Flamuri i Bashkimit Europian. Foto: Kirsty Wigglesworth/AP

‘Startup’-et janë thelbësore për të ardhmen e Europës dhe më gjerë

Çdo epokë ka industrinë e saj emblematike: pas kompanive të hekurudhave, prodhuesve të veturave, radiove dhe televizioneve dhe kompanive TIK, tani është momenti i ‘startup’-eve (startap).

Çfarë është ajo që i bën ato aq emblematike dhe të ndryshme nga kompanitë e tjera, duke përfshirë edhe NVM-të që përdorin teknologjitë digjitale? Vlerat që janë të përfshira në ADN-në e tyre dhe të cilat janë të akorduara me kohën tonë digjitale dhe që janë duke shtruar rrugën për të ardhmen tonë.

Së pari, ‘startup’-et janë ambicioze për nga natyra. Fati i një ‘startup’-i është që të rritet, nëse është e mundur me shpejtësi rakete, me objektivin përfundimtar që të bëhet globale dhe në qendër të ekosistemit të tyre. Nëse është e mundur edhe ta dominojë atë.

Së dyti, ‘startup’-et janë këtu për të ndryshuar gjërat, për ta bërë dallimin, për të rregulluar problemet duke filluar nga lëvizshmëria e deri te ndryshimet klimatike ose lidhja e njerëzve. Shihni Spotify ose Blablacar për të përmendur storiet e suksesit të ‘startup’-eve. Të dyja filluan në të njëjtën mënyrë: Themeluesit kishin një ide që përmbushte një nevojë konkrete dhe të vërtetë të konsumatorëve.

Së treti, drejtimi i një ‘startup’-i është biznes me rrezik të lartë dhe dështimi është gjithnjë më i sigurt se fitorja. Por frika nga dështimi është më pak e rëndësishme se gatishmëria për të mësuar prej tij, si një mënyrë për t’iu afruar më shumë suksesit.

E fundit, ‘startup’-et janë burim i madh frymëzimi për të gjithë ne. Mitologjia e sotme ka të bëjë me njëbrirësh dhe heronj që kanë luftuar ditë e natë në garazhin e tyre për të prishur gjigantët e mëdhenj.

Natyrisht, ekonomia jonë moderne është shumë më tepër se ‘startup’-et, por ato janë guri i parë i kapacitetit tonë për të bërë më të mirën e revolucionit digjital. Në fund të fundit, ato janë thelbësore për të siguruar shfaqjen e kampionëve digjitalë europianë të së nesërmes, të cilët janë thelbësor për të mbajtur hapin me garën teknologjike dhe për të siguruar që e ardhmja jonë bazohet në vlerat tona.

Këtu duhet të kuptojmë se Europa është duke u përballur me një sfidë të madhe dhe nuk po godet sipas peshës që ka: në mesin e 266 njëbrirëshve të listuar në botë në vitin 2018, vetëm 13 janë europianë, që përfaqësojnë më pak se 3% të vlerës totale të tyre. Shumica dërrmuese e tyre janë kinezë ose amerikanë. Dhe duke shikuar shifrat e fundit të kapitalit sipërmarrës, tendenca nuk është pozitive: KS në dispozicion në Europë përfaqëson vetëm 20% të kapitalit në dispozicion në SHBA.

Kjo duhet të jetë një thirrje zgjimi për të gjithë ne që të bëjmë më shumë dhe më mirë për të nxitur ngritjen e ‘startup’-eve tona europiane.

Mariya Gabriel është Komisionere e Bashkimit Europian për Ekonomi Digjitale dhe Shoqëri

Së pari, duhet ta bëjmë tregun e përbashkët realitet: asnjë ‘startup’ nuk mund të rritet në Europë me nivelin aktual të fragmentimit, pengesave dhe pasigurisë ligjore në SHA. Me bashkë-ligjvënësit ne duhet të orientojmë të gjithë energjinë tonë për t’i bërë realitet 60 iniciativat e tregut të përbashkët digjital në muajt në vijim.

Së dyti, duhet të sigurohemi që të ketë në dispozicion investime të mjaftueshme publike dhe private për të financuar zhvillimin e rrezikshëm të ‘startup’-eve. Përtej planit të Junckerit, ne bëmë propozim shumë të guximshëm si pjesë e KFSHV-së së ardhshme me një propozim të Programit të Europës Digjitale prej 9 miliardë eurosh në fushën e IA, kibernetikës dhe LLPL. Ne tashmë mund të shohim se financimi po fillon të rrjedhë duke përfshirë edhe vendet e Lindjes. Investimi në fazën e hershme është rritur nga 10 në 283 milionë në vetëm pesë vjet. Më lejoni të përmend shembullin e Bullgarisë. Fondi Europian i Investimeve ka nënshkruar 11 marrëveshje me ndërmjetësuesit financiarë, që do të nxisin 1.2 miliardë euro investime dhe do të financojnë rreth 7000 kompani – kryesisht NVM. Fondet rajonale europiane po përdoren gjithashtu për të ndihmuar bizneset të kenë qasje në financim, për të krijuar shërbime të duhura këshillimore të biznesit dhe për të mbështetur specializimet e zgjuara rajonale. Për shembull, TIK-u bullgar ose klasteri i telekomunikimit është një fushë ku mund të shkëlqenim si vend. Kjo është arsyeja pse fondet e kërkimit të BE po ndihmojnë inovatorët bullgarë digjitalë. Qendrat e Inovacionit Digjital, siç është ajo në Parkun Teknologjik të Sofjes, kanë filluar të ndihmojnë NVM-të të përmirësojnë biznesin e tyre dhe ta përshtatin atë me epokën digjitale. Janë duke u ngritur dy qendra të tjera, dy në Sofje dhe një në Varna. Një shembull konkret i ‘startup’-it që ka përfituar nga mbështetja e BE-së është Coursedot, tregu lokal i trajnimit në TI nga Sofja mori 100.000 eurot e para nëpërmjet Eleven Ventures me mbështetjen e Fondit Europian të Investimeve.

