Ilustrim: Jeta Dobranja/Trembelat

Kosova prin në rajon për nga numri i automjeteve

Automjetet janë të dobishme në jetën e përditshme, ato lehtësojnë punën e njeriut në plotësimin e nevojave të tyre por ana tjetër e medaljes së tyre janë aksidentet dhe ndotja e ambientit nga to.

Në Kosovë qarkullojnë mbi 340 mijë automjete, e treta në rajon për nga numri i tyre dhe e dyta për nga numri i aksidenteve. Çdo ditë në Kosovë janë importuat mesatarisht 95 vetura në ditë përderisa nga to lirohet mbi 4 mijë kilogramë dyokside karboni (CO2) në ditë.

Të dhënat statistikore të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për transportin tregojnë se në Kosovë në vitin 2018-të, janë regjistruar 343 mijë mjete motorike dhe jo motorike   që në raport me një vit më parë, ky numër është rrit për 2.75 për qind.

Nga gjithsej mjetet e regjistruara, pjesa më e madhe janë vetura apo rreth 81.6 për qind, automjetet transportuese nën 3.5 tonë, 3.5 tonë dhe mbi 3.5 tonë marrin pjesë me rreth 15.5 për qind,  autobusë dhe kombi-busët me gjithsej 1.5 për qind pjesëmarrje, motoçikleta dhe traktor me një përqindje me 0.6 për qind dhe 0.5 për qind. dhe rimorkio të peshave më të vogla se 3.5 tonë por edhe më të rënda se 3.5 tona me një përqindje prej 0.3 për qind.

Republika e Kosovës sa ka 10 mijë 905 kilometra katrorë sipërfaqe sa ka Republika e Kosovës gjarpërojnë rreth 2 mijë e 74 kilometra rrugë. Nga këto kilometra rrugë të ndërtuara në vend, 1 mijë e 979.3 kilometra janë të asfaltuara që i bie rreth 95.4 për qind ndërsa pjesa prej 95 kilometrave ka mbetur e pa asfaltuar që përbëjnë 4.6 për qind të rrugëve të përgjithshme.

Për nga kategoritë, deri në vitin 2018-të janë 119.1 kilometra autoudhë  me një pjesëmarrje 6 për qind të totalit të përgjithshëm të  rrugëve, nga 630.4 kilometra rrugë nacionale sa ishin në vitin 2011 ka shënuar rritje në 641.7 kilometra në vitin 2018-të.

Rrugët nacionale kanë në pjesëmarrje të përgjithshme prej 31 për qind dhe rrugët regjionale prej 1 mijë e 294.7 kilometra sa ishin në vitin 2011 është rritur në 1 mijë e 313.9 kilometra në vitin 2018-të.

Ligji i ri për regjistrimin e veturave që kufizon regjistrimin e tyre sipas vjetërsisë, hyri në fuqi nga janari i vitit të kaluar, paralajmërimi për këtë ligj pati efekt në rritjen e numrit të importit të veturave të përdorura për periudhën  përderisa importi i veturave të reja ishte në nivele të njëjtë.

Në bazë të analizimit të dhënave të Doganave, nga gjithsej 64 mijë e 204 vetura sa janë importuar në Kosovë në vitet 2016-të rreth 92 për qind e tyre ishin të përdorura.

Analiza tregon se çdo ditë në Kosovë u importuan 95 vetura të vjetra.

Sipas të dhënave të “Eurostat” për vitin 2016-të, Kosova në krahasim me vendet e rajonit, Kosova renditet pas Malit të Zi dhe Serbisë me 189 vetura për 1 mijë banorë.

Shqipëria ka 151 vetura për 1 mijë banorë, pastaj Maqedonia e Veriut me 191 vetura për 1 mijë banorë, Bosnja dhe Hercegovina me 236 vetura për 1 mijë banorë, Serbia 267 vetura për 1 mijë banorë, Mali i zi 297 vetura për 1 mijë banorë.

Aksidentet me vdekje

Në Republikën e Kosovës janë të shumta aksidente të cilat po ndodhin, ato po janë të natyrave të ndryshme, si në mes të veturave, pastaj veturave dhe mjeteve transportuese, me autobusë por edhe me motoçikletë.

Prishtinë kishte ndodhur aksident në mes të kamionit dhe veturës, Në komunën e Obiliqit, një qytetar vdes pasi me biçikletën e tij aksidentohet me një kamion.

Në anën tjetër një autobus ishte ndeshur me një automjet në Prishtinë, Në komunën e Mitrovicës, një qytetar me motor duke mos i respektuar urdhëratë e policisë kishte goditur ata. Gjithashtu edhe në komunën e Gjakovës vetura kishte goditur një motoçiklist. Pastaj aksident me fatalitet në Komunën e Suharekës ku humbën jetën 5 anëtarë të familjes, Nga aksidenti tragjik tre anëtarë të familjes humbën jetën në fshatin Ponesh të Gjilanit, pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës kishte aksidente.

Referuar vitit 2016-të, në vendet e Ballkanit kanë ndodhur mbi 58 mijë aksidente rrugore.

Numri më i madh i këtyre aksidenteve ka ndodhur  Serbi me 35 mijë 971 aksidente në vitin 2016, pastaj duke e renditur kështu e dyta në rajon për nga numri i aksidenteve në trafikun rrugorë në Kosovë , u shkaktuan 18 mijë e 541 aksidente trafiku, në Maqedoni ndodhen 3 mijë e 902 në vitin 2016-të.

Ndotja ngulfat ambientin

Sipas të dhënave të Institutit GAP deri në vitin 2016-të në Kosovë mesatarja e veturave që qarkullojnë në Kosovë është 18.1 vjeç. Në Kosovë deri në vitin 2016-të u importuan 24 mijë e 322 vetura të përdorura dhe 2 mijë e 263 vetura të reja.

Pjesa dërmuese e veturave importohen nga Gjermania duke kaluar kështu një numër mbi 100 mijë vetura, pastaj nga Italia mbi 13 mijë dhe vendet tjera të BE-së me një numër më të vogël.

Pjesa më e madhe e veturave apo 62 për qind si lëndë djegëse e kanë naftën, përderisa pjesa tjetër prej 38 për qind përdorin benzinën për djegie.

Sipas këtij hulumtimi, nga djegia e një kilogram benzinë, lirohet 2.9 kilogramë dyoksid të karbonit (CO2), si dhe për të njëjtën sasi të naftës lirohet 3.1 kilogramë dyoksid karboni (CO2).

Në bazë të kësaj rezulton se nga numri më i madh veturave dizellë që qarkullojnë në Kosovë me pjesëmarrje prej 62 për qind janë kontribuuesit më të mëdhenj të ndotjes.

Të dhënat e GAP tregojnë se në Kosovë çdo vit importohen 500 milionë litra naftë rezulton të lirohen rreth 1.5 milionë tonë dyoksid karboni (CO2).

Apo thënë më shkurt, mbi 4 mijë 100 kilogramë dyoksid karboni (CO2) çdo ditë në Kosovë.

Kohëve të fundit, ekipet e KALLXO.com po matin cilësinë e ajrit nëpër komunat e Kosovës.  Në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinën, niveli doli të jetë i lartë dhe i pa shëndetshëm për qytetarët. I pa shëndetshëm ajri është testuar se ishte edhe në Komunën e Shtërpcës, Ajër të pa shëndetshëm kishte edhe Komunat si: Fushë Kosovë, Gjakovë dhe Pejë. Sihfra të larta të ndotjes së ajrit  janë evidentuar edhe në Komunën e Mitrovicës dhe Obiliqit.