Strategji E Re Për Lëndët e Vjetra

Strategjia Kombëtare për Reduktimin e Lëndëve të Vjetra, e Këshillit Gjyqësor të Kosovës,e miratuar këtë gusht, synon zvogëlimin e lëndëve gjyqësore të pazgjidhura deri më tani.

Por një plan i më parshëm për të zbatuar strategjinë për reduktimin e lëndëve të vjetra gjyqësore,që po ashtu parashihte pakësimin e këtyre lëndëve, nuk është zbatuar plotësisht.

Ky plan ishte miratuar më 18 nëntor 2010 dhe vlente për periudhën kohore 1 janar 2011-31 dhjetor 2012 dhe kishte për obejktiv përfundimin e lëndëve të paraqitura deri në 2008-ën. 

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës Hamdi Ibrahimi, thotë se strategjia e më parshm e nuk është përmbushur.  

“Në gjykatën tonë ka lëndë të vitit 2003-2004, ose  2005 dhe sipas kësaj i bieq ë ne nukkemi arritur ta zbatojmë strategjinë”, thotë Ibrahimi.

Sipas tij, arsyeja e mos përmbushjes së strategjisë është numri i madh i lëndëve në këtëgjykatë dhe mungesa e gjykatësve.

Kreu i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, tha se bazuar në strategjinë e vjetër,lëndë te prapambetura janë zvogëluar në masë prej 63 përqind, por se ka qenë e pamundur që me këtë stretegjitë përfundoheshin t ëgjitha lëndët deri në vitin 2008.  

“Ky ka qenë kapaciteti i gjykatav edhe gjykatësit i kanë zbatuar normat orientuese, të cilat kanë qenë të parapara”, tha Peci. 

Tash, me strategjinë e re ka shpresa të reja që lëndët e grumbulluara deri më 2011, të përfundohen.

Sipas Enver Pecit strategjia e re është hartuar duke pasur parasysh edhe mësimet e dala nga strategjia e vjetër.“Brenda katërvjetësh, rezultatet e strategjisë do jenë të prekshme”.

Disa kryetarë gjykatash mbesin skeptikë rreth suksesit të strategjisë së re.

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, tha se gjykata e tij nuk ka resurset e nevojshme për t’i arrituro bjektivat. “Nëse nuk do ketë shtim të numrit të gjykatësve, atëherë nuk do bëhet fjalë për arritjen e objektivave të strategjisë”.   

Ndërsa Gjykata Themelorenë Mitrovicë ballafaqohet me sfida edhe më të mëdha për realizimin e kësaj strategjie. 

Kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Kada Bunjaku-Perquku, thotë se përpos numrit të gjykatësve, zbatimi i strategjisë në regjionin e Mitrovicës, është i kushtëzuar edhe nga hapësira ku punojnë gjykatësit, e cila është e vogël.

Ajo përmend edhe mungesën e qasjes në lëndët të cilat që janë të arkivuara nëobjektin e gjykatës që ndodhet në veri të Mitrovicës. Aktualisht Gjykata Themelore e Mitrovicës shfrytëzon objektin e gjykatës në Vushtri.

Sipas Bunjakut,që nga koha kur gjykatësit janë larguar nga gjykata në veri dhe janë vendosur në objektin nëVushtrri, nukkanë qasje në ato lëndë.

Kryetarët e gjykatave kanë shprehur edhe nevojën për këshilltarë ligjorë dhe staf administrativ.

Enver Peci thotë se nuk i janë lejuar mjetet financiare që të gjithë gjykatësit të kenë këshilltarë ligjorë dhe aktualisht atër gjykatës kanë një këshilltar ligjor.

Raporti i Progresit, i hartuar nga Komisioni Europian që u publikuamë 16 tetor ,rekomandon sistemin gjyqësor që të adresojë grumbullimin e rasteve të mbledhura së fundi. Sipas këtij raporti, në fund të 2012-ës, numri i lëndëve të pazgjidhura në gjykatat themelore ishte 218 mijë e 740.