Kryeministri i Kosovës, isa Mustafa dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Foto: Komisioni Europian.

‘Kulla Prej Letre’: Dialogu i Lëkundshëm Kosovë- Serbi

Të martën delegacionet e nivelit të lartë nga Kosova dhe Serbia do të mblidhen edhe një herë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Europian për të diskutuar dëmin që ata u shkaktuan në një fundjavë marrëveshjeve për të cilat kanë kaluar gati gjashtë vjet duke negociuar.

Në një takim të pa dëgjuar më parë, Serbia dhe Kosova do të sjellin dy kryeministrat dhe presidentët e tyre në tryezën e gjerë të konferencave të BE-së. Mijëra kilometra nga muri i ri në veri të Mitrovicës e gjurmët e trenit, edhe ura e Mitrovicës, hapja e madhe e të cilës e caktuar për të premten më 20 janar, doli nga shinat, udhëheqësit do të kenë shumë për të diskutuar.

Në mjegullën e dendur të retorikës së luftës – dhe në Prishtinë, në mjegullën aktuale të rrezikshme – Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë diçka pozitive, dhe atë shpejt, para se më shumë njerëz të fillojnë të shkruajnë në blogje rreth luftës së pashmangshme në Ballkan.

Para përkeqësimit të marrëdhënieve, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të mund të kishte një përparësi të lartë në diskutim.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini, dëshiron të shohë progres në zbatimin, por Kosova është ende në inat me vazhdimin e paraburgimit të Ramush Haradinajt në Francë me urdhër të Serbisë, ndërkohë që Serbia po përgatitet për zgjedhjet presidenciale në prill – dhe që të dy Presidenti dhe Kryeministri ende janë duke u matur për kandidatura.

Dhe gjithsesi, BE-ja është shumë borxhli ndaj Serbisë për të luajtur mirëpritjen për 6.000 refugjatëve dhe emigrantëve, që shumica prej tyre vuajnë nga ngrirja dhe hipotermia në strehimore të improvizuara. Plus, sipas të dhënave të publikuara nga SIPRI, Serbia po pret një numër shumë më të madh të njerëzve në raport me popullsinë që ka (4.4 për qind) të ankuesve në veri dhe në perëndim të Serbisë.

Ndërkohë, Prishtina ka një komision për ta matur territorin e saj. Edhe një tjetër. Qeveria nuk ka nxjerrë edhe një tender për letrat ngjitëse që janë të nevojshme për të zbatuar marrëveshjen e fundit për lirinë e lëvizjes. Këto letra janë menduar për të mbuluar “RKS” dhe “SRB” në të majtën e targave, pasi që Serbia nuk mund të pranojë shkronjën ‘R’ për Republikën, në makinat e Kosovës. Deputetët nga Lista Serbe janë duke bojkotuar dhe nuk ka ministër të pushtetit lokal, ministria kyçe për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ku jemi sot në zbatimin e tyre? Le ta shikojmë shkurtimisht gjendjen aktuale të lojës. (Për një përmbledhje të plotë të marrëveshjeve të bëra ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shikoni raportin e BIG DEAL).

Le të fillojmë së pari herë me lajmin e mirë. Ne mund të përdorim një pjesë të kësaj këto ditë.

Skanimi dhe transferimi i librave të gjendjes civile të marra nga Serbia gjatë luftës – Skanimi dhe kthimi i tyre në mënyrë të plotë nga ana e Serbisë në mars të vitit 2014. Por qeveria e Kosovës është ende duke punuar për të përfshirë dokumentet e vjetra në sistemin e saj.

Përdorimi i Vulave Doganore – Ato janë në përdorim dhe është duke shkuar mjaft mirë edhe pse Prishtina është ankuar për përdorimin në disa raste të vulave doganore paralele.

Telekomi – Cingërrrrr! Pritja është pothuajse në përfundim. +383 zyrtarisht u bë prefiksi i shtetit të Kosovës më 15 dhjetor 2016, edhe pse do të duhen gjashtë muaj deri një vit për të migruar rrjetet dhe për t’i rregulluar gjërat në aspektin teknik.

Liria e lëvizjes – Kjo është e komplikuar.

Këtu është çështja e Menaxhimit të Integruar të Kufirit. Kjo është duke ecur mirë, me struktura të përhershme të caktuara për t’u dizajnuar këtë muaj.

