Partitë Shqiptare Kërkojnë Referendum për Komunën e Tuzit

Dy partitë e shqiptarëve të Malit të Zi kërcënuam se do të largohen nga koalicioni drejtues i vendit, nëse nuk marrin një referendum për ndarjen e komunës së Tuzit nga Podgorica.

Dy partitë Forca dhe Iniciativa Qytetare që përfaqësojnë shqiptarët në parlamentin e Malit të Zi, thanë që do ta lënë koalicionin, nëse referendumi nuk mbahet në vjeshtë.

Sipas një marrëveshjeje mes partnerëve të koalicionit, 15 gushti ishte afati i fundit për organizimin e referendumit.

Një studim i kohëve të fundit, i bërë nga Partia Demokratike e Socialistëve që drejton vendin, sugjeron se komuna e re nuk do të ketë qëndrueshmëri ekonomike, nëse si e tërë pavarësohet nga Podgorica, duke treguar se referendumi duhet të shtyhet.

Por partitë shqiptare kanë hedhur poshtë rezultatet e studimit, duke thënë se një komunë e pavarur e Tuzit, pakëson mundësitë e Partisë Demokratike të Socialistëve për të fituar zgjedhjet e reja lokale, të parapara të mbahen në pranverën e vitit 2014.

 “Tre studimet e mëhershëm tregojnë diçka tjetër. Të ardhurat e komunës do të jenë rreth 2.6 milionë euro”, i tha televizionit publik të Malit të Zi, Vasel Sinishtaj nga Iniciativa Qytetare.

Podgorica është kryeqendër administrative dhe politike e vendit dhe ndahet në tri komuna.

Njëra nga tri komunat është edhe Tuzi, me një popullatë prej 13 mijë banorësh, shumica e të cilëve shqiptarë. Podgorica në përgjithësi ka rreth 160 mijë banorë.

ETIKETA

09 Gusht 2013 - 12:07

BIRN 09/08/2013 - 12:07
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight

Partitë Shqiptare Kërkojnë Referendum për Komunën e Tuzit

by Gazeta JNK
NA NDIQNI

Send this to a friend