Arkiv - Pavarasia 10 Vjetori -Dekorimet

Qeveria shpenzoi rreth 850 mijë Euro për 10 vjetorin e pavarësisë - DOKUMENT

Vetëm pak orë pas festimit të 11 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, në opinionin filluan diskutimet për shpenzimet qindra-mijëra euroshe nga ana e Qeverisë në organizimin e festës.

Qeveria e Kosovës përmes një vendimi kishte ndarë 500 mijë euro për festimet e 11 vjetorit të pavarësisë.

Edhe pse shpenzimet për festa të tilla janë nga paratë e taksapaguesve të Kosovës, Qeverisë i është dashur plotë një vit që t`i kthej përgjigje Gazetës Jeta në Kosovës për paratë që u shpenzuan një vit më parë në 10 vjetorin e pavarësisë.

Gazeta Jeta në Kosovë, saktësisht një vit më parë kishte përcjellë për në Ministri të Kulturës, Rinisë dhe Sportit kërkesën për t’i marrë shpenzimet e organizimit të festës së 10 vjetorit të pavarësisë. Mirëpo kjo përgjigje u vonua për një vit.

Ministria i ka kthyer përgjigje pozitive Gazetës vetëm me 11 shkurt të këtij viti.

Sipas dokumentit të MKRS-së, Qeveria e Kosovës për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë kishte shpenzuar në total 842 mijë e 679 mijë euro, apo 342 mijë e 679 euro më shumë se këtë vit.

Për Ansamblin Shota ishin ndarë 4 mijë e 880 euro.

Ndërsa për hotelin që është në pronësi të zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli Qeveria shpenzoi 33 mijë e 652 euro. Kjo pagesë ishte ndarë në 7 pjesë.

Në 10 vjetorin e Pavarësisë, sheshet kryesore të kryeqytetit ishin mbushur plotë, për të përcjellë perfromimin e këngëtares së njohur botërore me origjinë nga Kosova, Rita Ora.

Ishte pikërisht zëvendëskryeministri Pacolli ai që kishte dhënë lajmin se Rita Ora do të performoj në Prishtinë dhe atë pa ndonjë kompensim.

Gazeta JnK ka dërguar pyetje Ministrisë së Kulturës për të kuptuar se për çfarë lloj aktivitetesh janë bërë këto pagesa për hotelin luksoz në Qendër të Prishtinës.

Gjithsesi, Rita Ora dhe stafi i saj kanë qenë të vendosur në “Swiss Diamond Hotel” të Behgjet Pacollit.

 

https://kallxo.com/pacolli-rita-ora-vjen-per-10-vjetorin-e-pavaresise-pa-pagese/

 

Ndërsa 394 mijë e 852 euro Qeveria i ka ndarë për “NSH AMC”.

Në dokumentet që MKRS-së i ka dhënë në lidhje me shpenzimet e organizmit të 10 vjetorit të pavarësisë nuk specifikohet se çfarë kampanje apo aktiviteti është bërë për këtë kosto. Pagesa është bërë në tre këste.

Gazeta JnK i ka dërguar pyetje MKRS-së për informacione më të detajuara në lidhje me këto pagesa, por deri në këto momente nuk ka pranuar përgjigje.

Ndërsa 252 mijë e 474 euro janë dhënë për një subjekt tjetër, sipas MKRS-së, “VM3”.

As në këtë rast nuk është specifikuar se për çfarë aktiviteti janë shpenzuar këto para. Pagesat për “VMR” ishin bërë në 9 pjesë.

Edhe për këtë pagesë, JnK ka dërguar pyetje në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, por deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk ka pranuar përgjigje.

Për kompaninë “Besa Security”, MKRS ka paguar 6 mijë e 998 euro. Edhe kjo pagesë është bërë në 3 pjesë, sipas dokumentacionit të ofruar nga kjo ministri.

Njëjtë edhe në këtë rast, MKRS nuk ka specifikuar se çfarë aktiviteti ka kryer “Besa Security”.

6 mijë e 303 euro janë paguar për Hotel Garden, gjithashtu duke mos u specifikuar arsyet e pagesës, ndërsa 1 mijë e 500 euro tjera janë paguar për Hotel Begolli.

Për kompaninë “NTG Blendi”, sipas listës së shpenzimeve të MKRS-së, kjo e fundit ka paguar 18 mijë e 172 euro. Edhe në këtë rast nuk është specifikuar lloji i aktivitetit.

Ndërsa një pagesë tjetër që figuron në këtë dokument është e përshkruar me fjalët “Pagesa sipas listës”. Kjo pagesë kishte vlerën e 10 mijë e 882 euro.

25 mijë e 960 euro janë paguar edhe për “Zero Pozitiv Sh.P.K.”, por as në këtë rast, si në të gjitha rastet e tjera nuk sqarohet aktiviteti që është kryer.

Ndërsa për “Pabda T” ishin paguar 24 mijë euro, gjithashtu duke mos e përmendur llojin e aktivitetit.

Për “AMC Corporation”, MKRS kishte bërë pagesën prej 45 mijë e 725 euro. Edhe te kjo pagesë mungojnë të dhënat e arsyetimit të pagesës.

Më poshtë mund t’i gjeni pagesat e Ministrisë të cilat i ka siguruar Gazeta Jeta në Kosovë.

 

Shpenzimet per 10 vjetorin e pavaresise Foto Gazeta JnK

 

Shpenzimet per 10 vjetorin e pavaresise Foto Gazeta JnK

 

 

KALLXO.com ditë më parë publikoi disa reagime lidhur me shpenzimet e buxhetit të shtetit për 11 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovë.

Ishte shefi i grupit parlamentar Avdullah Hoti që kishte publikuar një grafik të shpenzimeve të Qeverisë për festimin e 11 vjetorit të Pavarësisë dhe të 9 vjetorit, ku në Qeveri ishte LDK-ja.

Hoti pretendonte se në kohën e LDK-së, ishin shpenzuar vetëm 70 mijë euro apo 430 mijë euro më pak.

https://kallxo.com/avdullah-hoti-krahason-shpenzimet-e-mustafes-dhe-haradinajt-per-festen-e-pavaresise/

.