Foto: Peter Anderson

Kosova e çmendur pas sporteve me nam, lë në hije lojën e Karlingut

Kosova është duke shpenzuar para në sportet kryesore që mund të përmirësojë imazhin e saj në arenën ndërkombëtare – gjë që nuk është një lajm i mirë edhe për ekipin e sapoformuar të Karlingut, teksa po përgatitet për kampionatin e radhës që do të mbahet në Norvegji.

Meriton Zeneli dhe Peter Anderson, trajnerët e skuadrës kosovare të Karlingut, ëndërrojnë ta bëjnë Karlingun më shumë se vetëm një sport të padobishëm në vendin tonë.

Orari i tyre i stërvitjes është duke u nxehur pasi që Kampionati Botëror i Karlingut për Çifte të Përziera në Prill në Norvegji, po afrohet shumë shpejt.

“Ekipi rus ka punën që unë e dua”, tha Anderson për ekipin e parë pjesë e tetë ekipeve, me të cilin Kosova është planifikuar të përballet  në Prill.

“Rusia është një vend me një program të dedikuar për të krijuar Sportistë olimpikë. Ata merren me lojën e Karlingut, udhëtojnë për lojën e Karlingut dhe ndjehen mirë me lojën e Karlingut.”

Tek i rrëshqiste gurët në akull ndërkohë mësohej të ecte, Anderson, së bashku me Zenelin, si të vetëm, i kanë gjetur lojtarët, i kanë stërvitur dhe zhvilluar ekipin në Kosovë.

Por i vendosur për t’u larguar një ditë nga Kosova, ai është i shqetësuar se pa financimin, infrastrukturën dhe mbështetjen, komuniteti i sapoformuar i Karlingut kosovar do të shkapërderdhet.

Vlera e lojës së Karlingut nuk qëndron në aftësinë e saj për të fituar medalje të Kosovës, tha Andersen. Ai e sheh përfshirjen e tij si sport dhe komunitetet që mund të ndërtojnë si më të rëndësishme.

“Loja e karlingut është unike, ashtu siç është për të gjitha moshat; Unë kam luajtur edhe kundër njerëzve tetëdhjetë vjeçarë”, tha ai. “Është një sport që është i hapur për të gjithë.”

Ndërsa mosha minimale për të luajtur në ligën e seniorëve në futbollin ndërkombëtar është 18 vjeç, mosha minimale për të konkurruar në lojën e Karlingut për seniorë është mbi 50 vjeç dhe  falë aftësisë nuk ka pengesa për ta luajtur këtë lojë me shkop paterice apo edhe në karrocë.

Por objekti më i afërt i stërvitjes është më shumë se 1.000 kilometra larg, në Sllovaki. Kjo do të thotë se ekipi i Karlingut stërvitet në një fushë të vërtetë patinazhi vetëm dy ose tre herë brenda vitit.

“Do të jetë e pamundur të kemi një fushë patinazhi të vërtetë në Kosovë në një të ardhme të afërt. Kjo është me të vërtetë një gjë e keqe; vetëm rruga dhe stërvitjet na marrin shumë kohë duke kaluar nëpër të gjithë procesin e udhëtimeve me aeroplan dhe vizave “, tha Zeneli.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Kosovës po jep para në zhvillimin e sportit në Kosovë.

Por pa medaljet, brohoritjet apo sportistët e famshëm për të promovuar dhe miratuar sportet e vogla alternative, aktivitetet sportive si Karlingu mbeten prapa.

Shanset e ekipit të Kosovës për ti kryer stërvitjet e tyre dikund tjetër përveçse në një fushë plastike patinazhi me rrota, janë të barabarta me zero.

Zeneli e krahason udhëtimin e tyre me ekipin e famshëm imagjinar të sportit të Bobslejit (një sport dimri me sajë) në vitet 1990, nga filmi Cool Runnings.

