REL/ Pamje nga Mitrovica e Veriut, foto nga arkivi.

Komunat e Veriut e qojnë buxhetin në rroga e mëditje

Me draft-buxhetin për vitin 2019, mbi gjysmë milionë euro më pak investime kapitale do të ketë në komunat veriore. Por, mbi 736 mijë euro do të kenë këto komuna më shumë për paga dhe mëditje.

Katër komunat me shumicë serbe për vitin që vjen do të kenë në dispozicion një buxhet prej 15 milionë 775 mijë e 790  euro.

Rreth 56.5 për qind e këtij buxheti apo mbi 8 milionë e 895 mijë e 204 euro do të shpenzohet për paga dhe mëditje, ndërsa rreth 29.1 për qind do të shpenzohen për investime kapitale apo 4 milionë e 590 mijë e 210 euro.

Rreth 1 milionë e 562 mijë e 412 euro do të shpenzohen për mallra dhe shërbime. Me përqindje të vogël prej 2.5 për qind apo 387 mijë e 300 euro do të shpenzohen për subvencione dhe transfere.

Ndërsa për shpenzime komunale do të shpenzohen 320 mijë e 664.

Në raport me buxhetin e një viti më parë, në 2019 këto katër komuna në llogaritë e tyre do t’i kenë në dispozicion 243 mijë e 137 euro më tepër.

Sipas draft-buxhetit, numri i të punësuarve në katër komunat veriore që marrin pagë nga buxheti i Kosovës është 2 mijë e 149 të punësuar. Ky numër pritet të rritet për 39 persona më shumë apo 2 mijë e 188 të punësuar

Komunat
2018
2019
2018/2019
Leposaviq, Mitrovice Veriore, Zubin Potok, Zveçan
      15,512,653  €
      15,755,790  €
%
Pagat dhe Mëditjet
        8,158,582  €
        8,895,204  €
9.0%
Mallra dhe Shërbimet
        1,575,949  €
        1,562,412  €
-0.9%
Shpenzimet komunale
            251,989  €
            320,664  €
27.3%
Subvencionet dhe Transferet
            383,040  €
            387,300  €
1.1%
Shpenzime Kapitale
        5,143,093  €
        4,590,210  €
-10.8%

 

Leposaviq

Komuna e Leposaviqit do të ketë një buxhet prej 4 milionë e 642 mijë e 73 euro për vitin 2019-të që paraqet një rritje të buxhetit të kësaj komune për 1.4 për qind në raport me 2018-ën. Shprehur në vlerë parashihet një rritje prej 65 mijë e 247 euro.

Nga buxheti i 2019-të, më shumë se gjysma e këtyre mjeteve apo 50.3 do të shkojnë në pagat dhe mëditjet. Tek kjo kategori kemi një rritje për 52 mijë e 519 euro më shumë se sa viti paraprak. Mjete më tepër për 106 mijë e 61 euro do të ketë edhe tek kategoria për mallrat dhe shërbimet të cilat marrin pjesë në buxhetin e përgjithshëm me 8.7 për qind në buxhet, rreth 27 euro më tepër do të shpenzohen për subvencione dhe transferet të cilat marrin pjesë në buxhetin e përgjithshëm me 1.5 për qind. Në anën tjetër kemi rënie të parashikimit të buxhetit tek shpenzimet kapitale  prej 93 mijë e 360 euro më pak, të cilat shpenzojnë rreth 38.1 për qind.

Komuna
2018
2019
2018/2019
Leposaviq
   4,576,826  €
   4,642,073  €
%
Pagat dhe Mëditjet
   2,282,685  €
   2,335,204  €
2.3%
Mallrat dhe Shërbimet
       299,167  €
       405,228  €
35.5%
Shpenzimet Komunale
         64,000  €
         64,000  €
0.0%
Subvencionet dhe Transferet
         69,973  €
         70,000  €
0.0%
Shpenzimet Kapitale
   1,861,001  €
   1,767,641  €
-5.0%

 

Sipas këtij projekt-buxheti, numri i të punësuarve në Komunën e Leposaviqit numëron 555 persona, përderisa ku numër parashikohet të rritet për 7 persona.

Mitrovica Veriore

Mitrovica Veriore do të ketë një buxhet prej 6 milionë e 42 mijë e 381 euro për vitin që vjen. Ky buxhet është më i ulët për 0.2 për qind apo 10 mijë e 338 euro më pak se në vitin 2018-të. Rreth 57.8 për qind e buxhetit të përgjithshëm do të shpenzohet për pagat dhe mëditje. Kësaj kategorie u janë shtuar 224 mijë e 740 euro më shumë, me pjesëmarrje rreth 10 për qind kontribuojnë shpenzimet për mallra dhe shërbimet ku në këtë kategori kemi zvogëlim të buxhetit për 2019-ën për 209 mijë e 662 euro. Në anën tjetër kemi një rritje të buxhetit për 103.3 për qind në raport me një vit më parë apo 58 mijë e 779 euro më tepër.

Kjo kategori i e shpenzimeve merr pjesë me 1.9 për qind në buxhetin e përgjithshëm.

