Telenovela e Parë Kosovare Tërheq Shikuesit

Telenovela parë e bërë në Kosovë, “Stinë Dashurie”, nuk do të merret në linjat delikate të komplotit.

Personazhi kryesor i saj kthehet nga Zvicra në Kosovë.

Albani ka një punë në misionin e BE-së për sundim të ligjit EULEX  dhe është kapur në një trekëndësh dashurie që përfshin një bashkëpunëtore dhe shoqen e saj më të mirë.

Për ta shtuar përzierjen, familja e tij ka qenë për një kohë të gjatë në gjakmarrje.

Telenovela është dhënë premierë në mars, ndërsa për një afat dyvjeçar do të ketë 70 episode. Kjo është e para në Kosovë, ku serialet zakonisht vijnë nga importet me buxhet të ulët të Turqisë, Evropës Perëndimore dhe Amerikës Latine.

Trim Musliu, një nga prodhuesit e këtij filmi, thotë se seria do të ketë një vulë unike të Kosovës.

“Shumë çështje që dalin do të ngjallin interesin e shikuesit televiziv në Kosovë”, parashikon Musliu.

“Do të ketë dashuri, gjakmarrje, intriga, probleme të korrupsionit dhe probleme të tjera socio-ekonomike me të cilat vendi përballet. Ajo thjesht reflekton realitetin në Kosovë”, shtoi ai.

Disa  nga episodet e para tregojnë pabarazitë ekonomike në vend. Nga njëra anë është familja e një punonjëse të bankës i ati i të cilës është një orëndreqës.

Por babai i mikes të saj më të mirë, ndërkohë, zotëron një kompani të madhe dhe i jep ryshfet dikujt për të qëndruar i qetë nga EULEX-i për shkak të një hetimi korruptiv.

Kjo është bërë e gjitha me një karakteristike dramatike.

Drama ka një ton të ndryshëm në krahasim me prodhimet e tjera televizive të brendshme, të cilat kanë qenë përgjithësisht komedi të lehta.

Visare Aliu, një shkrimtare e komedisë  “Familja Moderne” tha se ajo ishte e kënaqur se ishte shfaqur një komedi e re dhe i vlerësoi këtë prodhim.

“Unë jam e lumtur se ka gjëra të reja në vendin tonë”, thotë Aliu.

“Por duhet të jemi të kujdesshëm në zgjedhjen se çfarë t’i ofrojmë publikut. Ne jemi në një situatë shumë të zymtë emocionale dhe krijuesit duhet të jenë shumë të kujdesshëm në transmetimin e ideve të tyre”, shtoi ajo.

Deri më tani, shumica e shikuesve janë të etur për t’i ndhënë një shans serialit.

Arlinda Fejzullahu, një studente e moshës 19 vjeçare dhe një shikuese e rregullt e telenovelave italiane, ndjehet e inkurajuar nga shfaqja e re. Ajo pret “diçka të ndryshme dhe më interesante nga Stinë Dashurie”.

Fikrije Verbovci, 56 vjeçare, gjithashtu pëlqen atë që ka parë deri më tani.

“Unë gjithashtu shikoj telenovela të tjera, por kjo është e ndryshme,” thotë Verbovci. “Unë shpresoj ta shfaqin atë çdo ditë. Kam parë vetëm episodin e parë, por patjetër do ta shikoj atë më shpesh”, shtoi ajo.