Kur të zgjidhet puna e letrave ngjitëse, veturat e Kosovës do të jenë në gjendje të udhëtojnë nëpër Serbi pa pasur nevojë për tabela të reja – një lëvizje për të cilën të gjithë kosovarët janë në favor, duke pasur parasysh se edhe në qoftë se mbulohet shkronja “R” për “Republikë “, çdokush mund të shohë se makina është e regjistruar në Kosovë. Por ata që janë ende me targa të statusit neutral të Kosovës së fundmi kanë qenë të mërzitur sepse ata nuk kanë mundur ta vazhdojnë regjistrimin. Beogradi ka thënë se shpreson që vlefshmëria e këtyre targave të zgjatet. Shoferët nga veriu i Kosovës janë të frustruar për shkak se atyre u është dashur të marrin targat e Kosovës, por disa na kanë thënë se nuk kanë mundur që targat e Serbisë të transferohen në targa të Kosovës. Së fundmi, shoferët e veriut të Kosovës thonë se ata janë të gatshëm për të marrë targat RKS për përdorim në Kosovë, por nuk preferojnë t’i përdorin ato në Serbi. Ky shqetësim duhet të trajtohet në Bruksel.

Barrikada në urën e Mitrovicës – Pati një ceremoni të madhe hapjeje e cila ishte planifikuar për datën 20 janar. Është shtyrë në afat të pacaktuar për shkak të murit- i cili, deri diku, mund të bëhet amfiteatër.

Policia – Të gjithë anëtarët e mëhershëm të strukturave të policisë serbe në Kosovë që do të integroheshin janë integruar në policinë e Kosovës, të cilët udhëheqin patrulla të përbashkëta në veri. Pati nervozizëm gjatë periudhës së tranzicionit që as stafi administrativ nuk ishin punësuar nga qeveria e Kosovës. Tani, sipas Ministrisë së Dialogut, 32 administratorë të stafit janë punësuar në Agjencinë për Regjistrim të Popullsisë në Kosovë, KCRA, që nga shtatori 2016. 39 të tjerë janë në listën e pritjes në Zyrat e Statusit Civil.

Mbrojtja civile – Zbatimi është gati të përfundojë. Ky organ është shuar ligjërisht, dhe 483 punëtorëve të mëparshëm iu ofrua punësim në institucionet e Kosovës në fillim të vitit të kaluar. Jo të gjitha institucionet të cilat do të duhej të punonin janë bërë komplet funksionale në veri të Kosovës. Prishtina është ankuar që dorëzimi i objekteve të Mbrojtjes Civile te institucionet e Kosovës ka ngecur.

Gjykatat/Drejtësia – Që nga nëntori, qeveria e Kosovës kishte kompletuar integrimin/rekrutimin e stafit gjyqësor, 44 gjykatës, 34 prokurorë dhe 148 staf administrativ. Gjashtë kandidatë kishin hyrë edhe në provim.

Këto negociata janë mbajtur në shumë runde për ndërtesat, stafin administrativ, etj. Gjykata Themelore e Mitrovicës tani është funksionale mirëpo Beogradi duhet të adoptojë legjislacionin për pensione dhe përfitimet e punëtorëve të mëhershëm.

Një rikujtim gjentil këtu për marrëveshjen e 19 prillit 2013, në të cilën u parashikua se e gjithë kjo do të përfundonte në fund të atij viti. Tani që gjykata është në funksion, duhet t’i përvishet punës: ka mbi 8,000 raste të cilat kanë mbetur të ngecura në pritje për t’u shqyrtuar.

Themelimi i katër komunave në veri – Këto janë themeluar me zgjedhjet e nëntorit të vitit 2013, dhe sipas qeverisë së Kosovës, funksionimi i tyre “vazhdon të jetë i brishtë në aspektin ligjor … Këto komuna ende nuk e kryejnë shumicën e detyrave të tyre në pajtim me ligjin e Kosovës, siç kërkohet nga marrëveshja e parë e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve”.

