Mladen Ivaniq dhe Milorad Dodik, liderë të serbëve të Bosnjës

Ndarjet e Reja, Gjëja e Fundit që i Duhet Ballkanit

Është një mantra (slogan i përsëritur shpesh) në qoshet më pak të informuara në komunitetin e politikës së jashtme: kur ka dyshim, ndarje.

Nga Siria në Ukrainë, në Irak, ku mungon vullneti ndërkombëtar për paqebërje dhe paqeruajtje, dhe akoma më shumë punë dhe kohë në promovimin e demokracisë dhe ndërtimit të institucioneve, konfliktet mund të adresohen vetëm përmes ndarjes.

Kjo është, ndarja e shteteve “të komplikuara” ose “të panatyrshme” përballë atyre “natyrale”, linjave sektariane.

Çfarë bëri thirrja e Timothy Less në “Foreign Affairs” muajin e kaluar për një raund të ri befasues të ndarjes në Ballkanin Perëndimor – përveç cirkut medial histerik rajonal i cili nuk ka vdekur ende – është se ne jemi tani më shumë se dy dekada larg nga e keqja e luftërave jugosllave.

Në këtë pikë, nuk ka luftë aktuale në Ballkan që garanton ndërhyrje të tilla dramatike të perëndimorëve.

Në vend të kësaj, sugjerimi i zotit Less ishte që Uashingtoni dhe Brukseli “ta mbështesin fragmentimin e brendshëm të shteteve multi-etnike, ku pakicat e kërkojnë atë” është në vetvete një garanci virtuale e një gjakderdhjeje të re në ish-Jugosllavi.

Ne mund t’i kundërpërgjigjemi Less-it në mantra-n e ndarjes si: paqja është e mërzitshme, lufta është emocionuese. Një arsyetim i tillë i pakuptimtë bëhet vështirë temë e analizave të matura, por, fatkeqësisht për qytetarët e zakonshëm të Ballkanit, do të gjeni një audiencë në skajet më radikale të klasës politike lokale.

Less është i saktë kur thotë se ka një krizë në qeverisjen demokratike në rajon dhe po ashtu se liderët etno-nacionalistë dhe partitë vazhdojnë të dominojnë politikën elektorale të ish-Jugosllavisë.

Gjithashtu është e mundshme që, në prag të referendumit Brexit dhe zgjedhjes së Donald Trump-it, epokës së parësisë amerikane dhe europiane në Ballkanin Perëndimor po i vjen fundi.

Asgjë në llogari të tij, megjithatë, në thelb nuk trajton asnjë nga këto çështje, ose nuk ofron një mënyrë të besueshme për të ecur përpara. Në vend të popullsisë shumicë dhe shkëmbimit të territoreve, Less imagjinon se si reduktimi i tensioneve në rajon mund të arrihet vetëm nëpërmjet fushatave masive të dhunës, më shumë se në vitet e ’90-ta.

E vetmja gjë më absurde se sa sugjerimi se Bosnja dhe Hercegovina apo Maqedonia, për shembull, mund të shpërbëhen në mënyrë paqësore është sugjerimi i Less-it që Uashingtoni dhe Brukseli të zotojnë jetëra dhe fonde në një kohë krize pan-atlantike për të lehtësuar një aventurë të tillë absurde.

Për më tepër, Less, dhe ata që vazhdojnë t’i ofrohen fjalimit të tij me programe, duken të bindur se të vetmit njerëz që ia vlen të dëgjohen në Ballkan janë ekstremistët e lartpërmendur dhe reaksionarët.

Në fund të fundit, ata janë vetëm “pakicë” që kërkojnë diçka të ngjashme me rindarjen e tij të rajonit: kriminelëve të luftës dhe ndjekësit besnikë të rrugës së tyre.

Asnjë tjetër vëzhgues serioz, studiues, ose shtetas i ish-Jugosllavisë nuk do të ëndërrojë për atë që Less-i i referohet si një “vizion Wilsonian i një Europe të përbërë nga kombe vetëqeverisëse”. Pjesa tjetër e botës mund ta mbajë në mend më saktë si projekti i Radovan Karaxhiqit për asgjësimin dhe i spastrimin etnik.

Të heshtur duke pasur parasysh këtë cinizëm nuk janë vetëm “boshnjakët dhe maqedonasit [që] do të duhej ta pranonin humbjen e territorit për të cilin ata janë ndjeshëm të prekshëm dhe pa asnjë kompensim të konsiderueshëm tokësor”.

