Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës. Foto: Kallxo.com

Taktikat e ashpra të Kosovës, nuk do ta çojnë larg

Qeveria e Kosovës është bërë luftarake, duke vënë tatim në produktet serbe dhe duke u zotuar të formojë ushtrinë – por po i drejtohet targetit të gabuar.

“Hakmarrja shërbehet më së miri e ftohtë”, thotë një proverbë angleze.

Dukshëm nuk e ka mbërritur Kosovën. Brenda disa orësh pasi që Serbia ka bllokuar tentimin e Kosovës për antarësim në Interpol, Kosova ia ka kthyer me 100% taksë në produktet serbe, nga 10% që ishte më parë. Touché!

Vetëm se kjo nuk është touché. Shpata e Kosovës është e pamprehur dhe e ndryshkur, armët e saj janë të zbrazëta.

Kosova nuk mund t’i “armatosë” importet nga Serbia.

Serbia fiton më pak se 500 milion euro në vit nga shitja e mallrave në Kosovë, nga një vlerë totale e eksportit prej mbi  13 miliardë euro në vit.

Me fjalë të tjera, Serbia fiton rreth një euro në çdo 26 euro prej eksportit nga Kosova.

Italia dhe Gjermania së bashku marrin më shumë se një të katërtën e eksporteve Serbe, pasuar nga Bosnja, Rusia, Rumania, Mali i Zi dhe Sllovenia. Kosova vjen në vend të dhjetë.

Humbja e tregut të Kosovës është e rëndësishme për Serbinë, por jo mjaft e rëndësishme për ta bërë atë të braktisë një nga politikat e saj kryesore – mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Fakti se Serbia mbetet eksportuesi më i madh në Kosovë, thjesht nënkupton se sa e vogël mbetet ekonomia e Kosovës. [ Eksporti total i saj në vit është rreth 300 milion euro.]

Ndërkohë, refuzimi i Serbisë për ta njohur Kosovën është një kartë që Serbia do ta mbajë.

Ajo mund të luhet vetëm në këmbim të çmimit të artë të anëtarësimit në BE. Ajo nuk do ta hedh atë në këtë fazë, vetëm për të ndihmuar disa prodhues serb.

Në ndërkohë, Serbia merr pozicionin  e palës së dëmtuar. BE po dënon Kosovën dhe jo Serbinë, për thyerjen e kushteve të anëtarësimit të saj në zonën rajonale të tregtisë së lirë, CEFTA.

Taksat doganore nuk janë e vetmja lëvizje e menduar keq e Kosovës. Plani tjetër më i madh, për të ndryshuar mandatin e  forcës aktuale të sigurisë, FSK-në, në një ushtri të rregullt, është shumë më i çmendur.

 

Kjo ka inatosur Serbinë, serbët në Kosovë gjithashtu dhe NATO-n. Aleanca e ka dënuar këtë lëvizje pa mëdyshje.

Një shtët i pa-miq siç është Kosova, duhet të sigurojë që çmimi i armiqësimit të BE-së dhe NATO-s në të njëjtën kohë, ia vlen të paguhet.

 

A ia vlen që Kosova të ketë ushtri ? Është e debatueshme nëse një shtet i madhësisë ts Kosovës ka nevojë ose mund të përballojë një ushtri.

Shumë shtete të vogla në Evropë kanë braktisur fizikisht forcat e tyre të armatosura, me përjashtim të qëllimeve dekorative.

 

Luksemburgu, i cili është shtet shumë më i vogël se Kosova, por shumë më i pasur, mund të përballonte me lehtësi një ushtri të mirë nëse do të dëshironte. Do të mund të paguante një ushtri, ashtu si shtetet italiane kishin bërë në kohën e Renesansës/Rilindjes.

Në vend të kësaj, ky shtet mban një forcë simbolike me rreth 340 pjesëtarë– vetëm sa për të ngritur një gardë ceremonale jashtë pallatit të Dukës.

Ideja që një “ushtri” e vogël, e pafinancuar e Kosovës, mund të jetë e dobishme për të zmbrapsur një pushtim, është e çuditshme.

Një pushtim i tillë mund të vijë vetëm nga Serbia, fqinjët tjerë janë miqësorë, por as ajo nuk do të ndodhë.

 

Duke pasur NATO-n fizikisht në Kosovë, Serbia nuk do të rrezikontë një konfrontim fizik, ose një luftë guerilësh të dytë në terren armiqësor.

 

Ajo që ekzistenca nominale e ushtrisë së Kosovës do të bëjë, megjithatë, është krijimi i mundësive të reja për mosmarrëveshje me Serbinë, të cilat Beogradi mund t’i shfrytëzojë dhe ta ngacmojë NATO-n –  e cila qartazi nuk do ta pajisë apo ta financojë.