Ngjashmëritë mes tyre janë vërtet të habitshme. Përkundër mungesës së fushës së akullit dhe pa mbështetjen e qeverisë, ekipi kosovar i Karlingut ende synon suksesin në nivelet më të larta të konkurrencës në botë.

Pa mbështetjen që ata po kërkojnë për t’i ndihmuar në stërvitje, historia e tyre ka gjasa të mos ketë të njëjtin fund të lumtur ashtu si në film.

“E vetmja pajisje që ne kemi në Kosovë është për të luajtur Karling jashtë në hapësirë – një fushë plastike e një madhësie sa një e treta e madhësisë së një fushe normale patinazhi; që zakonisht përdoret vetëm për të demonstruar konceptin e Karlingut”, vuri në dukje Andersen.

Peter Anderson

Me financim adekuat, ekipi do të ndihmonte zhvillimin e Karlingut si një sport i ri, duke udhëtuar nëpër shkolla në Kosovë për t’i familjarizuar  nxënësit me lojën e Karlingut dhe për të inkurajuar ata që përfshijnë këtë lojë në kurrikulën e lëndës së edukimit fizik.

“Ky është qëllimi, për të rritur ndërgjegjësimin sa të jetë e mundur. Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë donacione, kështu që ne mund të arrijmë atje dhe gjithashtu ndoshta disa fëmijë do të dëgjojnë për këtë lojë dhe ndoshta do të dëshirojnë ta provojnë atë,” tha Zeneli.

Buxheti për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve vlerësohet të jetë 41 milionë euro për 2019. Kjo është një rritje prej 6 milion euro krahasuar me vitin 2018.

Në vitet e fundit, rreth 50 për qind e këtij buxheti janë ndarë vetëm për sportin.

Nëntë milionë euro të buxhetit ndahen për subvencione dhe transfere, të cilat kryesisht mbulojnë kostot e federatave sportive të Kosovës. Rreth 25.5 milionë euro janë ndarë për investime kapitale, që zakonisht janë ndërtimi i qendrave rekreative, sallave sportive dhe objekteve të tjera që lidhen me sportin.

Viti 2016 ishte një vit i rëndësishëm për sportin e Kosovës, kur vendi iu bashkua Federatave Evropiane dhe botërore të futbollit, UEFA dhe FIFA. Kosova tani është pjesë e më shumë se 25 federatave ndërkombëtare sportive.

Në shkurt, Ministri i Sportit nënshkroi dy rregullore që finalizuan strukturën e financimit të federatave sportive të Kosovës. Këto rregullore i ndajnë sportet në katër kategori financimi, duke filluar nga A në D.

Sportet në kategorinë A kanë 3,400 ose 2,000 euro për “pikë”, varësisht nga fakti nëse ato janë sporte kolektive ose individuale. Sportet në kategorinë B marrin 1,600 euro për pikë, ndërsa ato në C marrin 1,200 euro dhe ato në D, 800 euro për pikë.

Ministri tha se shuma e financimit të dhënë nëpërmjet këtij sistemi me pikë bazohet në meritat e tyre.

“Të gjitha këto rritje që kanë ndodhur për vitin 2019 … kanë një objektiv të vetëm, që Kosova të jetë sa më e pranueshme në arenën ndërkombëtare, të marrë sa më shumë që të jetë e mundur çmime dhe shpërblime, si dhe të mbështesë fuqishëm të gjithë sportistët tanë në përgatitjet për Lojërat Olimpike Tokio 2020,” tha ministri në ditën kur po bëhej nënshkrimi i rregulloreve.

“Duke pasur parasysh se sportistët kosovarë kanë fituar rreth 100 medalje në vitin 2018, dhe duke pasur parasysh këtë sukses të madh sportiv, ne kemi vendosur të rrisim buxhetin për federatat sportive për 100 për qind,” shtoi ai.

Ndërkohë, kur ministria që ka bllokuar fondet e mundshme për ekipin e Karlingut, ndërlidhja e saj me Komitetin Olimpik të Kosovës ka rezultuar gjithashtu në pengesa të rëndësishme për zhvillimin e saj.

