Kulla në aeroport | Foto: KALLXO.com

Shkeljet 'për hava' të Agjencisë së Navigacionit Ajror

Dy tenderë në vlerë mijëra euro u dhanë nga Agjencia e Shërbimeve të Navigimit Ajror megjithëse nuk pati zotim paraprak të mjeteve financiare për këto kontrata.

ASHNA kishte shkelur rregullat e prokurimit publik kur nënshkroi kontratat ‘’Ndërtimi i rrethojës në hapësirën e radarit në Golesh” në vlerë prej 7 mijë e 860 euro  dhe “Furnizimi me TV Led” në vlerë prej 9 mijë 717 euro.

Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin vjetor për këtë agjenci gjeti se brenda kontratës “Furnizimi me TV Led” pati edhe shkelje të tjera që përfshijnë mospërputhje të kontratës me mallin e blerë nga Agjencia.

“ASHNA me dt. 27.06.2017 kishte nënshkruar kontratë në vlerë 9,717€,për ‘Furnizim me TV LED’. Ne vërejtëm se furnizimi ishte bërë me TVLED 86’’ përderisa në specifikimet teknike dhe kërkesat e parashtruara në dosje të tenderit është kërkuar furnizim me ‘TV LED 85’”, thuhet në raport.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ kishte transmetuar disa emisione hulumtuese lidhur me shkeljet e bëra në koncesionimin e Aeroportit të Prishtinës dhe brenda kësaj parregullsitë në ASHNA.

Në këtë emision u gjet se një kontratë që parashihte të sigurojë radarë dhe softwer për konsolat e kontrollit të trafikut ajror nuk është përfunduar tërësisht.

Në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Bahri Nuredini, Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), ka arsyetuar ngecjen e kësaj kontrate.

“Është një proces i prokurimit që ka ndodhur në vitin 2011, në këtë kontratë që i ka 16 projekte, një prej projekteve është edhe sistemi upgrade në APP Toëer…. Kontrollorët e trafikut ajror punojnë me sistemin që e kemi pasur. Është e vërtetë qëkontrata s’është përfunduar për çështje financiare. Mjetet financiare kanë qenë në vitin 2011, raporti në mes të hyrave totale që i ka gjeneru aeroporti para koncesionimit dhe të hyrave që I kemi ne është 92 me 8 përqind”, tha Nuredini.

Në këtë emisione po ashtu u diskutuan problemet me financa dhe mënyrën e shpenzimit të parasë publike brenda kësaj agjencie.

Auditori i përgjithshëm në këtë fushë për vitin 2017 po ashtu kishte gjetur se të paktën 10 fatura të këtij institucioni nuk ishin protokoluar në bazë të rregullave.

“Ne vërejtëm që jo të gjitha faturat e pranuara nga OE ishinprotokolluar dhe kishin datën e pranimit nga ASHNA. Gjatë testimet tëpagesave në 10 (dhjetë) raste faturat nuk ishin protokolluar”, thuhet në raport.

Sipas auditorit,  mos protokollimi i faturave e rrit rrezikun e humbjes apo pagesës së dyfishtë të të njëjtës faturë.

Sipas auditorit, ASHNA nuk kishte menaxhuar pasurinë e vet në pajtim me rregulloren për menaxhimin e pasurisë jo financiare.

“Ne vërejtum se, komisioni për vlerësimtë pasurisë jo financiare kishte rekomanduar largimin e disa artikujvenga përdorimi, tek pasuria mbi 1,000€ (veturave3) në SIMFK, ndërsa nëprogramin e-pasuri 24 artikuj. Si rezultat i mos formimit tëkomisionit për tjetërsim të pasurisë nga ZKA, këta artikuj kanë mbeturende në regjistrat e pasurive; 3 2 Nisan Terrano dhe 1 Toyota 4 Runner”, thuhet në raport.

Pikërisht veturat ishin një aspekt tjetër ku ASHNA nuk qëndroi në kornizat e rregullave që duhet ti përmbahen institucionet shtetërore.

Sipas auditorit, ASHNA nuk i përmbahet udhëzimit administrativ për se shfrytëzimin të veturave. Kjo ngase, në fletudhëtimet për shfrytëzimin eautomjeteve nuk specifikohej arsyeja (qëllimi) i udhëtimit, data eshfrytëzimit, nënshkrimi i shfrytëzuesit të automjetit, destinimi i udhëtimit dhe vërtetimi i aprovuesit të automjetit zyrtar.

Kjo Agjenci nuk u tregua e mirë as në pagesën e borxheve.

Gjatë testimit të pagesave identifikuam një faturë në vlerë 2,146€ e pranuar me 24.11.2016 e cila nuk ishte raportuar në MF/Thesar, po ashtu nuk ishte shpalosur në PFV. Në pesë raste të tjera me vlerë 75,871€,identifikuam se faturat ishin paguar me vonesa që sillen nga një deri dy muaj përtej afatit ligjor prej 30 ditësh. Për me tepër në PFV ishin raportuar fatura të papaguara nga viti 2013/2014 në vlerë 48,244€”, thuhet në raport.