Komuna e Prizrenit - Foto: KALLXO.com

Prizreni e Graçanica nuk zbatojnë plotësisht ligjin e gjuhëve zyrtare

Komuna e Prizrenit dhe ajo e Graqanicës nuk janë duke e respektuar në plotni Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare.

Një hulumtim i kryer nga KALLXO.com identifikon problem të zbatimit të Ligjit për Gjuhët veqanërisht ofrimit të dokumenteve në gjuhën boshnjake, turke dhe dokumentacionit në gjuhën shqipe.

Ligji për Gjuhët Zyrtare parasheh që dokumentet për qytetarët e kombësive të ndryshme të ofrohën në gjuhët të cilat ata i kërkojnë.

Por hulumtimi tregon se procedurat zgjaten  kur qytetarëtë kërkojnë dokumentet në gjuhë të ndryshme zyrtare.

Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër  në Prizren u ofron qytetarëve dokumentet kadastrale në gjuhën shqipe ndërs gjuhët tjera si turke e boshnjake nuk vijnë në shprehje.

Në bisedë për KALLXO.com drejtorit për Gjeodezi dhe Kadastër, z. Refik Shaqiri, pranon se dokumentet i lëshojnë në gjuhën shqipe  ndersa arsyetimi që e ka dhënë drejtori Shaqiri ishte se nuk ekziston ndonjë jurist i cili e njeh gjuhën serbe apo boshnjake, turke, gjuhë të cilat janë tëlegjitimuara në komunën e Prizrenit, prandaj vendimet lëshohen në gjuhën shqipe edhe pse kërkesat vijnë në gjuhë të tjera.

“Në rastet kur pala dëshiron që me çdo kusht që vendimi t’i lëshohet në gjuhën e dëshiruar (zyrtare), atëherë lënda i nënështrohet procedurës në zyrën e përkthimit” thotë Shaqiri

Ai tregon se kanë kërkuar disa herë punësimin e njërëzve që i njohin disa gjuhë por rekrutimi i stafit të ri ka qenë i pamundur për shkak të mungesës së pozitave të lira.

Zyra e personelit në Prizren nuk është përgjigjur në pyetjet se pse gjatë rekrutimit të stafit nuk është kriter njohja e gjuhës zyrtare.

Ndërsa, Zyra e Komisionerit për gjuhët, asnjëherë nuk kishin kontaktuar me drejtorin Shaqiri në lidhje me moszbatimin e ligjit për gjuhë zyrtare dhe atyre në përdorim zyrtar në komunën e Prizrenit.

Sa janë të diskriminuar shqiptarët dhe komunitetet e tjera jo serbe që jetojnë në  Graçanicë?

Objekti i Komunës së Graçanicës | Foto: KALLXO.com

 

Në drejtorinë për gjeodezi dhe katastër z. Nebojša Sudimac tregon se punonjësit njohin vetëm gjuhën serbe dhe kanë probleme në trajtimin e kërkesave që vijnë në gjuhën shqipe

I pyetur se si veprojnë me lëndët që vijnë në gjuhën shqipe,ai theksoi se lëshojnë vendime në mënyrë shabllonike, ku ndonjëherë kërkojnë edhe ndihmën e zyrtarëve komunalë për përkthime pranë kësaj komune.

Sa i përket rekrutimit të punëtorëve ekzistues në këtë drejtori,  KALLXO.com i është  drejtuar edhe Zyrës së Personelit në komunën e Graçanicës, për çka janë pranuar përgjigje  përgjigje nga  Sandra Steviç, shefe e Personelit në Komunën e Graçanicës, e cila pohoi se i kanë respektuar të gjitha procedurat për rekrutimin e punonjësve.

Por, përgjigjia e znj. Steviç është kundërthënëse me atë të drejtorit në këtë komunë.

Në pyetjen se cili ishte interesimi i Zyrës së Komisionerit për Gjuhët, drejtori pohoi se, që nga marrja e mandatit, nuk e kishte kontaktuar askush nga ajo zyrë.

Procedurat Ligjore

Të dhënat e grumbulluara në hulumtim tregojnë se dy komunat nuk respektojnë standaret ligjore të Ligjit Nr. 02/L-37 për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Kosovës Neni 8 paragrafi 8.1 dhe 8.2, ndërsa Zyra e Komisionerit për gjuhë ka shkelur Nenin 32 paragrafin 32.3 pika (ii)  në lidhje me nenin 32.4

Obligimet për të mbikëqyrur zbatimin e ligjit për gjuhët e ka Komisioneri për Gjuhët

Në përgjigjet e tyre ata tregojnë se se çdo vit nxjerrin raporte negative për çdo komunë, por thotë se mungon vullneti politik që gjatë punësimit të zyrtarëve të përzgjedhin persona të cilët i njohin dy gjuhët zyrtare që kjo gjendje të përmirësohet.