Kosovari i Kërkuar nga Interpol-i Biznesmen Aktiv në Rajon

Biznesmeni në kërkim nga Interpol-i për mashtrime bankare në Emiratet e Bashkuara është pronar aksionesh në pesë biznese në Kosovë ndërkohë që në Shqipëri ka marrë me koncesion një park industrial.

Biznesmeni kosovar që kërkohej nga Emiratet e Bashkuara Arabe përmes Interpol-it për mashtrime kishte krijuar dhe mbante biznese aktive në Kosovë e Shqipëri gjatë dekadës së fundit.

Hajdin Sejdia u arrestua rreth një javë më parë, më 15 prill, nga policia e Shqipërisë teksa hynte në territorin shqiptar nëpërmjet pikë-kalimit në Morinë.

Ndaj tij u shqiptua masa prej 40 ditësh paraburgim. Autoritetetet e Emirateve të Bashkuara Arabe kërkojnë ekstradimin e tij. Ai kërkohej nëpërmjet Interpol-it për shkak të mashtrimeve bankare në Emirate.

Përkundër kërkesës së shtetit arab Sejdia po bënte biznes në Shqipëri dhe kishte fituar edhe kontrata publike.

Zyra e Interpol-it në Tiranë konfirmoi për Gazetën Jeta në Kosovë se Sejdia ishte në kërkim ndërkombtarë por nuk pranoi të bëjë publike se prej cilës kohë kërkohej nga policia ndërkombtare.

Gazeta Shqip në Tiranë pas arrestimit të biznesmenit raportoi se një kompani e tij kishte fituar një tender të qeverisë në qershor të vitit 2012.

“Sejdija zotëron 100 për qind të aksioneve në këtë kompani.

Kompania “Sky Master Projekt Holding” sh.a ishte shpallur fituese për të marrë me koncesion një park industrial në Durrës, përkatësisht në zonën e Spitallës.

“Zona e Spitallës (lagje e vjetër në Durrës) ndodhet shumë pranë Porto Romanos, e përfolur për rëndësinë që ka në fushën e hidrokarbureve, madje është përfshirë në disa hetime të prokurorisë, pasi dyshohej se disa subjekte kryenin pastrim parash”, raportoi Gazeta Shqip. 

Sejdija zotëron 100 për qind të aksioneve në këtë kompani.

Kompania ka për aktivitet biznesi tregtimin e karburanteve, prodhimin dhe transmetimin e energjisë elektrike, ndërtimin dhe projektimin e objekteve të ndryshme civile, industriale dhe të infrastrukturës.

Kompania po ashtu ka në fokus edhe biznesin e minierave.

Bizneset e Hajdin Sejdisë në Kosovë

Sejdia nuk kishte krijuar biznese vetëm në Shqipëri. Emri i tij figuron si aksionar në pesë biznese të regjistruara në Kosovë.

Ai është aksionar në “Hi Tech Energy Kosova Sh.P.K”, një kompani që për datë konstituimi 4 marsin e vitit 2009. Kompania ka 2 punëtorë të regjistruar dhe ka një kapital themelues në vlerë prej 200 mijë eurosh.

Aktivitetet e saj specifikohen se janë prodhimi i pajisjeve të energjisë elektrike si dhe ndërmjetësimi në tregtinë e makinave, të pajisjeve industriale, anjieve dhe aeroplanëve.

Një kompani tjetër me të njejtën veprimtari është “F.H.S-Turbine System Sh.P.K”. Edhe në këtë kompani Sejdija figuron si pronar aksionesh. Kompania ka dy punëtorë të regjistruar dhe ka për datë konstituimi 18 majin e vitit 2009.

Kapitali themelues i kompanisë është 500 mijë euro.
 
Një kompani tjetër ku aksionar është Sejdija është Akadeniz Balkan në të cilën aksionarë janë edhe dy biznesmenë turq.

“Sejdia nuk kishte krijuar biznese vetëm në Shqipëri. Emri i tij figuron si aksionar në pesë biznese të regjistruara në Kosovë.

Kompania është e regjistruar si firmë ndërtimi më 23 shkurt të vitit 2009 dhe kapitali themelues i saj është në vlerë prej 1 milionë eurosh. 

“Deutsche Kompetenz Bau Kosova-H Sh.P.K” , figuron se ka për datë konstituimi 27 prillin e vitit 2006 dhe se ka një kapital themelues prej 1 milionë eurosh. 

