Foto: Atdhe Mulla

Prurjet nga kontinenti tjetër

Java e filmit bashkëkohor afrikan që po mbahet në Kinemanë Armata, shpërfaqi të përbashkëtat e shoqërisë kosovare dhe shoqërive të Saharasë jugore.

 

Si një kolonele në uniformë, Honorine i drejtohet një grupi të të mbijetuarave të dhunimit seksual gjatë luftës së dytë në Kongo, teksa rripat e çantës i lëkunden nga krahu.

Ajo u thotë grave të tjera që vetëm sinqeriteti, e përbashkëta dhe solidariteti mund të sjellë përsëri gjurmë të shpresës në jetën e tyre.

Disa buzëqeshje fillojnë të shfaqen nëpër fytyrat e disa prej të mbijetuarve, për të cilët ka 15 vite që kur dhuna midis forcave të Ugandës dhe Ruandës në luftën prej gjashtë ditësh lanë burrat e tyre të vrarë dhe lanë pas traumën dhe stigmën e përjetimit të dhunës seksuale .

Kolonelja Honorine urdhëron vëmendjen e turmave të mëdha përmes thirrjes “Mama Kolonele”, e cila është edhe titull i cili është vënë nga regjisori i dokumentarit të vitit 2017-të Dieudo Hamadi. Dhe përsëri ajo përpiqet përmes skenave kaotike të flasë me dhembshuri dhe autoritet; tregjet, dhomat e mbushura me fëmijë dhe ekipe të policisë, të gjithë heshtin kundrejt koloneles.

Derisa njerëzit në Kosovë aktualisht janë vërshuar me tituj në lidhje raportimin e përdhunimit ndaj të miturës në Drenas, Honorine – udhëheqësja e një ekip policor për mbrojtjen e fëmijëve dhe kundër dhunës seksuale – tregon një prani qetësuese: mbrojtësi publik për të cilën ka nevojë çdo shoqëri. Ajo i këshillon abuzuesit, tregon për pakuptimësinë dhe mizorinë e lëndimit të fëmijëve dhe e përqendron bisedën rreth dhunës seksuale dhe nevojave të të mbijetuarve.

Kolonelja u prezantua në kinemanë Armata në Prishtinë të mërkurën në mbrëmje, si pjesë e ‘101’ e kinemasë bashkëkohore afrikane që po zhvillohet këtë javë. Filmat që përbëjnë këtë edukim joformal u përzgjodhën nga programuesi i Kino Armatës, Ilir Hasanaj, i cili donte të shfaqte filma që ofrojnë ura nga vende dhe kultura të ndryshme, duke i dhënë gjithashtu një platformë kinemasë kritike dhe trajtimit të stereotipeve rreth Afrikës.

Për të ndihmuar në këtë përpjekje, filmat e përzgjedhur eksplorojnë çështje që gjithashtu afektojnë shoqërinë kosovare. Ndërsa “Mama Kolonele” preku edhe përdhunimet gjatë kohës së luftës, “Pema pa fruta”, njëri prej dy filmave të shfaqur të martën, shfaqi problemet rreth lindjes që mund të shkaktohen tek gratë në Nigeri.

Nëpërmjet gjurmëve të bisedave intime mes grave që nuk kanë fëmijë, copëza të debateve radiofonike që diskutojnë rreth çështjeve të konceptimit dhe bisedave me punëtorët e kujdesit shëndetësor, “Pema pa fruta” ngjan në një portret të një situate në të cilën përshkruhet presioni ndaj grave për të lindur një fëmijë dhe në të cilin burrat kanë pak përgjegjësi. Për Hasanajn, “Pema pa Fruta” dhe “Mama kolonelja” së bashku, mund të ndihmojnë në nxjerrjen në pah të gabimeve të përcaktimit të një standardi dhe rolit të gruas në shoqëri.

Filmi tjetër që u shfaq të martën “Sirena e Faso Finit” nga regjisori Michel Zongo gjithashtu pati jehonë në Ballkan. Dokumentari përqendrohet në një komunitet të bazuar rreth fabrikave të tekstilit në Koudougou, i cili është qyteti i tretë më i madh në Burkina Faso. Pëlhura e prodhuar në fabrikë dikur ishte krenaria e kombit, në fillim të filmit, lideri revolucionar i vendit Thomas Sankara, është parë duke demonstruar krenarinë e tij dhe të njerëzve të tij të cilët vishen nga prodhuesit vendor.

Megjithatë, pasi iu dha ndihma financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, u kushtëzuan nga privatizimi i industrive vendore, fabrika vuante nga shkurtimet e mbetura dhe mbyllja, një dështim i privatizimit që shumë punëtorë në mbarë Kosovën e kanë përjetuar.

Edhe pse filmi fillimisht duket si një tragjedi tipike post-industriale, filmi shkon drejtë një të tretë përfundimtare në të cilën, i frymëzuar pjesërisht nga citimi i Sankara nga Zongo, ish-punonjësit e fabrikës punojnë së bashku me gratë e reja për të krijuar një kompani të re të tekstilit me cilësi të lartë si një kooperativë nga Koudougou.

Temat e eksploruara në filmat e shfaqur deri më tani, dukej se rezononin me audiencën. Student i i Artit bashkëkohor dhe i filmit në Universitetin e Prishtinës, Arianit Beqiri, tha për Prishtina Insight se filmat e kanë ndihmuar në njohjen e “përgjithshmërisë së varfërisë”, duke shtuar se kinemaja kosovare shpeshherë ka pasur mungesa deri tani në trajtimin e këtyre temave kryesore sociale.

“Këtu ne jemi të shqetësuar me privatizimin, kujdesin shëndetësor, papunësinë, arsimin, pensionet dhe shqetësimet e tilla duhet të transmetohen përmes kinemasë,” tha Beqiri.

Java e kinemasë së artit bashkëkohor afrikan, të enjten në mbrëmje ka organizuar një koncert i cili do të mbahet nga Shpat Deda në Kino Armata dhe përmbyllet të premten me filmin “The Pirogue”.

Ky film senegalez ka garuar në kategorinë “Un Certain Regard” në festivalin e filmit të Kanës në vitin 2012 dhe e tregon historinë e rrezikshme të migrimeve nëpër ujërat e Spanjës.

Për “101” e ardhshëm, Kino Armata largohet nga Afrika dhe eksploron stilin post-modern të regjisorit Quentin Tarantino, duke filluar me pamjen e tij debutuese “Reserboir Dogs” të hënën.

 

Jack Robinson është një gazetar  i specializuar në raportime në çështje politike, të kulturës dhe në futboll në Kosovë dhe tërë Ballkanin.