Foto: Prishtina Insight

Një muaj: Dashuria, epshi dhe të qeshurat mbushin një histori të prekshme

Duke e bajtur atë çdo muaj nga shtëpia në shtëpi, një marrëveshje kjo mes katër motrave për të ndarë kujdesin ndaj Anës, e cila është e verbër, krijon sprova për motrat dhe për ata që varen prej tyre.

Secili muaj i ri i vitit fillon në të njëjtën mënyrë për Anën kur ajo lëshon radion. “Unë jam Blero dhe kjo është 117.5. Ashtu si çdo muaj, ne fillojmë emisionin tonë me një prej këngëve më të bukura nga i pavdekshmi Muharrem Qena ‘a thua …’ ”

Një Muaj, një film i shkurtër nga shkrimtari dhe regjisori Zgjim Terziqi, na jep një pamje të përditshmërisë  së Anës. Një grua e verbër 40-vjeçare, Ana (Makfire Miftari), kaloi gjithë jetën duke u u larguar e kthyer në shtëpitë e secilës prej motrave të saj. Fillimisht i takojmë personazhet në një moment të tensionuar: Ana, me sa duket e paaftë për t’u kujdesur për veten, ia dorëzon 120 eurot e saj të ndihmës sociale motrës së saj Gonja (Shengyl Ismajli), e cila e dërgon atë tek një motër tjetër, duke tërhequr valixhen e saj dhe radion e saj të çmuar.  

Shfaqur për herë të parë në garën kombëtare të Festivalit Ndërkombëtar Dokufestit dhe të Filmit të Shkurtër në Prizren, Terziqi donte të tregonte një histori të sinqertë. Por si të gjitha tregimet më të mira, shpjegon Terziqi, “Një Muaj” është vetëm gjysëm i vërtetë.  

“Më pëlqen të gënjej dhe të romantizoj”, shpjegon Terziqi. “Unë kurrë nuk kam takuar asnjë nga njerëzit e vërtetë mbi të cilët bazohet ngjarja. Pesë motrat janë të vërteta, ngjarja bazohet në një histori të vërtetë, por për pjesën tjetër, kam dashur që imagjinata ime të egërsohet, nuk doja t’i takoja ato”.

Një Muaj do të ketë premierën e saj në kinemanë Dokukino Plato në orën 8 të mërkurën dhe do të shfaqet përsëri të premten, më 10 gusht në oren 22,  ne Kino N’Lum, kinema kjo e ndërtuar mbi lumin e Prizrenit.

Filmi I cili lindi nga një anekdotë e vogël që I’a kishte trguar një mik Terziqit, derisa ai po kërkonte frymëzim, ndodh brenda tre muajve, duke tërhequr portretin e një familjeje në konflikt për nevojën e tyre për t’u kujdesur për Anën, kohë kjo brenda të cilës nuk u bë ndonjë zgjidhje. Derisa secili personazh angazhohet me Anën, gjithashtu edhe përleshjet e tyre personale fillojnë të dalin në pah.

Qe nga fillimi i filmit, gëzimi që i sjell muzika Anës shihet nga buzëqeshja paqësore që ndriçon fytyrën e saj ndërsa e dëgjon. Se si motrat dhe familja e tyre e trajtojnë radion e Anës dhe dashurine e saj për muzikë, tregon historinë e vet për marrëdhënien mes tyre.

Radioja e vjetër e Anës thyhet nën çatinë e Gonjës, të cilën burri i saj I ndihmon për ta rregulluar dhe pastaj e lë atë në paqe. Gjatë muajit të saj me të dashurën dhe te pavarurën Ajsheja (May-Linda Kosumovic), radioja është thyer plotësisht, por në një skenë mallëngjyese, ato këndojnë së bashku këngën e saj të preferuar.

Ana është pothuajse tërësisht e heshtur gjatë gjithë filmit, megjithatë, përmes gjuhës së trupit të saj ajo I lë hapësirë personazheve tjera të flasin me zë.

Një nga momentet më të mprehta ndodh në barin e njohur Tirona, në Prishtinë, ku Ana pret që të dërgohet për të jetuar me një motër tjetër. “Ne do të gjejmë një zgjidhje për këtë. Të premtoj, ” thotë Ajshe. Ana shtrëngon krahet me frikë dhe pamja e terrorit ne fytyrën e saj kur ajo dëgjon makinën që do ta merrte për ta larguar atë është më domethënese se qfarë do fjale që ajo do të kishte thënë.

Në këtë udhëtim të fundit në shtëpinë e motrës së saj më të madhe, Valbonës, radioja është e mbyllur plotësisht dhe ajo është lënë vetëm me bashkëshortin e Valbonës, Enverin (Luan Jaha), në heshtje.

“Unë do mund të kisha krijuar karaktere të mira, por vetë aktorët i krijuan ato me të vërtetë”, tha Terziqi. “Nuk mund të marr kredi për këtë.”

Terziqi, i cili është 28 vjeç, filloi realizimin e ketij filmi të parë të shkurtër në tetor 2016, pasi u diplomua nga Universiteti i Prishtinës ku studio Regjinë e filmit, së bashku me producentin e ri, Agon Syla. Ai shpjegon se radio përfaqëson një fije që kalon nëpër punën e tij të mëparshme.

“Nuk është kurrë e qëllimshme, por të gjithë filmat e mi duket se rrotullohen, përfundojnë aty ku fillojnë”, tha ai.

Siç shpjegoi Terziqi, filmi përfundon me një skenë pothuajse identike të Anës duke dëgjuar muzikën e saj në një radio të re, e cila tregon se pavarësisht luftës që Ana përjeton, lumturia që kërkon ajo në heshtje mund të jetë afër.

A Month do të shfaqet në Dokukino Plato të mërkurën, më 8 gusht, në orën 20:00 dhe në Kino N’Lum të premten, më 10 gusht, në orën 22:00.