Ilustrim

Më shumë edukim dhe qendra studimi në diasporë

Mërgimtarët e diasporës shqiptare kanë luajtur rol të rëndësishëm në shtetet e tyre të origjinës, sidomos në kohë krizash. Në Evropën Perëndimore dhe Amerikë Veriore, shqiptarët kanë organizuar dhe avokuar në mënyrë të suksesshme për të drejta kombëtare dhe njerëzore atëherë kur njerëzit në shtetet e tyre amë janë përballur me raste kur iu është vënë në dyshim ekzistenca.

Kemi parë këtë gjatë rënies së regjimit komunist të Shqipërisë në fillim të viteve të 90-ta, spastrimi etnik në Kosovë në fund të së njëjtë dekadë, dhe sot për mbrojtjen e të drejtave grupore të shqiptarëve në Maqedoni dhe shtetet fqinje ku jetojnë shqiptarët.

Diaspora po ashtu ka dhënë kontribut duke dërguar remitanca gjatë kohës së okupimit në Kosovë, por edhe në periudhën e hershme pas konfliktit, por edhe sot vazhdon të kontribuojë masivisht. Si rrjedhojë, janë vendosur lidhje më të forta politike, shoqërore dhe ekonomike.

Diaspora shqiptare përfshin shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, dhe Luginës së Preshevës. Kontributet e tyre për shtetet amë kanë ndodhur kolektivisht si grup i vetëm homogjen i jashtëm. Për shembull aty ku jetoj unë, në Nju Jork, të gjitha ngjarjet politike dhe shoqërore përbëhen prej të gjithë shqiptarëve pa dallim – jo vetëm kosovarëve, shqiptarëve të Shqipërisë, apo shqiptarëve të Maqedonisë.

Kohezioni natyror mes shqiptarëve që jetojnë jashtë është mishërim i politikave të identitetit. Është ide e vjetruar. Për njerëzit e margjinalizuar siç janë shqiptarët, të cilët kanë vuajtur nga përndjekja dhe spastrimi etnik, politikat e identitetit japin koherencë dhe vazhdimësi. Është kryesisht për shkak të kontributit të diasporës shqiptare që Shqipëria dhe Kosova, sot, janë në një pozitë më të mirë shoqërore dhe politike. Demokracia dhe liria për shqiptarët po lulëzojnë. Tash është koha të bëhet hapi i radhës për ta shfrytëzuar diasporën shqiptare më tej.

Tani, diaspora shqiptare duhet të përqendrohet në ndikimin e zhvillimeve politike në shtetet e tyre amë. Përmes përpjekjeve të tyre, demokracia, ekonomia, arsimi, mirëqenia dhe kultura do të lulëzojnë.

Agjenda 2030 e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm ka nënvizuar rëndësinë e vjeljes së kontributeve të emigrantëve transnacionalë. Për ta arritur këtë, shumë institucione dhe organizate në shtetet perëndimore kanë zhvilluar nisma të diasporës, dhe shumë vende kanë vendosur mekanizëm për rritjen e përfshirjen e diasporës në procese. Zhvillimet teknologjike sigurojnë gjithherë e më shumë mundësi për t’i lidhur njerëzit dhe burimet në mënyrë të efektshme përmes kufijve. Sfida e sotme është zhvillimi i strategjive dhe veglave të reja për ta shfrytëzuar energjinë e diasporës për t’i ndikuar zhvillimet në shtetet e tyre amë.

Për t’i formësuar ngjarjet në shtetet tona amë, duhet t’i shohim asetet potenciale të diasporës shqiptare. Jashtë atdheut tonë, nuk ka shumë qendra që i kushtohen kërkimeve dhe diturisë për studimet shqiptare. Pra, nuk ka një përkufizim gjithëpërfshirës të një diaspore shqiptare. Për më shumë, të gjitha diasporat janë të ndryshme – varësisht prej origjinës së tyre gjeografike, ngjashmëritë dhe mundet. Pra, është sfiduese të sillet një përkufizim i vetëm. Sidoqoftë, njëra mënyrë për identifikimin e diasporave bazohet në kohezionin shoqëror, karakteristikat e përbashkëta siç janë: gjuha, kultura, traumat e përbashkëta, dhe lidhjet me atdheun.