Për më tepër Less kundërshton atë që ka qenë cilësia përcaktuese e Ballkanit Perëndimor për shekuj me radhë, edhe pas tmerreve të luftërave jugosllave; domethënë, një multikulturalizëm i gjallë dhe organik.

Sot, diversiteti i natyrshëm i rajonit, ashtu si zhvillimi i saj demokratik dhe ekonomik, është i komprometuar pikërisht nga raundi i mëparshëm i ndarjes. Ajo që dijetarët dhe politikëbërësit kanë parashikuar në vitin 1990 është tashmë një realitet i qartë: Bantustans bën për republikat e varfra.

Në këtë drejtim, të paktën, ne të gjithë pajtohemi me Less-in se “Shtetet e Bashkuara duhet të përfundojnë punën që kanë nisur shumë kohë më parë”.

Por, ndërsa Less do ta kthente perëndimin në Ballkan me sa duket për ta ringjallur programin politik të Karaxhiqit, Ratko Mlladiqit, Franjo Tugjmanit dhe Sllobodan Millosheviqit, parimet bazë të asaj që Richard Holbrooke, Marti Ahtisari-t, dhe negociatorët e tjerë amerikanë dhe europianë fituan në ish-Jugosllavi, në të vërtetë, do të humbeshin.

Domethënënë, një kornizë bazë për paqe, në ato baza në të cilat udhëheqësit politikë, përfaqësuesit e shoqërisë civile, dhe komuniteti ndërkombëtar i ditëve të sotme do të mund të ndërmerrnin hapa tutje për të filluar një detyrë të kësaj gjenerate për reformë dhe demokratizim të sinqertë dhe rrënjësor.

Ide të tilla mund të duken sot si tema të fantazisë për shkak të plogështisë dhe cinizmit që po mbizotëron në ish-Jugosllavi.

Por elementi më i çmuar i formulës mbetet: paqja. Dhe çdo paqe është e preferueshme ndaj ankthit të luftës – një fakt që njerëzit në Ballkanin Perëndimor do të ishin të lumtur ta ndanin me Less-in, sikur ai të ishte në gjendje të dëgjonte ata në gjuhët e tyre amtare.

Aq sa politikëbërësit ndërkombëtarë janë të frustruar me mungesën e progresit në ish-Jugosllavi, ata kanë një audiencë pranuese në të gjithë rajonin.

Askush nuk është më i lodhur me patrimonializmin e përhapur dhe servilët autoritarë të elitës në Ballkanin Perëndimor se qytetarët e tyre; protestat në Bosnjë në vitin 2014 dhe Revolucioni Shumëngjyrësh në Maqedoni, që të dyja të dala nga paradigma dominuese etnike e epokës së pasluftës, janë provë e mjaftueshme për këtë.

Less ka të drejtë të jetë skeptik me idenë se puna e kujdesshme, e ngadaltë dhe e dhimbshme e ndërtimit të lëvizjes dhe organizimit të komunitetit përfundimisht do ta transformojë rajonin në këto dy dekadat që ndërkombëtarët e përfshirë lart e poshtë kanë dështuar ta bëjnë.

I takon atij që të jetë skeptik dhe neve që të vazhdojmë punën tonë nga poshtë-lart me partnerët, miqtë dhe aleatët tanë.

Por është kulmi i papërgjegjshmërisë për Less-in apo dikë tjetër, qoftë në Uashington apo në Moskë ose në Sarajevë, që të vë në jetë ndjenjat më reaksionare dhe vulgare të kaluarës tonë ende të afërt në esenë e tij.

Në fund të fundit, kur fanatikët gërmojnë varreza të reja masive për të realizuar vizionet e tyre apokaliptike, Less të jetë në gjendje për t’u lutur për njerëzinë Wilsoniane.

Dr Jasmin Mujanoviq është i specializuar në shkencat në politikën e Evropës Juglindore dhe politikat post-autoritare dhe demokratizimit pas konflikteve. Libri i tij i parë, “Uria dhe Tërbimi: Kriza e Demokracisë në Ballkan” do të jetë në dispozicion nga Shtëpia Botuese “Hurst” në vitin 2017.

Opinionet e shprehura në këtë Koment janë të autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e BIRN.