Ngërçi politik, zgjidhja te zgjedhjet

 

Politikanët e Kosovës, të cilët në javët e fundit kanë hyrë në një debat të ashpër rreth shkëmbimit të mundshëm të territoreve midis Beogradit dhe Prishtinës, janë kthyer nga pushimet e tyre të verës vetëm për të treguar se ata janë po aq të ndarë dhe të bllokuar për të gjitha çështjet kyçe, si më parë.

Ndër çështjet e tjera, bllokimi mund të ketë një ndikim të madh në procesin e zgjerimit të Kosovës në BE dhe madje të bllokojë heqjen e shumëpritur të regjimit të vizave për në BE.

Të përballur me një humbje të mundshme të fondeve të rëndësishme të BE-së, në rast se Kuvendi i Kosovës nuk do të arrinte t’i miratonte reformat e kërkuara, ligjvënësit javën e kaluar miratuan tri dokumente të rëndësishme për t’i vazhduar marrëdhëniet e mira me Brukselin.

Por udhëheqësit e opozitës dhe ekspertët theksojnë se parlamenti mbetet “i paralizuar” dhe se kjo situatë ndoshta mund të zgjidhet vetëm me zgjedhje të reja.

Nën presionin gjithnjë në rritje të opozitës, koalicioni qeverisës pa dyshim ra dakord që të thërrasin seancë të jashtëzakonshme për 20 shtator për të debatuar mbi reformat kyçe të BE-së.

“Këtë seancë e kemi thirrur kur Kuvendi pothuajse është paralizuar. Nuk ka rrugë tjetër përveç zgjedhjeve të reja”, tha Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partia kryesore e opozitare, para seancës.

Më 20 shtator, Kuvendi më në fund e ratifikoi Marrëveshjen Financiare për IPA 2018; një marrëveshje me BE-në për pjesëmarrjen në programin “Evropa për qytetarët” dhe një marrëveshje me Komisionin Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Erasmus +” për arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin.

Paketa IPA 2018 përfshin financimin për 11 projekte që do të ndihmojnë procesin e harmonizimit me legjislacionin e BE-së.

Ato përfshijnë çështjen që lidhen me të drejtat e njeriut, efikasitetin e energjisë, ekonominë digjitale, sigurinë ushqimore dhe mbështetjen për një koordinim më të mirë midis arsimit dhe tregut të punës si dhe politikat sociale.

Gjithsesi, këto projekte duhet t’i japin Kosovës më shumë se 220 milionë euro të fondeve të BE-së.

Verë e ngrohtë politike pasuar me vjeshtë më të nxehtë

Megjithatë, udhëheqësit e opozitës dhe ekspertët theksojnë se ky nuk është fundi, por vetëm fillimi i një krize të madhe politike.

Problemet politike të pranishme në Kosovë me vite kanë arritur një kulm të ri, ndërsa sesioni i parë i rregullt vjeshtor filloi më 13 shtator, me 40 pika në rendin e ditës.

Kuvendi goditi një mur të nesërmen, pasi partitë kryesore të opozitës, LDK dhe Vetëvendosje, bojkotuan vazhdimin e seancës të premten.

Më parë, ata kishin kërkuar një seancë të jashtëzakonshme mbi idenë e një shkëmbimi të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë – çështja që nxiti shumë tension në rajon gjatë javëve të fundit.

Opozita donte një rezolutë të miratuar në seancën e jashtëzakonshme, e cila do të konfirmonte se “askush nuk e ka mandatin për të negociuar me  territorin e Kosovës”.

Ata gjithashtu thanë se nuk do të ktheheshin në parlament deri në përmbushjen e kërkesës së tyre.

“Ne nuk do të hyjmë [dhoma] derisa të mbahen seancat e jashtëzakonshme për të mbrojtur territorin e Republikës së Kosovës”, tha Besa Gaxherri, deputete e LDK-së, më 14 shtator.

Zhvillimet thjesht kanë  konfirmuar hendekun midis partive qeverisëse dhe atyre të opozitës mbi zgjidhjen e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nëpërmjet një shkëmbimi territoresh dhe bllokimit që kërcënon skenën politike të Kosovës dhe parlamentin e saj.

Koalicioni qeverisës është i dënuar të dështojë që nga dita e parë

Koalicioni i tanishëm qeverisës u krijua pothuajse saktësisht një vit më parë, më 7 shtator 2017.

Ai përfshinte edhe koalicionin e ri të PAN-it, përfshirë Partinë Demokratike të Kosovës, PDK të Kadri Veselit, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, AAK të Ramush Haradinajt, NISMA-n e Fatmir Limajt dhe Aleancën Kosova e Re AKR, të Behgjet Pacollit, së bashku me partinë kryesore serbe të Kosovës, Listën Serbe.