Federata e Karlingut e Kosovës u themelua nga presidenti i tanishëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, kur Kosova po përpiqej të bëhej anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, IOC, në mënyrë që sportistët e saj të mund të konkurronin në Lojërat Olimpike.

Por, sipas Zenelit dhe Andersenit, Komiteti nuk kishte ndërmend të zhvillonte Karlingun në kohën kur themeloi krijoi federatën.

“Ata themeluan Federatën e Karlingut … vetëm për të marrë një njohje më shumë nga një instancë sportive ndërkombëtare, për të zgjeruar aplikimin e tyre në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, KON. Në fakt, ishte më tepër një teknikalitet në atë kohë”, tha Zeneli.

KON-i zyrtarisht e njohu Komitetin Olimpik të Kosovës në vitin 2014 dhe Kosova u bë shtet anëtar zyrtar pas Lojërave Olimpike të vitit 2016 në Brazil, kur atletja e xhudos së Kosovës Majlinda Kelmendi fitoi një medalje të Artë.

Federata Botërore e Karlingut e ka pranuar Kosovën si shtet anëtar në vitin 2012, por vetëm si anëtar i përkohshëm.

Kjo i ka dhënë asaj qasje në fondet e ndihmës për zhvillim, por pengesat për pjesëmarrjen e saj të plotë në këtë sport dhe qasjen në fonde më të mëdha nga jashtë, akoma pritet të bëhet.

Para se të bëhet anëtare e plotë, Kosova duhet të marrë pjesë në dy gara ndërkombëtare dhe ka nevojë që të paktën tre klube në dy rajone të ndryshme në Kosovë të njihen si një Federatë që mund të përfitojë fonde në Kosovë.

“Situata ligjore e Federatës së Karlingut të Kosovës përballet me shumë probleme financiare. Ne kemi disa njerëz dhe biznesmenë të cilët janë të gatshëm të na mbështesin, por mungesa e statusit të vërtetë të federatës së Karlingut do të thotë se ata nuk mund të bëjnë asgjë në këtë drejtim”, tha Zeneli.

“Ata do të duhet të nënshkruajnë një kontratë, dhe pasi që ne jemi pjesë e Komitetit Olimpik të Kosovës, ne nuk mund të bëjmë asgjë; ne madje nuk mund të kemi as llogarinë tonë bankare,” vazhdoi ai.

“Nuk ka asnjë garanci se paratë e sponsorimit do të shkojnë në Federatën e Karlingut nëse ai sponzorizim shkon në llogarinë bankare të Komitetit Olimpik të Kosovës”, shtoi ai.

Megjithatë, kjo nuk e ka penguar suksesin në disa sporte alternative në Kosovë, duke përfshirë minigolfin, karatenë, paraglajdingun, gjuajtjen me hark dhe mundjen. Të gjitha këto kategori sportesh kanë përfituar fonde të rëndësishme publike për vitin 2019.

Zeneli dhe Anderson, ndërkohë, mbeten të pakrahasueshëm kur bëhet fjalë për Karlingun. Ata synimet e tyre të larta, pasi, pak nga pak, ata kanë shtruar rrugën e tyre drejt suksesit.

“Nëse ndërgjegjësohemi për këtë sport dhe arrijmë t’i përfshijmë edhe nxënësit në lojën e Karlingut, sapo të kthehemi nga kupa e botës, mund të presim më shumë mbështetje nga më shumë institucione dhe nga njerëzit në përgjithësi”, tha Andersen.

“Ne do të kërkojmë ndihmë nga këto institucione për të krijuar një lloj godinë gjysmë-profesionale në mënyrë që të fillojmë së rrokullisuri gurët”, përfundoi ai.

Për të mbështetur ekipin e karlingut të Kosovës, ndiqni linkun e faqes për mbledhjen e fondeve.