Sukseset: ata të gjithë miratuan buxhetin e vitit 2017 pa drama që kishin ndodhur gjatë vitit të parë të ekzistencës së tyre ligjore. Ata mbajnë takime të rregullta dhe, sipas ministres Tahiri, ata “po tregojnë angazhim në disa pjesë të agjendës europiane, duke përfshirë mbrojtjen e të dhënave personale, konsultimet dhe qasjen në dokumentet publike, Planin Komunal për Efiçiencë të Energjisë, Planin e Veprimit për Menaxhimin e Mbetjeve, krijimin e ‘one stop shops’”.

Problemet: mungesa e simboleve të Kosovës, mungesa e respektimit të procedurave të prokurimit, mungesa e stafit administrativ, përdorimi i kadastrit serb, dhe mungesa e një regjistrimi komplikon qeverisjen.

Asociacioni – Prishtina u zotua që të fillojë të punojë mbi statutin sapo Serbia ta japë miratimin që Austrinë t’i dërgojë një letër  Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit duke hapur rrugën që Kosova të fillojë përdorimin e prefiksit të shtetit +383. Prishtina pohon se krijimi i Asociacionit është menduar të ndodhë së bashku me heqjen e të ashtuquajturave struktura paralele. Kjo është një nga temat më ashpër të debatuara që dalin nga negociatat e Brukselit dhe ka mjaft materiale në dispozicion. Mjafton të thuhet se mbetet i pazbatuar.

Kadastri – Marrëveshja për kthimin e dokumenteve kadastrale nga Serbia në Kosovë u bllokua për shkak të vonesave në Prishtinë në miratimin e ligjit për një agjenci teknike për të krahasuar dhe për të verifikuar dokumentet kadastrale të kthyera nga Serbia. Beogradi kundërshtoi projektligjin para se ai të miratohet, dhe ekspertët e pronës u ankuan se nuk kishte një mekanizëm mjaft të fortë në vend për të siguruar se vendimet e agjencisë teknike janë zbatuar. Kosova më në fund ka miratuar ligjin në prill të vitit 2016.

Energjia – Planet e veprimit nga vitit 2013, 2014, dhe marrëveshjet nga viti 2015 mbeten pak a shumë të pazbatueshme. Megjithatë, plani i fundit operativ për të cilin është rënë dakord në Bruksel ishte për ta zbatuar marrëveshjen e Telekomit, pastaj Asociacionit, dhe pastaj marrëveshjen e energjisë. Kështu që ka gjasa që kjo të marrë të paktën disa vite më shumë.

Diplomat – Në vendin e fundit vjen diçka që konkretisht do të ndihmojë jetën e të rinjve: njohjen reciproke të diplomave. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje, e arritur në vitin 2011, kishte bllokuar për disa vjet, derisa u bënë disa lëvizje të reja. Sado që ka qenë bllokadë burokratike, ajo ende nuk i ka ndihmuar të diplomuarit, diplomat e të cilëve janë mbuluar me pluhur për vite me radhë.

Rezultati i takimit të sotëm, i cili është i një niveli kaq të lartë ku do të takohen vetëm presidentët, kryeministrat, dhe stafi i tyre, do të jetë vendimtar. Mogherini ka të ngjarë të kërkojë nga të dyja palët që të ri-angazhohen për idenë e dialogut. Mund të kërkohet gjithashtu që dialogu të vazhdojë në nivel presidencial, ose president-kryeministër, me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi të nënshkruajë marrëveshje me kryeministrin e Serbisë (dhe kandidatin potencial për president) Aleksandar Vuçiq. Ndërsa Kushtetuta e Kosovës nuk i jep liri presidentit të bëjë marrëveshje ndërkombëtare, një dialog president – kryeministër nuk është pa precedent: në vitet e para të dialogut, atëherë kryeministri Thaçi dhe ish presidenti Tadiç ishin në tryezën e bisedimeve.

Gjashtë vjet negociata të nivelit të lartë në mes të Beogradit dhe Prishtinës kanë çuar në disa përmirësime konkrete dhe kanë treguar se me një vullnet pak më të mirë mund të shkojnë në një rrugë të gjatë. Por ngjarjet gjatë dy javëve të fundit tregojnë se pa një investim më të fuqishëm në dialogun mes njerëzve të zakonshëm, veçanërisht të rinjve shqiptarë të Kosovës dhe të rinjve serbë – ajo që mori gjashtë vjet për t’u ndërtuar mund të rrezohet si një shtëpi e kartave.