Konkurs për “Artistët e së Nesërmes”

Galeria Kombëtare e Kosovës ka hapur konkurs për dhënien e çmimit “Artistët e së Nesërmes” për vitin 2013. Konkursi do të jetë i hapur deri më 1 maj. Kurse, fituesi i çmimit do të shpërblehet me një qëndrim prej 6 javësh në New York të ShBA-së.

Galeria Kombëtare e Kosovës ka njoftuar se të drejtë konkurrimi kanë krijuesit nga fusha e pikturës, skulpturës, grafikës, instilacionit, fotografisë, videos dhe performancës, nën moshën 35-vjeçare.

Finalistët e “Çmimit Artistët e së Nesërmes” do të ekspozohen në GKK, ndërsa një juri ndërkombëtare do të shqyrtojë propozimet, do të intervistojë artistët dhe do të shpallë fituesin. Fituesi i çmimit 2013 do të shpërblehet me një qëndrim 6-javor në New York, ShBA, ku do të ketë mundësi të ndërtojë një rrjet kontaktesh që do ta ndihmojnë në karrierë.
 
Çmimi “Artistët e së Nesërmes” organizohet nga Galeria Kombëtare e Kosovës në bashkëpunim me Fondacionin për Shoqëri Civile nga New Yorku. Në programin, i cili ka nisur në vitin 1991 në Çekosllovakinë e atëhershme, janë të përfshira edhe dhjetë shtete të tjera.

Në Kosovë, programi është hapur në vitin 2002 dhe është konkursi i vetëm i këtij lloji i cili i afirmon artistët e rinj herët në karrierën e tyre dhe iu jep mundësinë që të fitojnë një rezidencë gjashtë javëshe në Studio Ndërkombëtare dhe Programi Kuratorial në New York, ku ata njihen me skenën e artit bashkëkohor të New Yorkut dhe çka ajo ofron.
 
Kandidatët duhet të dorëzojnë në Galerinë Kombëtare të Kosovës formularin e plotësuar i cili merret në GKK , portofolio  me  përmbledhjen e punimeve të realizuara dhe biografinë personale deri më 1 maj.

Finalistët do të punojnë me kuratorin e ekspozitës në realizimin e punëve për ekspozitën finale, e cila do të hapet në tetor të këtij viti.

ETIKETA

06 Mars 2013 - 15:52

Donjetë Hoxha 06/03/2013 - 15:52
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight

Konkurs për "Artistët e së Nesërmes"

by Gazeta JNK
NA NDIQNI

Send this to a friend