 

Zëvendësministri i Kosovës për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Agim Ceku, foli rëndomtë për BIRN për “donacionë” të mundshme të armëve.

 

Ai duhet ta qartësojë se kush janë donatorët. Edhe Turqia miqësore mund ta mendojë dy herë donacionin e armëve në Kosovë kundër këshillave të shprehura të NATO-s – të cilit i takon.

 

Sigurisht, Kosova mezi po pret që t’i hakmerret Serbisë për përdorimin e paskrupullt të marrëveshjes së CEFTA, për hedhjen e mallrave në Kosovë dhe për taktikat e saj bllokuese në përgjithësi.

 

Por mënyrë hakmarrjeje më e mirë për Kosovën do të ishtë që konsumatorët të blejnë produkte nga diku tjetër, nga prodhuesit e vet, ose prej shteteve tjera të CEFTA-s.

 

Duke e qëlluar Serbinë me taksë në produkte, Kosova duket si rregull-thyese që nuk mund të iu besohet që të sillet me përgjegjësi.

 

Kjo e largon Serbinë nga përgjegjësia, e cila është arsyeja pse Beogradi nuk ka marrë akt reciprok – kjo dhe fakti që Serbia nuk blen thuajse asgjë nga Kosova.

Gabimi bazik i qeverisë në Kosovë – jo për arsye se partitë opozitare janë më ndryshe – është fiksimi me marrjen e zbukurimeve të shtetësisë në vend të substancës.

 

Ashtu si një mbret që shqetësohet se nuk ka një kurorë – kur problemi i vërtetë është që nuk ka mbretëri – shkon pas qëllimeve të rangut të dytë.

 

Vendos një dyqan të madh për tu “njohur” nga shtetet e vogla të Pacifikut dhe Amerikës Qendrore, favoret e të cilave janë  – befasi! – për shitje, dhe lehtë mund të blihen nga Serbia apo Rusia.

 

Përpjekja për të tejkaluar Serbinë apo Rusinë për të marrë vëmendjen e tyre, është luks që Kosova nuk mund ta përballojë.

 

Ajo që me të vërtetë do të kthehej te Serbia do të ishte krijimi i një ekonomie më të mirë funksionale dhe sistemit arsimor – në mënyrë që të rinjtë të mos iknin nga vendi – dhe kështu që disa kompani të huaja të transferojnë prodhimin atje.

 

Sot, kompanitë e mëdha të Evropës janë të zënë duke zhvendosur operacionet nga perëndimi me forcë punëtore të shtrenjtë, në lindje, në vende si Sllovakia, Republika Çeke, Hungaria dhe Rumania.

 

Kur ‘Jaguar Land Rover’ shpalli se po e zhvendoste të gjithë prodhimin nga Britania e Madhe në Sllovaki këtë vit, mezi bëri kryetituj; shumë kompani të tjera po marrin të njëjtën rrugë.

 

Kur dëgjoi dikush që ndonjë kompani e madhe po i bart operimet në Kosovë? Nëse jo në sektorin e prodhimit, start-ups, teknologjisë ose turizmit, atëherë në cilin sektor shihen shenja të vërteta të rritjes ekonomike?

Përgjigja është: gati askund. Çfarë është edhe më shqetësuesë është që partitë politike në Kosovë nuk duken të shqetësuara.

 

Ishte tipike e politikave të Kosovës që partia opozitare, Vetëvendosje u duk më pak e interesuar në ekonominë (jo-ekzistente) vitin e kaluar sesa humbjen (e mundshme) të disa livadheve në Mal të Zi si pjesë e zgjidhjeve kufitare.

Kosova duhet të jetë reale dhe t’i ndalojë sjelljet që nuk po e impresionojnë askënd dhe vetëm irritojnë partnerët.

Nëse dëshiron të vë tatim në produktet Serbe, duhet të largohet nga CEFTA. Nësë është e vendosur të formojë “ushtri” – në kundërshtim me NATO-n dhe Serbinë – do të ishte mirë që të sigurohej që mund ta pajisë atë.

Në ndërkohë, mund ta pyes vetën pse Serbia – me popullësi katërfish të madhësisë së Kosovës, fiton 45 herë më shumë nga eksportet e saj sesa Kosova.

Kjo mund të jetë një temë më e dobishme për tu koncentruar sesa në formimin e një ushtrie.

Marcus Tanner është redaktor i Balkan Insight dhe autori i “Mbretëresha malore shqiptare, Edith Durham dhe Ballkani” [Tauris].

Mendimet e shprehura në seksionin e komenteve janë vetëm të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e BIRN-it.