Lidhjet e drejtoreve të ATK-së me bizneset

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës ka deklaruar se i ka borxh 17 mijë euro. Ai nuk ka deklaruar nëse ky borxh është ndaj ndonjë biznesi apo personi fizik, por vetëm e ka shkruar se borxhi është ndaj shitësit të një banese që Murtezaj e ka ble në vitin 2018.

Banesa e deklaruar është 112 metra katrorë dhe që ka kushtuar 92 mijë euro. Përveç banesës, Murtezaj në vitin 2018 e ka blerë edhe një veturë të tipit Tiguan që kushton 17 mijë e 900 euro.

Ai e ka deklaruar edhe kah i ka siguruar paratë për investimin e bërë në vitin 2018 dhe 2019 në banesë dhe veturë që kapin shifrën e 109 mijë e 900 euro.

Për blerjen e banesës, Murtezaj thotë se 52 mijë euro i ka siguruar nga shitja e banesës 45 m2. Banesën e shitur, Murtezaj e kishte blerë në vitin 2015 për 42 mijë euro. Në deklarimin e bërë në vitin 2018 (një vit më herët), Murtezaj kishte thënë se ende ka borxh të papaguar për banesën e blerë në vitin 2015. Përveç tyre, Murtezaj ka thënë se 25 mijë euro ka hyrë në kredi për pagesën e banesës, si dhe 17 mijë euro ende i ka borxh shitësit të banesës.

Kurse, 17 mijë e 900 euro për blerjen e veturës, Murtezaj thotë se i ka grumbulluar nga shitja e veturës paraprake dhe kredia.

Në total, Murtezaj ka deklaruar se ka pasuri mbi 340 mijë euro. Ai ka deklaruar se ka në pronësi të përbashkët një shtëpi në vlerë 35 mijë euro, 6 hektarë tokë në vlerë 75 mijë euro, 7 ari tokë në vlerë 120 mijë euro.

Zëvendës drejtori i Përgjithshëm Hamdi Hoxha në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se ka pasuri rreth gjysmë milion euro.

Ai ka deklaruar se bashkëshortja e tij është e punësua në biznesin “Ndërmarrja Mjeshtri”, dhe se i ka një borxh një kompanie private, N.SH “Linori”, për blerjen e banesës.

Zëvendës drejtori Hamdi Hoxha ka deklaruar se ka në pronësi një truall në vlerë 150 mijë euro, një shtëpi në verë 30 mijë euro, tokë në vlerë 2,300 euro, një banesë të përbashkët në vlerë 47 mijë euro, tokë bujqësore në vlerë 6,500 euro, truall në vlerë 15 mijë euro, një banesë në vlerë 16 mijë euro, garazhe 5 mijë euro, një lokal në vlerë 44 mijë euro si dhe dy hektarë tokë bujqësore në vlerë rreth 145 mijë euro.

Zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Operacioneve, Bashkim Shala ka deklaruar se ka lidhje me tatimpagues.

Ai ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka një shfrytëzim një lokal nga “Ndërmarrja Shoqërore Tregu”, të cilin e ka të lëshuar me qira dhe realizon të ardhura 6 mijë euro në vit. Shala po ashtu ka deklaruar se e ka një banesë të lëshuar me qira nga e cila realizon të ardhura mbi 3 mijë euro në vit. Shala në AKK ka deklaruar se ka mbi 1.5 milion euro pasuri.

Shala ka deklaruar se ka pasuri në pronësi të përbashkët katër banesa në vlerë 300 mijë euro, shtëpi të përbashkët në vlerë 300 mijë euro, 5 hektarë tokë në vlerë 400 mijë euro, një lokal afarist në vlerë 360 mijë euro si dhe dy vetura në vlerë 17.100 mijë euro.

E drejtori i departamentit të ligjor, Ilir Islami ka deklaruar që përveç ATK-së ka të hyra edhe nga një kolegj privat. Ai ka deklaruar është i angazhuar në Kolegjin AAB, si mësimdhënës, kolegj i cili është në pronësi të Ilir Tafës. Islami ka deklaruar në AKK, se ka pasuri në vlerë rreth 130 mijë euro.

Zëvendësdrejtori Hamit Mulaj ka deklaruar se ka pasuri mbi 500 mijë euro, në të përfshihen një shtëpi në vlerë 220 mijë euro, një banesë në vlerë 98 mijë euro, mal në vlerë 30 mijë euro dhe ara në vlerë 194 mijë euro.
Pronë të paluajtshme Mulaj ka deklaruar se ka një gof 5 në vlerë 7200 euro ndërsa para të gatshme në bankë ka deklaruar se ka 4 mijë euro.

Ndërsa zëvendësdrejtori Nahit Sharku ka deklaruar se ka pasuria e tij ka vlerë rreth 160 mijë euro e cila përfshinë  një shtëpi të trashëguar në vlerë 71 mijë euro, tokë në vlerë 15 mijë euro, truall në vlerë 50 mijë euro dhe një veturë në vlerë 3500 euro ndërsa para të gatshme në bankë ka deklaruar se nga rreth 25 mijë euro.

 

ETIKETA

18 Qershor 2019 - 10:18

Kastriot Berisha 18/06/2019 - 10:18
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend