Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt. Foto: Facebook.

Planet politike të Bekim Jasharit

Është ende në pikëpyetje nëse një parti politike e përfolur se dotë drejtohet nga kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari mund të shfaq sfidë serioze për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Biri i heroit kombëtar dhe kryetari i pavarur në rajonin me ndikim të Drenicës, Bekim Jashari, tani po pretendon që ta tronditë skenën politike në një nivel nacional.

Hamëz Jashari, babai i Bekimit, ishte njëri prej 58 anëtareve të familjes Jashari që u vra nga rrethimi tre ditor nga forcat serbe me familjen e vendosur në Prekaz në vitin 1998, gjatë një sulmi brutal nga serbët e udhëhequr nga Sllobodan Millosheviq ndaj ushtrisë në formim e sipër të udhëhequr, ndër tjerë, nga Hamëz dhe Adem Jashari.

Emri i familjes së respektueshme Jashari ndihmoi Bekim Jasharin të fitojë 85.5 përqind të votave ne zgjedhjet lokale të vitit 2017 në Skenderaj, qytetin kryesor ne rajonin e Drenicës që është qendër e fuqishme e udhëheqjes se PDK nga ish-komandanti i ushtrisë dhe tani Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Jashari kandidoi si i pavarur duke shtyrë PDK të tërhiqet nga kandidatura e tyre në zgjedhje në “shenjë respekti “ për familjen Jashari.

Tani, Jashari është duke folur rreth formimit të partisë se tij, mirëpo ekspertët janë të pasigurt nëse ai do të mund që ta “zhvendosë” PDK-në nga Drenica. Madje disa i kanë vënë në pikëpyetje deklaratat e tij publike.

Duke folur për televizionin T7 në fund të tetorit, Jashari tha që do ta formonte një parti te re “për te mirën e qytetarëve”.

Roli kontrovers në aeroport

Përpara se të zgjedhej kryetar i komunës, Jashari ka shërbyer si kryetar i bordit ne Agjencinë  e Shërbimeve te Navigacionit Ajror, institucionit të vetëm që menaxhon trafikun ajror të Kosovës – aeroporti ndërkombëtar që mban emrin te xhaxhait të tij, Adem Jashari.

ASHNA dhe aeroporti, të cilët qe nga 2011 janë udhëhequr nga konsorciumi Turk Limak dhe Aeroportet e Lionit, kanë qenë të përfshirë në akuza për nepotizëm, keqmenaxhim dhe neglizhencë. Jashari drejtoi bordin nga 2008 deri 2016.

Ne një storie të BIRN-it në korrik të këtij viti, Bahri Nuredini, i cili u zgjodh drejtor i ASHNA-s në 2011 dhe që është i afërm i Bekim Jasharit, tha që disa punëtorë të ASHNA janë të afërm ose shoqëri e tij dhe e Jasharit.

Analisti politik nga Prishtina, Belul Beqaj, vuri në pikëpyetje nëse Jashari ka përfaqësuar një ndryshim nga udhëheqja politike te tanishme te Kosovës, i akuzuar për vazhdimin e përhapjes së korrupsionit njëkohësisht edhe keqmenaxhimin politik dhe ekonomik.

“Duke pas parasysh performancën në karrierën e tij në Aeroport, nuk e shoh Bekim Jasharin si një alternativë”, tha Beqaj për BIRN.

“Në fakt, ai nuk është një alternative që do mund t’i duhet Kosovës”, shtoi ai.

Shfrytëzimi i emrit të familjes

Beqaj parashikoi se një parti e udhëhequr nga Jashari mund të përfundojë duke bashkëpunuar me PDK-në e cila doli nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe zemra e Drenicës.

“Nuk është më patriotizëm. Tani gjithçka është se kush do këtë më shumë mundësi që të përfitojë”, tha ai.

Një tjetër analist, Ramush Tahiri, tha se Jashari si anëtar i familjes më të respektuar në të kaluarën e afërt të Kosovës mund të ndihmojë në marrjen e mbështetjes për partinë e tij politike brenda Drenicës dhe më gjerë.

Jashari e bëri këtë gjatë kandidaturës së tij për kryetar, duke thënë se “do të mundohem te jem Bekimi i njëjtë që ju njihni, si biri i Hamëz Jasharit dhe si pjesëtar i familjes Jashari”.

Mirëpo Tahiri thotë se është shumë herët për të bërë parashikime për zgjedhjet lokale të vitit 2021.

“Duhet të presim për zgjedhjet në mënyrë që të shohim suksesin apo dështimin e kësaj, ose nga kush do të votohet”, u shpreh Tahiri.

“Votat zakonisht jepen në bazë të programit dhe karakterit politik të partisë dhe nuk mund të parashikohet tani se cila parti do të dëmtohet pasi që Bekim Jashari garoi në zgjedhjet e kaluara sii pavarur”, tha Ramush Tahiri.