Lista e programeve që nuk u akredituan në UBT

Cikli i fundit për kontrollin e cilësisë në institucionet e arsimit të lartë i la pa akreditim 31 programe të kolegjit privat ‘UBT’.

Kjo sipas vendimit fillestar të Këshillit Shtetëror të Cilësisë që në dy mbledhje gjatë muajit janar vendosi për akreditime dhe mos akreditime të programeve në universitete publike dhe private.

Ky vendim mund të hyjë në fuqi vetëm pas përfundimit të procesit të ankimimit.

Nga këto vendime del se të interesuarit për të vijuar studimet në Kolegjin UBT në vitin akademik 2019/20, nuk do të mund të regjistrojnë 31 programe.

Kjo pasi që Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC), i ka akredituar Kolegjit UBT vetëm 32 programe dhe i ka refuzuar 31 programe të tjera, duke përfshirë nivelet Bachelor dhe Master.

Secili program studimi i nivelit Bachelor duhet të ketë tre ose katër doktorë shkence të fushës së ngushtë, ndërsa në programet Master duhet të jenë një ose dy doktorë shkence për programet Master, si dhe tre profesorë të asocuar për programet e doktoratës. Programet që nuk janë akredituar nga Agjencia e Akreditimit nuk i kanë plotësuar këto kushte.

Programet e akredituara nga KShC-ja në nivelin Bachelor dhe Bachelor i shkencës në këtë kolegj janë: ‘Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor’ në Prishtinë dhe Ferizaj, programi ’Dizajn i integruar’ në Prishtinë, ‘Inxhinieri e Energjisë dhe Menaxhment’ niveli V në Prishtinë, ‘Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë’ në Prishtinë, ‘Juridik’ niveli LLB kampusi në Prishtinë, ‘Media dhe Komunikim’ në Prishtinë, ‘Menaxhimi i Mekatronikës’ në Prishtinë, ‘Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi’ në Prishtinë, ‘Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri’ në Prishtinë, ‘Shkenca Politike’ në Prishtinë dhe programi ‘Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji’ në Prishtinë.

Në anën tjetër, programet e riakredituara në nivelin Master dhe Master i shkencës në kampusin e UBT-së në Prishtinë janë: ‘Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor’, ‘Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi’, ‘Politika publike dhe menaxhimi’, ‘E drejta ndërkombëtare dhe Evropiane e Biznesit’, Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi’, ‘Politika publike dhe menaxhimi’, ‘Shkenca kompjuterike dhe inxhinieri’, ‘Shkenca politike-Integrimi dhe qeverisja’ dhe ‘Shkenca politike-Integrimi dhe Qeverisja’.

KALLXO.com ka siguruar listën e degëve, departamenteve dhe programeve të UBT-së të cilat kanë dështuar t’i kalojnë kriteret e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, organ ky i cili akrediton programet studimore.

Mirëpo kjo listë ende nuk është përfundimtare deri në mbylljen e procesit të ankimimit.

Në vitin e ardhshëm akademik të interesuarit nuk do të mund të regjistrohen në nivelin Bachelor në programet si ‘Infermieri’ e cila u tërhoq për arsye të tejkalimit të kuotës së studentëve, ‘Inxhinieri e energjisë dhe menaxhment’, ‘Inxhinieri ndërtimore dhe Infrastrukturë’, ‘Juridik’, ‘Shkenca kompjuterike dhe inxhinieri’ në nivelin Bachelor i shkencës në kampusin në Prizren, ‘Sistemet informative’, dhe programi ‘Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor’ në Prizren.

Ndërkaq në nivelin Master, KShC-ja i tërhoqi akreditimin drejtimeve si ‘Inxhinieri ndërtimore dhe Infrastrukturë’, ‘Media dhe komunikimi’, ‘Menaxhimi i Mekatronikës’ dhe ‘Sistemet informative’.

Kolegji UBT kishte aplikuar me 31 programe për akreditim dhe riakreditim, mirëpo të interesuarit mund të bëhen studentë vetëm në 11 programe, ndërsa në 20 programe të tjera që kishte ky kolegj vitin e kaluar, nuk do të mund të regjistrojnë studimet sepse u është tërhequr akreditimi.

Pra programet e reja që u miratuan nga KShC për këtë kolegj janë : ‘E drejta civile dhe pronës’ në nivelin Master, ‘Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi’ në nivelin Bachelor i shkencës në kampusin në Ferizaj, ‘Teknik i Anesteziologjisë’ në nivelin Bachelor i shkencës, ‘Teknik i radiologjisë’ në nivelin Bachelor i shkencës, ‘Shkenca politike’, në nivelin Master, ‘Inxhinieria e Agrikulturës dhe Mjedisit’ në nivelin Bachelor i shkencës, ‘Laborant i biokimisë mjekësore’ në nivelin Bachelor i shkencës, ‘Stomatologji’ në nivelin doktor dentist, ‘Farmaci’, ‘Teknik dentar’ në nivelin Bachelor i shkencës dhe ‘E drejta Penale’ në nivelin LLM.