Por nuk mjafton vetëm disponueshmëria e financave: menaxherët e ‘startup’-eve duhet të kenë qasje në një miks të njohurive për të nxitur reagimin midis inovacionit dhe financave. Këtu ndërhyn “Startup Europe”. Ka ndihmuar më shumë se 700 ‘startup’-e europiane të kenë qasje në financa nga investitorët gjatë tre vjetëve të parë të ekzistencës, duke i ndihmuar ata të tërheqin 160 milionë euro investime private. Ky projekt i financuar nga BE gjithashtu kontribuon në shtrirjen e kulturës sipërmarrëse: nëpërmjet ngjarjeve në komunitet në të gjithë Europën, mijëra profesionistë të rinj dhe studentë kanë mësuar se është e mundur të fillohet një biznes në Europë dhe se si të ngritin dhe rritin projektin e tyre.

Më 15 nëntor në Sofje, Europa ka një takim të rëndësishme me ‘startup’-et e saj për të marrë aksione dhe për të shikuar përpara. Së bashku me Kryeministrin Borisov do të drejtoj samitin e katërt “Startup Europe Summit”, i cili do të mbledh më shumë se 500 akterë kryesorë nga “ekosistemi” europian i ‘startup’-eve, duke përfshirë inovatorët më të mirë europianë me investitorë, mediat dhe BE-në si dhe krijuesit e politikave kombëtare.

Për sipërmarrësit, kjo është një mundësi e mirë për t’u shoqëruar me njerëzit që ndërtojnë ekonominë e re europiane dhe për të identifikuar mundësi ose projekte të reja financimi. Për hartuesit e politikave si unë, ky do të jetë një rast i madh për të dëgjuar botën e ‘startup’-eve dhe për të dëgjuar projektet e tyre dhe idetë e tyre për të funksionuar edhe më mirë.

Jam gjithashtu e kënaqur, posaçërisht, që këtë vit kemi një fokus të veçantë në rajonet e Europës Qendrore dhe Lindore dhe Ballkanit Perëndimor, të cilët do të jenë të përfaqësuar fuqishëm në Samit, si në nivel të bizneseve ashtu edhe në atë politik. Do të ketë shumë diskutime konkrete se si të ankorohen dinamizmi dhe kreativiteti i ‘startup’-eve në këto rajone me iniciativën e BE-së dhe me Agjendën Digjitale për Ballkanin Perëndimor, të cilën e kam lansuar qershorin e kaluar. Rajoni ka pasuri të mëdha me grupin e madh të njerëzve të talentuar me aftësi të forta në TIK, një ‘startup’ komunitet dinamik, në rritje dhe përmirësimin e shpejtë të infrastrukturës, lidhjes dhe afërsisë me tregjet e mëdha.

Nga Beogradi në Prishtinë, është shfaqur një rrjet qendrash të ‘startup’-eve. Më shumë se 1200 ‘startup’-e në të gjashtë vendet dhe numri është në rritje. Shembujt përfshijnë CarGo, Nordeus dhe Strawberry Energy. Me qëllim të konsolidimit të këtij rrjeti në Europën Qendrore dhe Lindore dhe në Ballkanin Perëndimor, do të lansoj rrjetet e ‘startup’-eve Europe Central dhe Eastern Europe dhe Startup Europe Western Balkans. Anëtarët e këtyre partneriteteve nga 14 vende po angazhohen për të lehtësuar lidhjet midis ‘startup’-eve brenda rajonit, për të nxitur edukimin për ndërmarrësi për të krijuar sinergji dhe për të rritur disponueshmërinë e financimit. Ky është një hap shumë i rëndësishëm për të siguruar që “kontinenti europian i ‘startup’-eve” përfshin plotësisht pjesën lindore të Europës, si dhe Ballkanin Perëndimor.

Duke parë sfidat që do të vijnë për ta bërë Europën një kontinent të ‘startup’-eve, më vjen në mendje një fjali. “Suksesi nuk është përfundimtar, dështimi nuk është fatal: ajo që ka rëndësi është guximi për të vazhduar”. Nëse do të ishte ende gjallë Winston Churchilli, nuk do të befasohesha sikur ta shihja duke udhëhequr një ‘startup’. Sidoqoftë, kjo fjali është ende burim frymëzimi dhe reflekton shumë mirë që Europa mund të gjejë në rrënjët e thella të saj një pasuri thelbësore për të pasur sukses në frontin e ‘startup’-eve: një shpirt të pashuar luftarak dhe besim në të ardhmen.

 

Mariya Gabriel është Komisionere e Bashkimit Europian për Ekonomi Digjitale dhe Shoqëri