“Situata në të cilën ndodhet parlamenti është parashikuar që nga dita kur është votuar Qeveria Haradinaj”, tha për BIRN gazetari që ndjek nga afër punën e Kuvendit, Agron Halitaj.

“Si pasojë e mungesës së numrit të partive politike shqiptare, kjo qeveri nuk mund të krijohej pa bekimin e Listës Srpska, e cila merr direktivat e saj nga Beogradi”, shtoi ai.

Koalicioni qeverisës mbajti vetëm 62 nga 120 vende, me një diferencë shumë të ngushtë. Themelimi i kuorumit që nevojitet për mbajtjen e seancave parlamentare është treguar të jetë i vështirë.

Artan Murati, nga një organizëm mbikëqyrës në Prishtinë, Instituti Demokratik i Kosovës  (KDI), i tha BIRN-it se Kuvendi ka qenë krejtësisht jofunksional si rezultat i problemit të marrjes së kuorumit të nevojshëm për votim.

Ai tha se mosmarrëveshjet e thella midis koalicionit qeverisës dhe partive opozitare kanë çuar në një numër të madh ligjesh që nuk janë miratuar për shkak të mungesës së deputetëve.

Murati gjithashtu vuri në dukje se, gjatë seancës së pranverës, Kuvendi shpesh funksiononte pa një orar të rregullt të seancave dhe takimeve të Komisioneve parlamentare.

Gjatë sesionit pranveror, Kuvendi përfundimisht miratoi marrëveshjen e diskutueshme mbi Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi pas vonesave të shumta, kur koalicioni qeverisës më në fund mblodhi votat e mjaftueshme.

Votimi u zhvillua në mes të gazit lotsjellës, të cilën deputetët e Vetëvendosjes e përdorën në një përpjekje për të parandaluar votimin.

Pas këtij incidenti, 13 deputetë u ndaluan nga ajo seancë, pesë prej tyre nga Vetëvendosje, ndërsa shtatë nga deputetët e tyre u arrestuan.

Reformat thelbësore të bllokuara nga ngërçi politik

Por numri pritej të rritej kah fundi i vitit, pasi qeveria duhej gjithashtu të paraqiste një legjislacion të ri.

Prej këtyre 65 projekteve, 22 ishin të reja, ndërsa 43 ishin në fazën e leximit të dytë.

Murati paralajmëroi se nga këto 65 ligje, 13 kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, shumica e të cilave kanë një karakter financiar që kërkon mbështetjen e dy të tretave të 120 deputetëve.

“Dhjetë nga 65 ligjet lidhen me Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe agjendës së zgjerimit të BE-së, miratimi i të cilave lidhet drejtpërdrejt me proceset më të gjera të integrimit në BE dhe liberalizimin e vizave”, theksoi Murati.

“Përmbushja e kësaj agjende do të jetë një sfidë e madhe për Kuvendin nëse vazhdon polarizimi ekstrem i partive qeverisëse dhe opozitare”, paralajmëroi Murati.

Zgjedhjet e reja të menjëhershme mund të jenë vetëm rrugëdalje

Gazetari Agron Halitaj thekson se në sistemet parlamentare, kur një koalicion qeverisës nuk ka mbështetjen për të miratuar ligje, shpesh përcillet një krizë institucionale dhe politike. “Kosova është në një situatë të tillë aktualisht”, tha Halitaj.

Ai shtoi se nëse bllokada vazhdon për më shumë kohë, ajo duhet të zgjidhet ose nëpërmjet ri konfigurimit të koalicionit qeverisës, krijimit të një të riu ose përmes zgjedhjeve të menjëhershme.

Analisti politik në Prishtinë, Imer Mushkolaj, i tha BIRN-it se zgjedhjet e parakohshme mund të jenë një ide e mirë, “pasi institucionet do të merrnin legjitimitetin e duhur”.

“Tani kemi një situatë absurde ku koalicioni qeverisës nuk ka shumicën e votave … dhe ku askush [në qeveri apo opozitë] nuk merr përgjegjësi,” tha Mushkolaj.

Ai shtoi se nëse palët nuk bien dakord për zgjedhjet, Presidenti Hashim Thaçi mund të vazhdojë me idetë e tij mbi dialogun me Serbinë, “por marrëveshjet që ai mund të arrijë nuk do të jenë të ligjshme”.

“Ne jemi në një pozitë kur mund të zgjedhim nëse do ta lejojmë Thaçin të punojë pa legjitimitet – ose të shkojmë në zgjedhje të menjëhershme”, tha Mushkolaj për BIRN.