendër e një rrjeti global kriminal që fsheh prapa parajsat offshore dhe eksploaton sasinë e paktë të përgjigjes së koordinuar ndërkombëtare.

Lexoni pjesën e parë të serisë së hulumtimeve Tym e Mjegull:  ‘Cleopatra’ e kopjuar: Cigarja ‘Made in Egypt’, përmes Malit të Zi