Qeveria Haradinaj vazhdon ti paguaj kryetarët e dorëhequr

Kryetarët e katër komunave veriore, Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit vazhdojnë t’i marrin pagat që 4 muaj rresht, ndonëse ata e kanë ofruar dorëheqje nga detyrat që mbajnë.

Zyra për media e Ministrisë së Financave e ka konfirmuar për KALLXO.com se të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës i marrin pagat, përfshi edhe ata të veriut.

“Ju njoftoj se të gjithë Kryetarët e Komunave janë në listën e pagave dhe marrin pagat në mënyrë të rregullt, duke përfshirë këtu edhe kryetarët e  komunave në veri”, thuhet në përgjigjet e Ministrisë së Financave dhënë për KALLXO.com

Kryetarëve të komunave u janë ekzekutuar pagat e muajit mars.

“Ndërsa pagat e muajit mars dalin me 29 duke përfshirë edhe të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës”, thuhet tutje në përgjigjet e Ministrisë së Financave.

Kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut është Goran Rakiq, i Leposaviqit është Zoran Todiq, i Zubin Potokut Stevan Vuloviq si dhe Kryetar i Komunës së Zvecanit është Vuqina Jankoviq.

Kryetarët e këtyre 4 komunave, më 27 nëntor të vitit të kaluar, në mënyrë unanime kishin vendosur të japin dorëheqje, pas vendimit të Qeverisë për të vendosur taksën prej 100% për prodhimet serbe.

Mirëpo, Qeveria e Kosovës i konsideron të diskutueshme për kah ana ligjore, dorëheqjet e katër kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, por nuk ka marrë ende vendim përfundimtar për hapat e ardhshëm.

https://kallxo.com/doreheqjet-e-papranueshme-te-kater-kryetareve-te-komunave-veriore/

Deri më tani, nuk ka ndonjë lëvizje tjetër në këto komuna.

Në anën tjetër, këtë shembull nuk e kanë ndjekur edhe kryetarët e komunave tjera me shumicë serbe në Kosovë.

Pagat e kryetarëve të komunave janë të ndara në disa kategori.

Paga bruto e 4 kryetarëve të veriut, sipas Ministrisë së Financave është 1 mijë e 287 euro.

Pagat e kater kryetareve te veriut. Tabela: Ministria e Financave

Sipas zgjedhjeve të fundit lokale në Kosovë, Kuvenden Komunale në Mitrovicë të veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan numërojnë nga 19 anëtarë.

Në Kosovë janë edhe 6 komuna tjera që udhëhiqen nga kryetarë serbë, të cilët vazhdojnë t’i ushtrojnë detyrat e tyre kushtetuese si kryetarë të komunave.

Novobërda, Shtërpca, Parteshi, Ranillugu, Graçanica dhe Kllokoti.

KALLXO.com kishte raportuar edhe në janar të këtij viti se kryetarët e komunave veriore po vazhdojnë t’i marrin pagat.

https://kallxo.com/kryetareve-te-dorehequr-serb-u-ecin-rrogat/

https://kallxo.com/rakiq-taksat-rrezikojne-kushtet-e-jetes-se-femijeve-tane/

30 Mars 2019 - 14:58

Taulant Osmani 30/03/2019 - 14:58
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight

Qeveria Haradinaj vazhdon ti paguaj kryetarët e dorëhequr

by Taulant Osmani
NA NDIQNI

Send this to a friend