Nafta Kushon 10 Centë Më Shumë

Çmimi i naftës në vend është shtrenjtuar për rreth 10 centë, që nga mesi i muajit korrik.

Një litër naftë muajin e kaluar mund te blihej për rreth 1 euro e 20 centë, e tash ai shkon deri në 1 euro e 30 centë.

Rritja është konfirmuar nga disa kompani nafte, raporti gazeta Koha Ditore, të martën.

Edhe kompania “Patroni” i ka konfirmuar Gazetës Jeta në Kosovë se litra e naftës është duke u shitur 1 euro e 29 centë në pikat e saj, ndërsa për shitjet me shumicë 1 euro e 24 centë.

Afrim Morina, menaxher i kompanisë, thotë se këto çmime muajin e kaluar ishin për 10-12 centë më të lira.