Shpenzimet kapitale të cilat marrin hiq më pak se 27.8 për qind të buxhetit të përgjithshëm të komunës, pësojnë rënie në vitin që vjen. Sipas këtij draft-buxheti do të kemi një rënie për 84 mijë e 195 euro më pak.

Komuna
2018
2019
2018/2019
Mitrovice e Veriore
   6,052,719  €
   6,042,381  €
%
Pagat dhe Meditjet
   3,265,260  €
   3,490,000  €
6.9%
Mallra dhe Sherbimet
       811,084  €
       601,422  €
-25.8%
Shpenzimet komunale
         56,927  €
       115,706  €
103.3%
Subvencione dhe Trasnferet
       156,196  €
       156,196  €
0.0%
Shpenzime Kapitale
   1,763,252  €
   1,679,057  €
-4.8%

Numri i të punësuarve në Komunën e Mitrovicës Veriore aktualisht numëron 833 të punësuar, por ky numër parashihet të rritet edhe për 17 të punësuar më tepër në viti që vjen. Në 2019-të numri i të punësuarve do të shkojë në 850. (info-grafikë)

Zubin Potok

Buxheti i Komunës së Zubin Potokut për vitin që vjen do të jetë 2 milionë e 569 mijë e 693 euro. Ky buxhet paraqet një rritje prej 2.6 për qind më shumë në krahasim me një vit më parë. Shpenzimet për paga dhe mëditje do të jenë më të larta për 296 mijë e 798 euro me një pjesëmarrje në buxhetin e përgjithshëm të komunës me 60.3 për qind. Për 22 mijë e 924 euro më tepër buxhet do të ketë më shumë për mallrat dhe shërbimet të cilat shpenzojnë 11 për qind të buxhetit të përgjithshëm dhe 3 mijë e 896 euro më tepër do të jenë në dispozicione për shpenzime komunale.

Për subvencione dhe transfere nuk janë parashikuar më shumë buxhet se një vit më parë, në anën tjetër kemi zvogëlim të buxhetit për 257 mijë e 500 euro për shpenzime kapitale.

Komuna
2018
2019
2018/2019
Zubin Potok
        2,503,575  €
        2,569,693  €
%
Pagat dhe Meditjet
        1,253,202  €
        1,550,000  €
23.7%
Mallra dhe Sherbimet
            258,555  €
            281,479  €
8.9%
Shpenzimet komunale
              67,062  €
              70,958  €
5.8%
Subvencione dhe Trasnferet
              91,104  €
              91,104  €
0.0%
Shpenzime Kapitale
            833,652  €
            576,152  €
-30.9%

Numri i të punësuarve ekzistues në vitin 2018-të është 410 të punësuar përderisa ky numër pritet të jetë më lartë për 5 persona më shumë apo 415 persona (info-grafikë).

Zveçan

Komuna e Zveçanit do të ketë një buxhet prej 2 milionë ë 501 mijë e 643 euro. Ky buxhet është më i lartë në raport me buxhetin e një viti më parë për 5.1 për qind. Sipas projekt buxheti, Komuna e Zveçanit në arkën e vet do t’i ketë 122 mijë e 110 euro më tepër.

Komuna
2018
2019
2018/2019
Zveçan
2,379,533
2,501,643
%
Pagat dhe Mëditjet
1,357,435
1,520,000
12.0%
Mallra dhe Shërbimet
207,143
274,283
32.4%
Shpenzimet komunale
64,000
70,000
9.4%
Subvencione dhe Trasnferet
65,767
70,000
6.4%
Shpenzime Kapitale
685,188
567,360
-17.2%

Rritje të buxhetit për 162 mijë e 565 euro do të shkojnë për paga dhe mëditje, të cilat shpenzojnë rreth 60.8 për qind buxhetit të komunës. Prej tyre 67 mijë e 140 euro më tepër do të jenë në llogari të shpenzimeve për mallra dhe shërbime të cilat shpenzojnë rreth 11 për qind të buxhetit dhe 6 mijë euro shtesë për shpenzime komunale. 4 mijë e 233 euro për subvencione dhe transfere do të jenë shtesë në buxhetit e përgjithshëm të komunës, këto dy kategori shpenzojnë nga 2.8 për qind të buxhetit.

Në anën tjetër kemi një zvogëlim buxheti për shpenzime kapitale për 117 mijë e 828 euro.

Gazeta Jeta në Kosovë kishte shkruar në shtator të vitit të kaluar se si Qytetarët e katër komunave veriore nuk e paguajnë tatimin në pronë.

Auditori kishte gjetur se katër komunat veriore, Mitrovica Veriore, Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Zveçani nuk e zbatojnë Ligjin për Tatimin në Pronë dhe atë për lejet e Ndërtimit.

Vjedhja Institucionale Tatimore në Veri

 

Javën e kaluar në Qeverinë e Kosovës u mor vendim që të gjitha pronat e AKP-së në Mitrovicë të Veriut t’i kalojnë në pronësi komunës për interesa të saj.

Përveç kësaj komune, Qeveria kishte marrë vendim për pronat e AKP-së edhe për 2 komuna serbe që ndodhen në pjesën tjetër të Kosovës. Bëhet fjalë për Ranillugun dhe Kllokotin.