Mesazhet Historike të 'NEWBORN'

Më 17 shkurt  të vitit 2008 në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës u bë edhe zbulimi i obeliskut “NEWBORN”.

NEWBORN deri në vitin 2013 ishte i ngjyrosur me ngjyrë të vedhë dhe i mbuluar me nënshkrimet dhe mesazhet që lanë qytetarët e Kosovës dhe të tjerët që e vizituan këtë vend.

Ky monumenti ishte paraparë që të ngjyrosej cdo vit në përvjetorin e pavarësisë më 17 shkurt por kjo nuk ndodhi për shkak të refuzimit të kërkesave të ideatorit për ngjyrosje dhe mirëmbajtje çdo vit.

NEWBORN-it që nga zbulimi në vitin 2008, për herë të parë iu ndërrua pamja në vitin 2013.

Pas pamjes me ngjyrë të verdhë, në vitin 2013 NEWBORN-i u ngjyros me të gjithë flamujt që e njohën Kosovën si shtet të pavarur që nga viti 2008.

Në vitin 2014, ideatori i NEWBORN-it, Fisnik Ismajli kishte vendosur që ai të marrë pajmen me ngjyrat e uniformave ushtarake të UÇK-së dhe të NATO-së, për gjashtë vjetorin e Pavarsisë së Kosovës dhe shenimin e 15 vjetorit të çlirimit.

Pamja me ngjyrat e uniformave u bë edhe në shenjë falënderimi për flijimin e popullit të Kosovës dhe ndaj atyre që ndihmuan për pavarsimin e Kosovës.

Ndërsa në shtatë vjetorin e Pavarsisë së Kosovës, nën moton “shprehu lirë, ndjeu mirë” u vendos që NEWBORN-it t’i ndërrohet pamja nga qytetarët sipas dëshirave të tyre. Ata ishin të lirë që të pikturonin në të gjitha shkronjat përveç shkrojnës “E” e cila u ngjyros me ngjyrë të zezë.

Sipas ideatorit të NEWBORN-it Fisnik Ismajlit, shkronja “E” ishte ngjyrosur me ngjyrë të zezë për t’u paraqitur eskodi, europa, ekonomia në vend dhe EULEX-i.

Izolimi i qytetarëve të Kosovës dhe mosliberalizimi i vizave u paraqit në vitin 2016, në tetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. NEWBORN-i u ngjyros me ngjyrë të kaltërt dhe re të bardha, dhe u rrethua me tela me gjemba permes të cilës u përçua mesazhi për izolimin e qytetarëve të vendit.

Ndërsa në vitin 2017 NEWBORN-it i-u rrëzuan shkronjat “N” dhe “W” për të përçuar mesazhin “NO WALLS” për rrëzimin e mureve.

Obelisku NEWBORN, që nga  dita e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës , më 17 shkur të vitit 2008 ka fitur edhe shumë çmime ndërkomëtare si Cannes Gold Lion, Silver Clio, Silver Eurobest, Golden Drum Grand Prix dhe të tjera.

Dizjani i fundit i monumentit ‘NEWBORN’, përkon me përvjetorin jubilar të Pavarësisë së Kosovës.

Këtë vit nga ky monument është hequr shkronja B për të shtuar numrin 10, që simbolizon dekadën e Pavarësisë së Kosovës.

NEWBORN u ndërtua nga Ogilvy/Karrota.