Hatixha Mehmetoviq bën homazhe në kompleksin memorial të Srebrenicës.

Me dhimbjen e Srebrenicës, në kujtim të fuqisë së jetës së një gruaje

Sot erdhi lajmi se Hatixha Mehmetoviq e cila i mbijetoi luftës në Bosnje dhe udhëhoqi Shoqatën e Nënave të Srebrenicës, ka vdekur në një spital në Sarajevë.

Unë e kam takuar Hatixhen katër vjet më parë kur e vizitova kompleksiin memorial të Srebrenicës aty ku u krye gjenocid ndaj viktimave, aty ku ndodhi masakra më e keqe në tokën europiane që nga Holokausti. Më kujtohet shumë mirë, e ulur në rreth me nënat e tjera dhe të vejat e Srebrenicës në heshtje dhe me shumë dinjitet tregonte historinë e saj.

Ajo e kishte bërë një pikturë të jetës përpara luftës me burrin e saj Abdullahun dhe dy djemtë e Azmirin dhe Almirin të cilët ishin 21 dhe 18 vjeç.

Ajo i përkshkruante ditët e tmerrshme të korrikut të vitit 1995 kur me forcë ia ndanë familjen dhe i dërguan drejt vdekjes bashkë me 8 mijë djem e burra të pafajshëm.

Përveç djemve dhe burrit ajo e humbi edhe babain dhe dy vëllezërit e saj dhe shumë burra të tjerë nga familja e gjerë.

Ata që e kryen gjenocidin, fshehën dhe shkatëruan trupat e viktimave. Për 15 vjet Hatixha kërkoi eshtrat e familjes së saj. Ajo ishte ndër të mbijetuarit e parë që u kthye në Srebrenice dhe vendosi të jetojë e vetmuar duke u përballur me kërcënime në një klimë të vazhdueshme për të mohuar gjenocidin që kishte ndodhur.

Angelina Jolie në vizitë në kompleksin memorial të Srebrenicës në vitin 2014.

Ajo më tha se kur i gjetën më në fund eshtrat e bashkëshortit dhe të dy djemve, gjithçka që mori ajo ishin kockat e vogla të këmbëve të djalit të saj Almirit.

Në vend që të banonte në dhimbjen e zemrës së atij momenti, ajo thjesht më tha se ishte me fat. Shumë nëna, tha ajo, ende nuk kishin të njëjtën ngushëllim.

Në shumë mënyra Hatixha Mehmetoviq më kujton mua edhe shumë gra të tjera të Bosnes që i kam takuar, kjo për shkak të mënyrës se si ajo e kombinon fuqinë me tolerancën dhe refuzimin për të urryer.

Por Hatixha ishte e jashtëzakonshme. Për 23 vjet ajo kërkoi të vërtetën dhe drejtësinë, ajo asnjëherë nuk kërkoi ndonjë status të veçantë por foli në emër të gjitha nënave të Srebrenicës.

Ajo nuk bënte dallim mes viktimave, por i konsideronte ata si të gjithë njëlloj të denjë për dinjitet dhe njohje. Edhe pse shëndeti e la, ajo punoi për të organizuar konvojet e ndihmave për të marrë ushqim dhe ilaçe për refugjatët në Siri. Ajo vdiq para kohës së saj, në moshën 65 vjeçare, vdekja e saj, pa dyshim, u nxitua nga gjithçka që ajo kishte duruar.

Hatixha Mehmetoviq bën homazhe në kompleksin memorial të Srebrenicës.

Është një dëshmi në thellësinë e plagëve të Bosnjës që Hatixha nuk ka jetuar të shohë fundin e një lufte për drejtësi dhe siguri për të mbijetuarit e Srebrenicës. Të tjerët duhet të marrin përpara barrën që ajo mbante për kaq shumë vite. Por shembulli i saj do të jetojë në kujtimet e të gjithë atyre që e njihnin dhe në tregimet që duhet të tregojmë të gjithë, kudo që jetojmë, në mënyrë që kujtesa e Srebrenicës të mos zbehet kurrë.

Përderisa vdekja e saj më mbush me trishtim dhe keqardhje për të gjitha viktimat e luftës në Bosnje e Hercegovinë, jam e sigurt se nuk jam e vetme në kujtimin e Hatixhës me mirënjohje dhe dhemshuri.
Ka momente që të bëjnë për t’u ndalur e për të menduar për shumë mësime të gjenocidit të Srebrenicës dhe deri ku mund të të çojë urrejtja e dhunshme ndaj një grupi apo populli.

Hatixha është vendosur për t’u qetësuar dhe mbajtur zi nga vendi i saj, ky është një moment për të reflektuar mbi fuqinë e një jete të vetme individuale.

Hatixha Mehmetoviq ka jetuar një jetë të ndershme. Ajo kurrë nuk i lejoi askujt që ta frikësonte ose të korruptonte ndjenjën e saj të së vërtetës dhe drejtësisë. Ne gjithashtu mund të mos shohim kurrë drejtësi në jetët tona, por nuk mund të gabojmë nëse ndjekim shembullin e saj.

 

Angelina Jolie është aktore, regjisore, e dërguar e posaçme e Agjencisë së OKB-së për Refugjatë dhe bashkëthemeluese e Iniciativës për Parandalimin e Dhunës Seksuale. Opinionet në këtë artikull janë të autores.