Suharekë. Foto: Kallxo.com

Mungesat e Suharekës

Hulumtimi i ekipit të KALLXO.com në kuadër të ‘Debat Pernime’ për komunën e Suharekës ka nxjerrë në sipërfaqe shumë probleme në këtë komunë.

Pesë kandidatë, Bali Muharremaj (AAK), Blerim Xhemajli (PDK), Kadri Balaj (NISMA), Sali Asllanaj (LDK) dhe Sali Zyba (LVV) kanë dhënë ofertat e tyre për votuesit në këtë komunë. Gjatë mandatit të kaluar, komuna është drejtuar nga Asllanaj i LDK-së.

Hulumtuesit e KALLXO.com kanë gjetur se qyteti i Suharekës ka disa plane rregulluese të cilat në mandatin e kaluar ishin miratuar në Kuvendin e Komunës, mirëpo Ministria e Ambientit i ka pezulluar të gjitha, pasi planet janë hartuar pa e respektuar planin zhvillimor komunal.

Hulumtimi në terren ka treguar se në qytetin e Suharekës janë hartuar gjithsejtë 9 plane rregulluese, por të cilat kanë dështuar dhe të cilat kanë shkaktuar humbje të mëdha financiare. Të gjeturat në terren tregojnë se përveç fshatrave Samadrexhë, Studenqan dhe Mushtisht, fshatrat tjera nuk kanë fare plane rregulluese.

Ekipet në terren kane gjetur se komuna e Suharekës, përkundër investimeve në rrugë nuk ka arritur ta eliminojë tollovinë në trafik.

Rruga më e ngarkuar është nga Fabrika Ballkani deri në Shirokë, pastaj rruga e transitit në kyçje me rrugën Skënderbeu, si dhe rruga kryesore Brigada 123. Qyteti i Suharekës ka probleme të mëdha me mungesën e parkingjeve. Qytetarët i parkojnë vend e pa-vend veturat, e këmbësorët nuk kanë trotuar.

Mungesë parkingjesh në Suharekë. Foto: Kallxo.com

Mungesa e parkingjeve për vetura sipas të gjeturave në terren, shkakton probleme gjatë tërë vitit, por problemi rëndohet dhe më shumë gjatë kohës së verës kur kthehen shumë bashkatdhetarë në sezonin e vërës.

Hulumtimi në terren i KALLXO.com tregon se uji i pijshëm vazhdon të jetë problem për qytetarët e Suharekës.

Rivalët e Suharekës në Debat Pernime

Të dhënat nga terreni tregojnë se në 12 fshatra të komunës së Suharekës ende nuk kanë rrjet të ujësjellësit.

Probleme më furnizim më ujë të pijshëm ka dhe brenda qyteti, sidomos gatë sezonit të verës ka reduktime të gjata të ujit të pijshëm dhe kjo rëndon jetën e qytetarëve të Suharekës.

Sipas të dhënave të siguruara fshatrat që s`kanë ujë, apo që kanë probleme me furnizimin e ujit janë fshatrat: Nishor, Gelancë, Leshan, Tërrnje, Budakovë, Dobërdelan, lagje në qytet Rr. e Reqanit, Bukoshi, etj..

Sipas te gjeturave ën terren, komuna e Suharekës ka probleme me deponi ilegale. Ekipet në terren kanë hasur në disa zona brenda qytetit dhe në fshatra buzë rrugëve deponi ilegale.

Sipas të dhënave, komuna e Suharekës kishte paraparë ndërtimin e një deponie të mbeturinave dhe për të njëjtën është ndarë lokacioni, por ende nuk është investuar asgjë. Qyteti ka plot deponi ilegale, disa prej të cilave janë edhe në lumenj.

Ekipi i KALLXO.com ka gjetur se nga 30 shkollat e komunës së Suharekës vetëm tri kanë laboratorë të Kimisë  dhe Fizikës, ndërsa vetëm gjashtë shkolla kanë sallë të Edukatës Fizike. Hulumtimi ka treguar që shkollat e qytetit kanë nevojë për rritje të hapësirave për shkak të rritjes së numrit të nxënësve. Në anën tjetër, Suhareka vazhdon të ketë vetëm një çerdhe publike. Objekti i çerdhes është shumë i vjetër, komuna s`ka bërë investime në ndonjë lokacion tjetër për ndërtimin e çerdheve të reja. Komuna e Suharekës ka vetëm një çerdhe publike dhe ajo në pronë kontestuese. Objekti i çerdhes është tejet i vjetër, përkundër investimeve që janë bërë aty, objekti është mjaftë i vjetër. Një pjesë e objekteve të çerdhes janë jashtë funksionit pasi rasti rreth pronësisë së tyre është në gjykatë. Komuna e Suharekës nuk e ka ndërtuar asnjë çerdhe në mandatin 2013 – 2017.

Suharekë. Foto: Kallxo.com

Problem tjetër për arsimin në Suharekë janë edhe konteste e shumat gjyqësore që i ka DKA-ja me stafin e pensionuar dhe ka raste që Gjykata ia ka kthyer në punë: një drejtor Shkolle në fshatin Sallagrazhdë dhe një mësimdhënëse në Suharekë.

Hulumtimi tregon se komuna e Suharekës ka probleme në shëndetësi, në shumë vendbanime nuk funksionojnë shtëpitë e shëndetit. Të gjeturat tregojnë se në disa fshatra ekzistojnë objektet e ambulantave shëndetësore, por të njëjtat nuk punojnë. Problemi kryesorë pse nuk punojnë këto është mungesa e stafit, pasi komuna nuk ka pasur mjete që të punësojë mjekë dhe staf përcjellës në këto ambulanta. Si pasojë ë mos funksionimit dhe mungesës së shtëpive të shëndetit në shumë fshatra  të Suharekës, shkaktohen probleme të mëdha dhe mbingarkesë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Ndotja e lumit në Suharekë. Foto: Kallxo.com

Të gjeturat tregojnë se komuna e Suharekës ka probleme në ekzekutimin e projekteve dhe në realizimin e të hyrave vetanake. Vetëm 3.3 milion euro nga 12 .7 milion euro sa është buxheti total i kësaj komunë ndahen për investime kapitale. Pjesa më e madhe e këtij buxheti është grant nga qeveria, ndërsa të hyrat e Komunë së Suharekës në vitin 2016, sipas Auditorit, kanë qenë vetëm 1,1 milionë euro. Edhe Suhareka ka telashe me ekzekutim të buxhetit.

Të dhënat tregojnë se Suhareka nuk  ka mundur që t`i realizojë projektet me kohë dhe si pasojë e kësaj suharekasit ballafaqohen me rruge me gropa, mungesë të ujit të pijshëm, mungesë të kanalizimeve, etj., poashtu të dhënat tregojnë se

Përkundër potencialit shumë të madh për zhvillimin e bujqësisë dhe të turizmit, komuna e Suharekës vetëm 5 %  të buxhetit nga investimet kapitale e ndan për këto sektorë vital për zhvillimin ekonomik. Derisa nga hulumtimet dëshmohet se komuna e Suharekës për asfalt ndan mbi 50 % të buxhetit nga investimet kapitale.

Të gjeturat në terren tregojnë se komuna e Suharekës nuk e ka të rregulluar transportin publik brenda qytetit. Si rrjedhojë qarkullimi i qytetarëve bëhet me kombibusë privatë, ndërsa në fshatra operojnë kompani private të autobusëve.