kopshtari i madh

Për Milton

mediton darkave kopshtari
mbjell fjalë në dhe
varros fjalë nën dhe
fjalë të vrara, fillimisht i godet
i lidh më pas pa frikë
mëshirë kurrë nuk ndjen për to,
qajnë gërryejnë yshtin mallkojnë
-fjalë janë-
shurdhohen.
gjaku fiton.
nuk është kopshtari im ky.

mbjell vdekje.
më ndjell vdekje.
bëhem vdekje.

Perktheu: Elvis Bramo