Kompania ku figuron si aksionar Sejdija është e regjistruar për veprimtari arkitekture e inxhinierike, ndërtim autostradash e aeroportesh. Në këtë kompani pronarë aksionesh janë edhe katër afaristë gjermanë.

“TEK- Çelik Kosova Construction and Enginering Sh.P.K” është një kompani ku Sejdia është bashkëpronar krahas një kompanie tjetër.

Kapitali themelues i kompanisë është 1 milionë euro. Kompania është e regjistruar për ndërtim. Ka të regjistruar dy punëtorë dhe ka për datë konstituimi 3 shkurtin e vitit 2009.

“Kapja” e biznesmenit

Policia arrestoi Hajdinë Sejdinë në pikë-kalimin kufitar në Morinë më 15 prill të këtij viti.

Më 17 prill gjykata vendosi masën prej 40 ditësh paraburgim.

“Masa e sigurisë është dhënë me 40 ditë afat kohë e cila do t’i shërbejë organeve të drejtësisë për të bindur gjykatën të lejojë ekstradimin drejt Emirateve të Bashkuara Arabe”, raporti gazeta Shqiptarja.com në Tiranë.

Por, menjëherë pas arrestimit, policia e qytetit të Kukësit është detyruar ta shtrojë Sejdinë në spital pasi ai ka pasur luhatje tensioni dhe nuk është ndjerë mirë.

Gazeta raportoi se Sejdia prej kohësh lëvizte edhe jashtë Shqipërisë pa u ndaluar edhe pse policia bën me disje se ndaj tij ekzistonte një urdhër kërkimi nga Interpoli.

“Ende nuk dihet pse arrestimi i tij vjen pikërisht në këtë moment ku Sejdia prej disa kohësh është i rikthyer në Shqipëri dhe ushtronte aktivitetin e tij si aksioneri kryesor i një parku industrial në Spitall të Durrësit”, raportoi Shqiptarja.com. 

Një medium tjetër në Tiranë, Gazeta Shqip, raporti se burime të saj brenda Prokurorisë së Përgjithshme kanë pohuar se së shpejti në Tiranë do të vijë dosja kundër Sejdisë nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.
 
“Ata (autoritetet e drejtësisë në Emiratet… ) kanë pasur informacione se ky person, që hiqej si biznesmen, ka pasur tregti me këtë vend, ndërsa nuk na kanë servirur të tjera dokumente. Gjithashtu, ata kanë pasur të dhëna se ai fshihej në Kosovë, vendlindjen e tij, ku shpeshherë vizitonte edhe Shqipërinë, ku kishte krijuar edhe një aktivitet tregtar”, raporti Gazeta Shqip duke u bazuar në burime të saj brenda Prokurorisë së Përgjithshme.

Ndërkohë autoritet në Kosovë u pyetën se a kishin kërkuar Emiratet e Bashkuara Arabe ndihmë për arrestimin e biznesmenit dhe se prej kur kishte hyrë në fuqi kërkesa për kapjën e tij.

“Masa e sigurisë është dhënë me 40 ditë afat kohë e cila do t’i shërbejë organeve të drejtësisë për të bindur gjykatën të lejojë ekstradimin drejt Emirateve të Bashkuara Arabe. Shqiptarja.com 

Autoritetet nuk dhanë përgjigje. Po ashtu nuk dhanë përgjigje se prej kur kishte hyrë në fuqi vendimi i Interpol-it për kërkimin e Hajdinë Sejdisë. 

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombtar që komunikon me Interpol-in operon në kuadër të Policisë së Kosovës. 

Shefi i kësaj zyre Veton Elshani nuk dha një përgjigje kur u pyet rreth këtij rasti.

EULEX-i pohoi se rasti nuk është përgjegjësi e këtij misioni.

“Me ekstradime ose ndihmë ligjore ndërkombëtare merren ministritë përkatëse në Kosovë”, tha Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it.

Ministria e Punëve të Brendshme pohoi se kjo çështje nuk i takon asaj. “Ministria e Punëve të Brendshme nuk përfshihet në punën operacionale të Policisë së Kosovës, kështu që ju lusim që për çdo interesim për këto çështje t’i drejtoheni Policisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjën e Zyrës për Media të MPB-së.

Këshilltar i Nanos e i Berishës 
 
Sejdija në vitin 1991 ishte emëruar këshilltar ekonomik e komercial i kryeministrit të atëhershëm shqiptar Fatos Nano.

Ai ishte Kryeminister i Qeverise së Tranzicionit e cila kishte për qellim që të organizojë zgjedhjet e para demokratike ne Shqipëri.