Në 20 vitet e fundit, një numër i madh shqiptarëve emigrantë të moshës së studimeve të mesme dhe të larta janë fokusuar në edukim. Ata kanë pranuar trajnim dhe kanë pasur mundësitë të përfshihen në institucione prestigjioze në shtete të zhvilluara demokratike, duke zhvilluar shkathtësi në shkencat politike dhe shoqërore, shkencat natyrore, mjekësi, teknologji, arte, si dhe biznes dhe ekonomi.

Përvoja e tyre intelektuale dhe profesionale bashke me përvojën e të jetuarit në një shoqëri demokratike dhe diverse, i ka pajisur me dituri që ka vlerë tepër të madhe në vendet e tyre amë. Për më shumë, ata mezi presin të kontribuojnë. Kjo demografië bashkë me brezin paraardhës, fokusi i së cilës ishte ndërtimi i bizneseve dhe grumbullimi i kaptialit financiar, është aset i shkëlqyeshëm për shtyrjen e aktiviteteve kuptimplota në rajonin amë. Diaspora mund të bashkëveprojë drejtpërdrejt me shtetet e palës së tretë dhe organizata ndërkombëtare për ta maksimizuar ndikimin politik.

Disa qasje mund ta vënë në bashkëveprim diasporën shqiptare në jetën politike të shteteve të tyre amë. Siç është përmendur më herët, shqiptarët nuk kanë qendra të mjaftueshme në shtetet pritëse për t’i promovuar studimet shqiptare. Krijimi i këtyre hapësirave krijon mundësi për të ndërtuar kapacitet intelektual. Përmes studimit dhe diturisë, këto institucione mund të kontribuojnë për avancimin e kulturës shqiptare, të rrisin vetëdijen për çështjet shqiptare, dhe të kontribuojnë në formësimin e politikave në rajonin amë.

Diaspora mund t’i lidh komunitetet përmes ngjarjeve publike për ta rritur vetëdijen për çështjet politike në shtetet amë. Këto ngjarje mund të përfshijnë peticionet, votimin dhe lobimin për çështjet përkatëse politike dhe shoqërore. Ministritë e diasporës në rajonin amë duhet të bashkëpunojnë afër me njëra tjetrën dhe me diasporën për të krijuar mekanizma që promovojnë interesat nacionale dhe vendosin instrumente për përfshirje politike të fortë, të ndershme dhe të respektueshme ndaj ligjit.

Bashkëveprimi mes diasporës dhe vendet e tyre të origjinës mund të jetë spontan, apo mund edhe të jetë i organizuar më sistematikisht, Politikat dhe programet janë të nevojshme për ta identifikuar potencialin e kontributeve të pjesëtarëve të diasporës, dhe t’i zbatojë ato në mënyrë konstruktive me partnerët vendorë që do të përfitonin më së shumti prej talentit, energjisë dhe asetet tjera të tyre.

Ky artikull është pjesë e një serie editorialesh që do të botohen në Kallxo.com & Prishtina Insight, si pjesë e projektit Angazhimi i Diasporës për Zhvillim të Politikave që po implementohet nga OJQ Germin. Ky botim është realizuar me përkrahjen e projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja e këtij botimi nuk reflekton qëndrimet e implementuesve apo të donatorëve.

Venera Kusari është koordinatore programesh në Columbia University. Ajo specializon në ndërtim të paqes dhe edukum. Venera mban diplomë baçelor për shkenca politike dhe sociologji, si dhe diplomë master në negocim dhe zgjidhje të konflikteve.