Ndërkaq programet që u refuzuan kryesisht për mungesë të stafit akademik relevant ishin ‘Infermieri’ në nivelin Master dhe doktoratë, ‘Media dixhitale’, ‘Shkenca sportive’, në nivelin Bachelor, Master dhe doktoratë, ‘Ekonomi dhe  administratë publike’ në nivelin e doktoratës, ‘Arkitekturë dhe planifikim hapësinor’, ‘Teknologji ushqimore’, ‘Kirurgji’, ‘Produksion dixhital’, ‘Shkenca kompjuterike dhe inxhinieri’, ‘Energji e qëndrueshme’, ‘Inxhinieria’, ‘Shkenca dhe energji elektrike’, ‘Psikologji’ në nivelin Bachelor, ‘Mjekësi e përgjithshme’ ‘Forenzikë’, ‘Krime kibernetike’ dhe ‘Gjuhë angleze’.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për zhvillimet që kanë rezultuar nga mbledhja e 61-të e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, vendimet e të cilit ngritën reagime të shumta.

Historia e akreditimeve

Këshilli Shtetëror i Cilësisë në kuadër të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, muajin e kaluar, kishte vendosur për akreditimin e programeve të reja, riakreditimin dhe tërheqjen e tyre në universitetet publike dhe private, e mes tyre edhe për Kolegjin UBT.

Gjatë kësaj mbledhje, KShC akreditoi 21 programe studimore valide dhe i tërhoqi 11 të tjera UBT-së, ndërsa në fazën fillestare të vlerësimit të aplikacioneve, UBT-ja kishte marrë dritën e gjelbër për 11 programe të reja, mirëpo iu refuzuan 20 të tjera.

Arsyeja e tërheqjes dhe refuzimit për akreditim të programeve studimore nga KShC-ja kryesisht ishte nga mungesa e doktorantëve të fushës së ngushtë të këtyre programeve.

Por edhe në rast mosakreditimi, Universiteti apo Kolegji mund të aplikojë përsëri për akreditimin e këtyre programeve siç thuhet tutje në Ligjin për Arsimin e Lartë, konkretisht në Nenin 15 ‘Akreditimi dhe vlerësimi i cilësisë’, pika 6, e cila thotë se “nëse një bartës i licencuar i arsimit të lartë nuk arrin të fitojë akreditimin apo riakreditimin institucional, kjo do të rezultojë me një organizim tjetër të akreditimit jo më vonë se pas një viti.”

Sipas udhëzimit administrativ në Nenin 30 tek ‘Deklarimi i stafit akademik për angazhim’ në pikën 1 thuhet se “Institucionet e Arsimit të Lartë duhet të dorëzojnë deklaratat e stafit akademik të angazhuar jo më larg se data 31 tetor.”

Gjatë procesit të verifikimit, KShC ka shqyrtuar dokumentacionin e profesorëve të cilët kishin deklaruar të dhënat e tyre në platformën ‘e-Akreditimi’ sepse në Nenin 30, pika 3 thuhet se “Vetëm stafi akademik i deklaruar dhe aprovuar nga AKA, do të konsiderohet në procesin e akreditimit/riakreditimit për vitin pasues akademik dhe stafi akademik i deklaruar dhe aprovuar nga AKA për programet ekzistuese në kuadër të procesit të monitorimit”.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për zhvillimet që kanë rezultuar nga mbledhja e 61-të e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, vendimet e të cilit ngritën reagime të shumta.

Universiteti i Prizrenit me minus nëntë drejtime

Universitetit të Ferizajt i mbyllen mbi 50 për qind të programeve të studimeve

 

Universiteti publik i Gjakovës mbetet pa Fakultetin e Edukimit

 

Programet e studimit që i humbi Universiteti  i Gjilanit

Mitrovicasit mbesin pa Fakultetin Juridik dhe të Edukimit

Afër 50 për qind e drejtimeve në Universitetin e Pejës do mbyllen

Lista e drejtimeve të Universitetit të Prishtinës që nuk akreditohen

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

ETIKETA

10 Shkurt 2019 - 12:48

Liridona Ademaj 10/02/2019 - 12:48
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight

Lista e programeve që nuk u akredituan në UBT

by Liridona Ademaj
NA NDIQNI

Send this to a friend