Në mars 1992 Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe president u bë Sali Berisha.

Nano u burgos për shkak të akuzave për korrupsion e abuzim detyre.

Njëra prej pikave ishte favorizimi i këshilltarit të tij Hajdinë Sejdisë.

Hajdin Sejdia ishte në krye të një kompanie të quajtur “Iliria Holding”, e cila në atë kohë nënshkroi një marrëveshje me qeverinë shqiptare.

Shteti shqiptar i jepte kësaj kompanie të drejta në shumë fusha për të kryer investime që prej infrastrukturës (rrugë, ura, hekurudha, energjitikë, ujë etj), turizmit, minierave, sistemit bankar, industrisë, ndërtimit, artit, mediave private, tregëtisë (supermarketeve, fast food-ve etj.), hoteleri.

Përkundër faktit se Nano akuzohej për favorizimin e tij, një vit më pas, Hajdin Sejdia u bë këshilltar për ekonomi i presidentit Sali Berisha.

Biznesmeni nga Kosova do të përmendej si një prej njerëzve më të fuqishëm që shkaktoi piramidat financiare që çuan në luftë civile në vitin 1997 në Shqipëri.

“Biznesmeni nga Kosova do të përmendej si një prej njerëzve më të fuqishëm që shkaktoi piramidat financiare që çuan në luftë civile në vitin 1997 në Shqipëri.

Një numër i biznesve lokale në Shqipëri morën si depozita paratë e qytetarëve dhe nuk i’a kthyen më. 

Biznesmeni kishte nisur projketin për ndërtimin e një pallati afarist prej më shumë se 50 katësh. 

Sejdia do të bëhej i njohur në Shqipëri për shkak se nuk arriti të ndërtonte pallatin por vetëm gropzoi vendin ku planifikonte ndërtimin.

Tashmë një sipërfaqe toke që ndodhet pas Pallatit të Kulturës në Tiranë njihet me emrin “Gropa e Hajdinë Sejdisë”.

Sejdija do të largohej nga Shqipëria në vitet e 90-ta. Shteti zviceran e kërkonte për mashtrime financiare të kryera në këtë vend.

Shqiptarja.com raportoi se ai kishte qenë i dënuar në Zvicër për krijimin e skemave piramidale të ngashme me ato në Shqipëri. Në Zvicër kishte vuajtur shtatë vjet burg.

Në Shqipëri ishte kthyer në vitin 2004.

Sejdija mohoi përfshirjën në mashtrimet piramidale
 
Në vitin 2004 një gjykatë zë Zyrich të Zvicrës dënoi avokatin zvicerian Von Planta i cili akuzohej për pastrim të parave.

Ai depozitoi nëpër banka zvicërane një shumë prej 10.5 milionë frangash që i përkisnin kompanisë “VEFA Holding”, pronë e Vehbi Alimuçës.

Kjo kompani kishte pasur më së shumti borxhe ndaj qytetarëve në Shqipëri në vitet e 90-ta.

Alimuça është dënuar me 20 vjet burg nga drejtësia shqiptare me akuzën e vjedhjës me anë të mashtrimit.

Von Planta në seancat gjqyësore kishte pranuar se njihej me Hajdinë Sejdinë.

“Ai depozitoi nëpër banka zvicërane një shumë prej 10.5 milionë frangash që i përkisnin kompanisë “VEFA Holding”, pronë e Vehbi Alimuçës.

Planta akuzohej se po bënte pastrim parash në interes të Sejdisë dhe se praktikisht ishte avokat i tij.

Prokurori i rastit kishte pohuar se rasti i biznesmenit kosovar tregon se një përson i huaj mund të qëndrojë ilegalisht në Zvicër dhe të bëjë një jetë të këndshme.

Por, Sejdia në vitin 2004 kishte mohuar akuzat nëpërmjet avokatit të tij Shefqet Dizdarit.

Ai kishte pohuar për gazetën Shekulli në Tiranë se gjithçka ishte trillim dhe se Von Planta nuk kishte qenë avokat i tij.

“Këto janë lojëra dhe trillime. Asgjë nuk është e vërtetë për klientin tim. Sejdia nuk ka ndërmend të replikojë me askënd, pasi ato që fliten nuk i interesojnë”, kishte thënë Dizdari.

ETIKETA

22 Prill 2013 - 02:15

Parim Olluri 22/04/2013 - 02:15
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight

Kosovari i Kërkuar nga Interpol-i Biznesmen Aktiv në Rajon

by Gazeta JNK
NA NDIQNI

Send this to a friend