Ministrat Jashtë & Të Mos Shitet PTK-ja (Video)

Grupi i Qytetarëve të Organizuar të premten kërkoi që PTK-ja të mos shitet.

Kërkesa erdhi në ditën që qeveria shpalosi ofertat për kompaninë më profitabile në vend.

Marshi i protestuesve u ndal në sheshin “Nënë Tereza”,  te Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ku u kërkua dorëheqja e ministrit Besim Beqajt.

Protesta sikur më parë filloi nga selia qendrore e KEK-ut me fishkëllima dhe thirrjet tashmë të zakonshme “Hajnat në burg”, “Hajnat në burg”.

Rron Gjinovci nga Grupi i Qytetarëve të Organizuar tha se edhe pse është përfolur të merren masa për faturat e fryra të KEK-ut nuk është bërë asgjë konkrete.

Ai tha se populli nuk mund të paguajë tarifat e larta të rrymës përderisa ekonomia është në rënie dhe se përgjegjësit e fryerjes së faturave duhet të dalin para drejtësisë.

Vendndalimi i fundit i protestuesve ka qenë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Aty, protestuesit kërkuan edhe dorëheqjen e menjëhershme të Ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

Rexhepi ka qenë i kritikuar për skandalin e zhdukjes së 1.4 milionë eurove në tenderin e kaluar të pasaportave biometrikë, ndërsa Beqaj për privatizimet në KEK si dhe fryrjen e faturave.

Për temën e fundit, protestuesit kërkuan edhe dorëheqjen e drejtorit të KEK-ut Arben Gjukaj.